Connect with Us

Asnjë frikë, le të “përplasemi”!

Aktualitet

Asnjë frikë, le të “përplasemi”!

Publikuar

-

Nga Ilir Yzeiri

– Ngjarjet e fundit në vendin tonë na kanë nxjerrë para botës ashtu siç edhe jemi në të vërtetë. Për fat të keq, po shfaqemi si një vend i prapambetur, si një bashkësi njerëzish që nuk kanë respekt për atdheun e tyre dhe si një grumbull kaotik që përdhosin institucionet. Kampioni i këtij shkatërrimi të institucioneve dhe i degjenerimit institucional është Ilir Meta, ai që, në gjithë këta vjet tranzicion, ka shënuar rekorde kriminale dhe që është në ballë të të gjitha skandaleve që ka prodhuar ky vend pas rënies së diktaturës.

Njeriu që e nisi karrierën e tij me pantallona doku dhe që sot lundron në vila e në pallate, njeriu që krijoi një forcë politike e cila ka si frymëzim rjepjen e shtetit sot ka marrë flamurin e konfliktit shoqëror dhe i ka hedhur të gjitha palët në përplasje.

Në anën tjetër, opozita me Lulëzim Bashën, si figurë dhe me Berishën, si frymëzim, kanë ndërmarrë aksionin më të padëgjuar ndonjëherë, duke mobilizuar policët bashkiakë të qyteteve ku drejtojnë përfaqësues të PD-së e LSI-së dhe nëpunësit e këtyrë institucioneve, dhe të prirë nga ish-deputetët i hedhin ata në sulm për të djegur shkolla, materiale zgjedhore dhe gjithçka që ka të bëjë me procesin e votimit më 30 qershor.

Përgjimet e turpshme që opozita i tund si fatva dhe si blasfemi duke ulëritur mbi turrat e dokumenteve zgjedhore që digjen, të kujtojnë skenat e talebanëve dhe të fundamentalistëve që djegin tekste blasfemikë. Mungojnë vetëm flamujt amerikanë dhe ata europianë. Por edhe ata flamuj megjithëse nuk digjen në turrat e materialeve zgjedhore prej talebanëve të frymëzuar nga Meta, Berisha, Basha e Kryemadhi, me gjasë, janë aty, sepse në diskursin politik të këtyre luftënxitësve SHBA-ja dhe BE-ja, bashkë me OSBE-ODHIR-in, janë armiqtë e tyre më të egër. Nuk do të jetë e largët dita kur protestuesit e PD-LSI-së do të djegin bashkë me materialet zgjedhore edhe flamujt e këtyre vendeve, sepse dënimi që kanë marrë dhe do marrin prej tyre do të jetë shembullor.

Mirëpo situata e krijuar ka dhe një anë tjetër. Personalisht mendoj që nuk duhet të kemi asnjë frikë nga « përplasja » e nxitur prej atyre që përmenda më sipër. Partnerët tanë dhe miqtë tanë të vërtetë bëjnë shumë mirë që këtë radhë nuk marrin inisiativë që të na ulin për veshësh në tavolinë dhe të na pajtojnë. Sa herë që ka ndodhur kështu, ne jemi bërë më të ndyrë dhe i kemi përsëritur gabimet dhe fajet njëqind herë më keq. Pas tragjedisë së vitit 1997, të shkaktuar nga skemat piramidale që lulëzuan nënë qeverisjen e Berishës, ku humbën jetën mbi 3 mijë shqiptarë dhe ku u zhdukën mbi 1 miliard dollarë kursime të shqiptarëve, politikanët tanë nuk vunë mend.

Megjithëse erdhën «kaskat blu», megjithëse palët nënshkruan një marrëveshje pajtimi, nuk kaloi as një vit dhe pas vrasjes së pazbardhur mirë të Heroit të Demokracisë  Azem Hajdari, ndodhi përplasja e vitit 1998 dhe opozita e Berishës pushtoi kryeministrinë dhe RTSH-në.  Edhe pas kësaj tragjedie politikanët tanë nuk vunë mend por e rinisën veprimin politik edhe me më shumë urrejtje për kundërshtarin duke mbajtur ngritur skalionet e krimit. Erdhi 21 janari dhe në protesta vriten katër demonstrues. Ndodh Gërdeci, nga shpërthimi i të cilit vdesin mbi 20 vetë mes tyre gra e fëmijë dhe opozita e sotme që shkaktoi atë tragjedi përsëri nuk nxori asnjë mësim, përkundrazi. Për gjithë këto krime asnjë fajtor, asnjë i dënuar.

Qeveria e sotme nuk është pa faje, por është pa asnjë dyshim qeverisja më e mirë e të gjitha këtyre viteve tranzicion. Është e vërtetë se edhe ajo është përballur me skandale, por në ndryshim nga pararendësit e saj, ka reaguar dhe nuk ka ngurruar që ministrat e saj t’ia dorëzojë drejtësisë. Rasti i Sajmir Tahirit është shembullor. Vetëm për një përgjim dhe pa asnjë akuzë nga prokuroria e shtetit fqinj, ai, megjithatë, sot është para drejtësisë dhe i është nënshtruar gjykimit. Si mund të krahasohet ky standard me standardin e atyre që kanë mbi supe 3000 të vrarë në vitin 1997, 21 të vrarë në Gërdec, 4 të vrarë në Bulevard dhe mbi 250 million euro të vjedhura vetëm në një rrugë. Ndërsa reforma në drejtësi që e mbështeti dhe po e mbështet kjo qeveri dhe kryeministri Edi Rama, është nga ato vepra që hyn në histori.

Partnerët tanë të çmuar SHBA-ja dhe BE-ja bëjne mirë që këtë radhë nuk ndërhyjnë dhe nuk marrin përsipër të ngociojnë kaosin që po ndodh. Është mirë të mos kemi frikë dhe të përplasemi nëse vërtetë do të ndodhë ndonjë « përplasje ». Hera e fundit kur BE-ja në fillim dhe SHBA-ja më pas morën përsipër negociimin e krizës ishte para zgjedhjeve të vitit 2017, në kohën e të famshmes « çadër ». Edhe pas asaj ndërhyrjeje edhe pas atij pakti të madh, opozita shqiptare nuk nxori asnjë mësim dhe tani ka vendosur të përdorë rrugën radikale duke shkatërruar sistemin. Në një vend normal dhe me politikanë normalë, protesta duhet të kishte ngjyrat e gandizmit apo të rugovizmit.

Protestat paqësore, me pak fjalime, me gjuhë të zgjedhur dhe me stil e me personalitet, krijojnë më shumë impakt dhe janë më bindëse. Mirëpo, opozita jonë dhe presidenti iu kthyen gjuhës së forcës dhe shkatërrimit të sistemit. Krahas kësaj, një valë e paparë urrejtjeje mediatike ndaj Edi Ramës krijoi në opinion një imazh të rremë dhe nxiti një pjesë fanatikësh që ndaj tij të krijohet modeli i politikanit që duhet linçuar. Kurrë nuk kishte ndodhur më parë që kryeministri i një vendi të sulmohet rrugëve të Shqipërisë nga banditë ordinerë. Kjo nuk është qasje perëndimore dhe nuk është opozitë.

Qeveria shqiptare nuk është pa faje dhe pa mëkate, por është qeverisja më e mirë që kemi pasur në këta vjet dhe Edi Rama është lideri që ka më shumë përkrahje sot. Mirëpo opozita nuk di dhe nuk ka asnjë mundësi që të mbledhë rreth saj opinionin e gjerë që kërkon ndryshim dhe të konkurojë me Edi Ramën në fushën e betejës, që janë zjgedhjet. E gjendur në mes të rrugës, e ndëshkuar nga të gjitha kancelaritë perëndimore, opozita ka zgjedhur të konfrontohet me shtetin dhe t’u shpallë luftë zgjedhjeve. Nga të gjitha këto asgjë nuk do të ndodhë. Mirëpo është shumë mirë që kjo përplasje të shkojë deri në fund në mënyrë që të mësohemi se problemet sado të vështira do t’i përballojmë vetë.

Përplasja që pritet do të jetë ajo mes popullit që shkon në votime si në një ditë normale dhe mes aytre që mund të zënë atë ditë qendrat apo hyrjet e votimeve dhe ashtu si talebanët do të ulëriasin « Poshtë Zgjedhjet !» Kjo « përplasje », natyrisht, që do të monitorohet nga partnerët tanë dhe përfaqësuesit e tyre, që do të jenë në çdo qendër votimi, do të jenë, gjithashtu, edhe aletatët më të mirë të popullit që dëshiron të votojë si në një ditë normale. Pas kësaj, në vend të dialogut do të veprojë drejtësia dhe forcat e rendit që po bëjnë një punë të shkëlqyer do të kenë një motiv më shumë për të mbrojtur nderin e Republikës

 

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite e mbushur me bashkëpunim, hare dhe alegri do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni ndjenja te forta si asnjëherë me pare. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura interesante te cilat mire është te mos i refuzojnë. Saturni do jete pozicionuar shume keq ne sektorin e financave kështu qe bëni kujdes para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift nuk do jete gjithë kohës e mbrojtur sot. Here pas here do keni edhe disa debate me partnerin, por për fatin e mire do i kuptoni shpejt gabimet qe do bëni dhe do dini te kërkoni edhe falje. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë lloj hapi sot sepse nuk është dite e përshtatshme. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin ne mënyrë qe mos keni vështirësi.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Marsi do nxite debate dhe vështirësi gjate gjithë kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Do i vini ne pah njeri-tjetrit te gjitha defektet dhe do ju duket sikur vete jeni perfektë. Beqaret ka mundësi te jene impulsive dhe do bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin financiar, po nuk u treguat vigjilente, problemet do ju shumëfishohen dhe nuk do dini çfarë te bëni me pas.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Për fat te mire jeta juaj ne çift ka për te qene e qete sot. Te dy palët do jene te logjikshëm dhe nuk do cenojnë lirinë e pavarësinë e tjetrit. Beqaret mund te hedhin papritur hapa te cilat do ua ndryshojnë jetën dhe do i bëjnë t’iu rrahe zemra shume fort. Me shpenzimet do jeni goxha impulsive dhe kjo mund ta përkeqësoje ndjeshëm situatën. Do gjendeni ne vështirësi ne disa çaste.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite shume e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Emocionet do jene gjithë kohës te këndshme, por nuk do ketë ndonjë pasion te zjarrte. Beqaret do ndihen për mrekulli ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm ta ndryshojnë statusin e tyre. buxheti nuk do jete aspak i favorshëm. Mundohuni te jeni sa me te logjikshëm me çdo shpenzim sepse përndryshe do vuani pasojat.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do jeni bashkëpunues, tolerante dhe do dashuroheni pa dorashka me njeri-tjetrin. Beqaret do jene diskrete dhe nuk do i tregojnë askujt për pëlqimet qe mund te kenë. Edhe joshjen do e bëjnë me shume maturi. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe do i lejoni vetes disa investime te vogla, por qe do e ndryshojnë tej mase te ardhmen.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Planetët dhe veçanërisht Merkuri do e favorizojnë jetën tuaj ne çift sot dhe do e bëjnë atë shume me te bukur. Do ndiheni vërtet me fat qe keni dike si partneri ne krah. Beqaret mire është qe te mos nxitohen edhe sikur dikush t’iu pëlqejë jashtëzakonisht. Buxhetin do e keni gjithë kohës ne vëmendje. Me menaxhimin qe do i bëni atij nuk keni për te pasur vështirësi.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Sot do keni shume dyshime për ndjenjat e partnerit tuaj dhe ne disa momente do bini ne mendime për hapat qe do hidhni me tej. E mira është qe para se te veproni te flisni hapur me partnerin. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do fillojnë edhe lidhje afatgjata. Ne planin financiar gjendja do ketë përmirësime te konsiderueshme kështu qe mund te përfitoni për te ndihmuar edhe familjaret me probleme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Nëse jeta juaj ne çift ka qene delikate kohet e fundit, edhe sot gjendja do mbetet e njëjtë. Partneri do ndikohet shume nga personat qe e rrethojnë dhe mund t’iu thotë gjera te gabuara. Beqaret do fillojnë një romance te bukur dhe te veçante. Ne planin financiar yjet do ju bëjnë te pamatur dhe mund te kryeni shpenzime te tepruara. Po nuk morët masa keni për te pasur probleme akoma me serioze.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Sot, për juve qe jeni ne një lidhje, do zgjidhen shume probleme e mosmarrëveshje. Me ne fund do merrni fryme lirisht dhe nuk do keni asnjë tronditje. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen për te filluar një lidhje, por papritur do ju ndodhe diçka e paimagjinueshme dhe e jashtëzakonshme. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu qe mund te përfitoni për t’i kryer shpenzimet për shtëpinë.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Mos kërkoni te jeni dominues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse do përballeni me probleme e debate te forta. Mundohuni te bashkëpunoni sa me shume dhe t’i merrni gjerat qetësisht. Beqaret ka mundësi te realizojnë takimet e ëndërruara, por nuk duhet te nxitojnë për asgjë. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe është sikur gjendja te jete e shkëlqyer.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Sido qe te vijnë punët ju duhet t’i kushtoni shume rëndësi jete ne çift. Partneri do ketë nevoje jetike për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga një person dhe ka gjasa qe te fillojnë ta joshin atë. E mira është qe para se te hedhin hapa te mëdha ta njohin edhe me mire atë. Ne planin financiar, te gjitha sakrificat e bëra do japin rezultat.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE