E kërkonin shumë ekipe të mëdha/ Ai rinovon me Ajaxin – CNA
Connect with us

Aktualitet

E kërkonin shumë ekipe të mëdha/ Ai rinovon me Ajaxin

Publikuar

-

Ajaxi blindon trajnerin Erik ten Hag me një kontratë të re. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, 49-vjeçari do të qëndrojë në krye të “harkëtarëve” deri në vitin 2020, ndërsa kontrata e vjetër i skadonte në fund të sezonit të ardhshëm.

Në këtë detyrë që nga 1 janari i vitit të kaluar, Ten Hag e mbylli sezonin duke fituar kampionatin dhe Kupën në Holandë, ndërsa në Champions preku gjysmëfinalet, ku ekipi nga Amsterdami u eliminua nga Tottenhami pas një humbjeje dramatike 2-3 në sekondat e fundit të shtesës.

Ten Hag duhet të tregojë se suksesi i arritur gjatë sezonit që sapo u mbyll nuk ishte i rastësishëm dhe se pavarësisht largimeve të disa lojtarëve cilësorë Ajaksi sërish mbetet forcë e parë Holandë dhe për t’u respektuar në Europë.

Kujtojmë se për trajnerin holandez kishin treguar interes edhe disa ekipe të mëdha.

Aktualitet

Ish-ministrja franceze: Ballkani nuk është gati të hyjë në BE

Publikuar

-

By

Ish-ministrja franceze për çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau, tashmë deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sikurse BE-ja që nuk është e gatshme të mirëpresë këto vende, raporton France Press.

“Është e domosdoshme që Evropa të bëjë shumë më tepër ndaj vendeve të Ballkanit. Kjo nuk do të thotë se vendet e Ballkanit mund të anëtarësohen nesër në BE. Këto vende nuk janë aspak të gatshme për anëtarësim, dhe ne nuk jemi gati t’i presim”, tha Nathalie Loiseau.

Ajo tha gjithashtu se nuk pajtohet me integrimin e menjëhershëm, por për një “partneritet të afërt në nivel ekonomik por edhe politik, në mënyrë që të shmangen tensionet”.

Duke folur për raportet ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit, ish-ministrja franceze tha se nga këndvështrimi diplomatik, “ekzistojnë gjëra që BE-ja nuk i ka bërë mjaftueshëm në Balkan, rajon i cili në aspektin gjeografik, historik dhe kulturor është në zemër të Evropës”.

Jo vetëm ish-ministrja franceze, por edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron është ndër kundërshtarët më të mëdhenj të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kohë më parë ai ka thënë se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella./REL

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sot të gjithë me sytë nga qielli/ Çfarë do të ndodhë gjatë mesnatës?

Publikuar

-

Sot do të jetë një natë e veçantë për adhuruesit e eklipseve. Eklipsi i Hënës pritet të ndodhë në orën 22:00 i cili do të jetë tërësisht i dukshëm në të gjithë Italinë.

Ndërsa momenti më i rëndësishëm konsiderohet ora 23:30, momenti kur Hëna do të errësohet tërësisht nga hija e Tokës dhe do te zgjase deri në orën 2 të mëngjesit.

Edhe pse bëhet fjalë për një eklips të pjesshëm Hëna gjithsesi do të duket kuqe. Fenomeni mund të shihet me sy të lirë pa patur nevojën e syzeve të veçanta.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Koncesioni korruptiv i qeverisë”/ Reagon Ministria e Financave

Publikuar

-

By

Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkulloi një ditë më parë në media, për një kontratë koncesionare të “Shërbimit të kontrollit ligjor të instrumeteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”.

Denoncimi u bë nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, sipas të cilit qeveria ka dhënë me koncesion PPP kontrollin e pompave të naftës një subjekti privat, duke bërë që subjekti në fjalë të përfitojë minimalisht 100 milionë euro nëse tarifat e kontrollit do jenë të njëjta.

Por, Ministria e Financave sqaron se “koncensionari do të aplikojë të njejtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi.”.

Më tej, në deklaratë thuhet se draftkontrata përmban dispozita të cilat përveç elementëve të tjerë të domosdoshëm për normimin e ofrimit të shërbimit, përcaktojnë edhe rregulla në funksion të ruajtjes të standardeve të cilësisë së kontrollit si dhe të ritjes së masave mbrojtëse në interes të konsumatorit.

Po sipas Ministrisë së Financave, drafkontrata sanksionon zbatimin me rigorozitet të legjislacionit fiskal duke sjellë eliminimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

“Referuar dispozitave të draftkontratës, MFE në rolin e autoritetit kontraktues rezervon të drejtën për prishjen e menjëhershme dhe pa pasoja të kontratës në rast të konstatimit të shkeljeve nga koncesionari gjatë kryerjes së shërbimit.

Kjo përbën një instrument të rëndësishëm ligjor i cili i jep mundësinë MFE që në rast mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale nga koncensionari, të evidentuar nga misionet e kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm dhe permanent për një periudhë kohore në çdo rast jo më të gjatë se 12 mujore, i jep të drejtën MFE për anulimin dhe zgjidhjen e menjëhershme pa pasoja të kontratës.”-thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Financave:

Në interes të informimit sa më transparent të publikut sqarojmë:

  1. Lidhur me procedurën:
  • Procedura e nisur për dhënien me koncension të shërbimit “Shërbimi i kontrollit ligjor të instrumeteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm” në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 365 datë 20.06.2018 “Për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarës të karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe miratimin e bonusit në procedurën konkurrues që i jepet shoqërisë”,  pas pezullimit për shkak të shqyrtimit të ankimit nga njëra nga palët e interesuara, u vu në lëvizje dhe vijoi nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) me cilësinë e Autoritetit Kontraktor, në zbatim të vendimit të marrë nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) nr.77/2019 datë 07.02.2019, dhe në përputhje të plotë me legjislacionin për koncesionet dhe partneritetin publik privat.
  • Përsa i përket shqyrtimit gjyqësor të çështjes mbi bazën e kërkesëpadisë së paraqitur nga subjekti i interesuar kundër vendimit të KPP, ai gjithashtu po ndiqet nga strukturat e MFE dhe Komisionit të Prokurimit Publik dhe efektet e vendimeve sipas shkallëve të gjykimit tij po zbatohen dhe do të zbatohen rigorozisht në përputhje me fuqinë dhe formën e akteve përfundimtare të gjykatës kompetente. Aktualisht, disponohet vetëm vendimi i gjykatës së shkallës së parë administrative Tiranë, i cili referuar fuqisë zbatuese të tij nuk është një vendim përfundimtar i formës së prerë. Çështja është adresuar apelimit në Gjykatën kompetente Administrative të Apelit, Tiranë.
  1. Lidhur me procesin e negocimit të kontratës midis MFE dhe subjektit fitues, koncensionarit (NOA Control” Sh.p.k:
  • MFE, ka vendosur kushte në draftkontratën e hartuar sipas procedurës, ku garanton mosndryshimin e tarifës së shërbimit, e cila përcaktohet dhe do të zbatohet sipas Udhëzim nr.2 datë 8.2.2013 “Tarifat dhe Pagesat e Sherbimeve” dhe do të mbetet e njëjtë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Kjo do të thotë që koncensionari do të aplikojë të njejtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi.
  • Në draftkontratë parashikohet mekanizmi i indeksimit të tarifës në varësi të ndryshimit të normës së inflacionit të publikuar nga INSTAT, i cili në çdo rast do të jetë i aplikueshëm vetëm mbi bazën e dakortësisë së MFE.
  • Draftkontrata përcakton në mënyrë të qartë dhe normon garantimin e cilësisëë dhe standarded e ofrimit të shërbimit nga koncesionari.
  • Instrumentet monitorues janë parashikuar të realizohen nëpërmjet raportimeve në kohë reale të shkeljeve të konstatuara në një sistem online të përpunimit të të dhënave si dhe do të raportohet periodikisht pranë ministrisë së financave dhe ekonomisë në bazë të raporteve 1-mujore, 3-mujore dhe vjetore.

Pra draftkontrata përmban dispozita të cilat përveç elementëve të tjerë të domosdoshëm për normimin e ofrimit të shërbimit, përcaktojnë edhe rregulla në funksion të ruajtjes të standardeve të cilësisë së kontrollit si dhe të ritjes së masave mbrojtëse në interes të konsumatorit.

  • Gjithashu, drafkontrata sanksionon zbatimin me rigorozitet të legjislacionit fiskal duke sjellë eliminimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
  • Referuar dispozitave të draftkontratës, MFE në rolin e autoritetit kontraktues rezervon të drejtën për prishjen e menjëhershme dhe pa pasoja të kontratës në rast të konstatimit të shkeljeve nga koncesionari gjatë kryerjes së shërbimit.

Kjo përbën një instrument të rëndësishëm ligjor i cili i jep mundësinë MFE që në rast mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale nga koncensionari, të evidentuar nga misionet e kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm dhe permanent për një periudhë kohore në çdo rast jo më të gjatë se 12 mujore, i jep të drejtën MFE për anulimin dhe zgjidhjen e menjëhershme pa pasoja të kontratës./ CNA.al

Dokumenti-Konçesionet PPP/ Zbulohet një tjetër aferë korruptive e qeverisë

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending