Deputeti Murrizi:”Janë soj langosh…”/ Kërcënohet me ekzekutim Arian Galdini – CNA
Connect with us

Aktualitet

Deputeti Murrizi:”Janë soj langosh…”/ Kërcënohet me ekzekutim Arian Galdini

Publikuar

-

arian galdini

Pas publikimit të një serie artikujsh kundër politikanëve të bashkuar në “Klubin e plaçkaxhinjve të majtë e të djathtë të politikës shqiptare”,autori i tyre, profesor-politikani Arian Galdini është kërcënuar, duke ju bërë e ditur se është i pari në listën e personave që janë planifikuar të ekzekutohen.

“Ishte një “Land Rover”, i bardhë, që më ndali tek këmbët, dhe dy “trimosha” dolën prej saj”,- tregon Galdini, nëpërmjet një mesazhi të postuar në faqen e tij në rrjetet sociale, ku përshkruan skenën e kërcënimit që ka përjetuar, ditën e sotme, ndërsa ishte duke dalë nga shtëpia e prindërve.

“Miq, vijon ai më tej:” Sapo kam përjetuar një nga ato situatat psikedelike, kur një makinë më ndal tek këmbët dhe dy “trimosha” trupmëdhenj dolën e më ndalën në rrugë.

Sapo kisha dalë nga shtëpia e prindërve të mij, ku lë çdo mëngjes Martinin.
Mes pallateve ku po ecja në këmbë, diku midis Xhamisë së Xhurajve dhe Oxhakut, më ndal para këmbëve kjo makina fuoristradë Land Rover i bardhë.

Dolën dy “trimoshat” dhe ia nisën të më shanin e kërcënonin.

Ndër të tjera më paralajmëruan se qenkërka bërë një listë ekzekutimesh dhe se emri im qenkërka ndër të parët në këtë listë.

Pasi më treguan edhe se ishin të armatosur, u larguan duke më sharë.

Tani, unë eci çdo ditë në këmbë. Çdo ditë.

Me sandalet e mia të preferuara.

Kurrë nuk e kam ndryshuar rrugëkalimin tim.

Jam çdo ditë në këmbë ose në autobus.

Ua thashë edhe atyre dy trimave e po ua them edhe dërguesve të tyre këtu publikisht.

Nuk kam ndërmend ta ndryshoj intenerarin dhe zakonin tim të përditshëm për asnjë arsye.

Nuk ka kërcënim e listë ekzekutimi që ma ndryshon mua ecjen në këmbë e me sandale.

Shumë shpejt, do të përpiqem tua jap përgjigjen edhe dërguesve por edhe kërcënuesve edhe shqip edhe anglisht.

Unë jam një ide.

Nuk jam i kêrcënueshëm.

Listat tuaja mbajini si pasqyrë të zezonës ku jeni zhytur.

Do vij tju takoj shpejt, në këmbë, me sandale, në zyrat tuaja, shqip dhe anglisht.

Një ide nuk kërcënohet dot.

Një ide nuk trembet dot.
Ideja ecën në këmbë.

Kaq për sot”,- shkruan në postimin e bërë Arian Galdini, kryetari i partisë së djathtë LDE, i njohur për opozitarizmin e tij konstruktiv, si ndaj politikanëve plaçkaxhinj të të majtës, ashtu dhe ndaj të ngjashmëve të tyre të të djathtës.

Ndërkohë në koment të ngjarjes ka reaguar dhe deputeti Myslim Murrizi, duke postuar tekstin e mëposhtëm:

“Keta jane soj langosh qe bejne si te forte e pastaj bejne servilin dhe spiunin ordiner duke treguar se nuk e kane nga vetja por i ka thene i madhi i tyre qe patjeter duhet te jete nje me funderrine se keta. Te moçmit kane thene: sherrit ne dere mos i trokit, por po te trokiti thuaj bujrum se dy duar kemi gjithsejcili dhe ato mender arme ti fusin ku te ndjehen me rehat se hekura ka plot sot ne treg”./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending