Connect with Us

Mungesa e marketingut të qytetit në vendet e huaja/ Mezini: Turizmi dhe biznesi i cënuar

Aktualitet

Mungesa e marketingut të qytetit në vendet e huaja/ Mezini: Turizmi dhe biznesi i cënuar

Publikuar

-

“Megjithese jemi ne mesin e muajt qershor, ku ne nje situate krejt normale Vlora do te ishte e tejmbushur me turiste, tashme.realiteti eshte krejte ndryshe. Ne vlore jo vetem turiste te huaj qe nuk ka me por jane larguar dhe pushuesit vendas si dhe pushuesit nga vendet fqinje etj.Ky sezon i ri turistik duhet te kishte filluar qe heret por mesa duket Vlora nuk eshte gati per te perballuar sic duhet sezonin turistik” – keshtu eshte shprehur Kandidatja e Bindjes Demokratike per bashkine e Vlore, Valbona Mezini, e cila zhvilloi nje inspektim ne disa prej plazheve publike dhe private te qytetit ndersa tha se vuri re mungesen e theksuar te turisteve.

“Plazhet jane bosh, shezllonat dhe cadrat jane vendosur tashme por ska turiste” – tha Mezini. Ne takimet qe Mezini pati me disa prej pronareve te bizneseve te cilat kane marre nje hapsire publike per ta shfrytezuar per plazh sipas Mezinit u evdentuan disa problematika.

LEXO EDHE:  Anti-informaliteti/ Tatimet bllokojnë dy biznese në Vlorë

“Mungesa e turisteve ,mungesa e krahut dhe stafit te punes te kualifikuar dhe mbi te gjitha themelore mbetet mungesa e marketingut, reklamimit qe i behet qytetit ne vendet e huaja” – tha Mezini, -“reklamim ky i munguar i cili ka cenuar turizmin dhe biznesin ne vend dhe nuk ka.sjelle turistet qe priteshin ne qytet” – tha kandidatja Mezini nder te tjera.

Sipas kandidates Mezini ne uljen e fluksit te turisteve kane ndikuar dhe protestat e opozites. Mezini sezonin turistet nga vezhgimet qe zhvilloi e shikon teper skeptik.

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

LEXO EDHE:  Anti-informaliteti/ Tatimet bllokojnë dy biznese në Vlorë

LEXO EDHE:  Anti-informaliteti/ Tatimet bllokojnë dy biznese në Vlorë

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

Nga

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

LEXO EDHE:  Anti-informaliteti/ Tatimet bllokojnë dy biznese në Vlorë

LEXO EDHE:  Anti-informaliteti/ Tatimet bllokojnë dy biznese në Vlorë

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE