Connect with Us

Nga shampanja tek shtëpia luksoze/ Zaimina i bën urimin e veçantë bashkëshortit

Aktualitet

Nga shampanja tek shtëpia luksoze/ Zaimina i bën urimin e veçantë bashkëshortit

Publikuar

-

Zaimina ka treguar sot se di si të kujdeset për bashkëshortin e saj. Ditën e sotme partneri i saj Klodi feston ditëlindjen dhe ajo ka publikuar një foto ku shfaqet nga pishina me një shishe shampanjë në dorë, ndërsa Klodi i troket gotën për të bërë “Gëzuar!”

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Zaimina.

Panorama perfekte e perëndimit e bën edhe më tepër romantike këtë foto që besohet se është realizuar në vilën e tyre.

 

Aktualitet

“Nuk humbas kohën time të vyer”/ Eni Koçi lë pa fjalë komentuesen

Publikuar

-

Këngëtarja Eni Koçi është cilësuar shpesh si një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar.

Ditën e djeshme, Eni ka publikuar foto nga dasma e kunatit të saj dhe sigurisht që nuk kanë munguar komentet e shumta nga ndjekësit. Një nga komentet që mori vëmendjen e këngëtares, e cila replikoi me ndjekësen ishte:

“Nuk e kuptoj… juve ‘vipave’ duhet patjetër të ju thuash se jeni te bukur???”- shkruan ndjekësja në profilin e Eni Koçit.

“Kush e ka thënë këtë gjë? Absolutisht që jo, por dhe njerëz që shkruajnë plot urrejtje jam e bindur që as ne “Vip-at” e as ndokush tjetër nuk i konsideron normal nga ana psikologjike. Kur dikush nuk të pëlqen thjesht nuk e ndjek, të pakten unë kështu veproj. Kur nuk më pëlqen dikush thjesht nuk merrem me të. Ta ndjekesh në instagram, ta fyesh dhe të humbësh kohën tënde të vyer me nje person qoftë i famshëm apo jo, do të thot që ky individ nuk ka asnjë punë më të mirë për të bërë në jetën e tij, por thjesht për dështimet në jetën e tij i ka faj e gjithë bota. Dhe une nuk mendoj që njerëzit klasifikohen në njerëz te bukur” dhe “njerëz të shëmtuar”- i përgjigjet Eni Koçi ndjekëses.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

FSHF bën njoftimin e rëndësishëm, kërkon të shesë emrin e stadiumit të ri

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar.

FSHF sqaron se e drejta për të qenë sponsor në impiantin modern që është duke u ndërtuar në kryeqytet përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.

Çmimi dysheme i vendosur nga FSHF është 600 mijë euro në vit, teksa çdo kompani duhet të përmbushë disa kritere bazë.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit
Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar
Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Jetë të gjatë gjoksit të madh”/ Enca iu përgjigjet kritikave për ekspozimin e linjave

Publikuar

-

Enca është një nga vajzat më të komentuara të shtypit rozë. Shpesh herë ajo poston foto e video teksa ekspozon format e saj.

Së fundi Enca ka publikuar klipin e saj më të ri “Jealous”, ku mbizotërojnë vajzat seksi dhe festa të çmendura.

Kënëgtarja ka publikuar një video, teks akëndon një nga fragmentet e kënëgs më të re.

Ndërkohë që fansat kanë nisur menjëherë me komentet.

Njëra prej tyre i shkruan: “O Enca, do të bëj një pyetje. Pse në çdo video tënden e nxjerr gjoksin? Mos ma merr për keq, ti më pëlqen shumë por atë pyetje dua ta di.”- i shkruan fansja të cilës Enca ja ka kthyer:

“Le te themi qe gjoksi nuk eshte si qenushi qe e nxjerrim nga shpia kur te duam .Ne vajzat me gjoks te madh e kemi aty gjithe kohen dhe duam sduam bie gjithmone ne sy! Gjithashtu kjo ishte pjese e nje klipi ku xhiruam NE PLAZH me bikini. Une kam veshur fustan. Edhe nese do vishja dicka te mbyllur gjoksi im serish do te binte ne sy. Jete te gjate gjoksit te madh !”- është përgjigjur këngëtarja, e cila e ka postuar këtë koment edhe në Instastoryn e saj.

 

LEXO TE PLOTE