4 milionë klikime për pak ditë/ Kjo këngë po “çmend” shqiptarët këtë sezon vere – CNA
Connect with us

Aktualitet

4 milionë klikime për pak ditë/ Kjo këngë po “çmend” shqiptarët këtë sezon vere

Publikuar

-

Çdo sezon vere është bërë si traditë që këngëtarët shqiptarë të “konkurrojnë” me njëri tjetrin duke publikuar këngë sa më të bukura të cilat kthehen në hite.

Emra të njohur të muzikës si Butrint Imeri, Ledri Vula, Majk e Ghetto Geasy, Fero, , Kida, Ermal Fejzullahu, Tayna, Melinda Ademi e shumë të tjerë ka publikuar këngë të cilat po dëgjohen në çdo ambient. Mirëpo kënga të cilën shqiptarët po e dëgjojnë më së shumti është pikërisht “Caliente, e Taynës.

Me mbi 4 milionë klikimë për pak ditë, projekti ritmik i Taynës është numri 1 në “trending” si kënga më e dëgjuar nga shqiptarët për momentin në YouTube.

Ndërkohë në vend të dytë është Kida dhe Ermal Fejzullahu me “Tela” dhe në vend të 3-të, Majk e Ghetto Geasy me “Malena”.

falalt.png

Aktualitet

Bindja Demokratike dërgon në Kolegj Zgjedhor ankimet për 30 qershorin

Publikuar

-

By

Nëse nuk hap kutitë, Rama pranon se ka vjedhur zgjedhjet

BINDJA DEMOKRATIKE dorëzoi sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimet e saj për procesin e 30 qershorit, duke qenë e vendosur për të ndjekur deri në fund në rrugë ligjore pretendimet e saj se vota e deformua nga Partia Socialiste, e cila i administroi dhe i numuroi e vetme zgjedhjet.

Ky vendim erdhi pasi ankimimet tona në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve u rrëzuan arbitrarisht me forcën e kartonave të përfaqësuesve të Partisë Socialiste në këtë insistucion. Në të gjitha votimet e kërkesave ankimore të BINDJES DEMOKRATIKE në KQZ rezultati ishte katër vota pro dhe një kundër. Vetëm kryetari Klement Zguri ishte dakord që të hapeshin kutitë e materialeve zgjedhore dhe ato të qendrave të votimit për listat e këshillave në ato zona zgjedhore ku BINDJA DEMOKRATIKE u lejua të konkuronte.

Ankimimi i zgjedhjeve të 30 qershorit bazohej në të dhënat dhe informacionet e vëzhguesve të BINDJES DEMOKRATIKE në të gjithë territorin, të cilët konstatuan shkelje të rënda që kanë sjellë rritjen fiktive të pjesëmarrjes së votuesve dhe deformimin e vullnetit të zgjedhësve, sidomos në listat e këshilltarëve bashkiakë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve refuzoi të shqyrtonte dhe të merrte në konsideratë kërkesën ligjore të BINDJES DEMOKRATIKE për të pasur komisionerë dhe numurues në të gjitha zonat zgjedhore ku ajo kandidonte. Kjo i përforcoi dyshimet tona se përfaqësuesit e Partisë Socialiste donin që vetë të firmosin dhe vetë të vulosnin për të gjithë procesin e 30 qershorit, gjë që u vërtetua edhe nga gjetjet e vëzhgusve tanë në të gjithë territorin.

Tashmë është në dorë të Kolegjit Zgjedhor që të vendosë nëse është dakord që publiku të mësojë të vërtetën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ajo që kërkojmë ne është thjeshtë dhe vetëm që brenda kuadrit ligjor shqptarëve t’u jepet mundësia që të shohin se çfarë ndodhi me votën e tyre rreth dy javë më parë.

10 vjet më parë Edi Rama dhe Partia Socialiste u përfshinë në një betejë politikë me devizën “hap kutitë, ose largohu”, duke iu referuar zgjedhjeve politike të vitit 2009, në të cilat kishin humbur, por duke pasur komisionerë dhe numërues në çdo qendër votimi. Ndryshe nga atëherë, ne nuk patëm askund komisionerë dhe numërues, ndaj edhe kemi shumë herë më tepër të drejtë se Partia Socialiste në atë kohë.

Ndryshe nga ata, ne nuk po i themi Edi Ramës që të hapë kutitë, ose të largohet. Por nëse ai do të urdhërojë edhe Kolegjin Zgjedhor që të votojë si KQZ-ja, i bie që duke mos hapur kutitë Edi Rama njëkohësisht ta pranojë se ai i ka vjedhur zgjedhjet e 30 qershorit./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Casillas u tërhoq pas problemeve në zemër/ E zëvendëson gjiganti gjerman

Publikuar

-

Iker Casillas nuk do të luajë, më për shkak të problemeve në zemër, ndaj prej kohësh drejtuesit e Portos janë në kërkim të portierit të ri për skuadrën. Buffon, që ishte në krye të listës, preferoi rikthimin tek Juventusi, ndërsa tani emri i përzgjedhur është Kevin Trapp.

“Gardiani” gjerman, që sezonin e kaluar u huazua tek Eintracht Frankfurti, ka eksperiencën e duhur, sipas drejtuesve, dhe do të ishte pasuesi ideal i Casillasit, ndërsa transferimi i tij favorizohet edhe nga fakti që 29-vjeçari ka vetëm një vit kontratë të mbetur me PSG-në.

Duke mos pranuar rinovimin, drejtuesit janë të detyruar të pranojnë ofertën 5 milionë euro nga Porto, plus bonuset, në varësi të rezultateve të skuadrës së tij të ardhshme.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Belica lëshon deklaratën e papritur: Ne nuk e pësojmë si Kukësi

Publikuar

-

By

Egzon Belica është një lider i vërtetë në mbrojtjen e Partizanit, por me ndryshimet e fundit, strugani duhet të përshtatet me partnerin e ri, Eno Bitri. Faktori B (Belica-Bitri) funksionoi shumë mirë në ndeshjen e parë me Karabakun dhe në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, Egzoni shprehu optimizëm për transfertën e Bakusë.

Sipas Belicës, Partizani e tregoi veten në ndeshjen e parë, ndonëse pakkush besonte, ndaj ai parashikon se ecuria e mirë do të shfaqet edhe nesër, ku pritet që ekipi të jetë i kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Por guximin nuk e anashkalon, pasi ai parashikon se “demat” do ta gjejnë golin ndaj Karabakut me shpresën që të jenë ata që do të kualifikohen.

Belica flet me superlativa për Bitrin dhe shpreson që edhe në Baku mbrojtja dhe Partizani të tregojnë veten dhe të marrin suksesin. Le të shpresohet që “muri i kuq” të mbetet i pakalueshëm edhe në Baku. Strugani deklaroi se Partizani do të japë maksimumin që të mos ketë fatin e Kukësit në vitin e shkuar ndaj Karabakut.

Barazimi në ndeshjen e parë, a ju bën optimistë për tranfertën e Bakusë?

Askush nuk e priste që Partizani të bënte atë paraqitje në ndeshjen e parë me Karabakun. Mendoj se zhvilluam një lojë të mirë dhe për mendimin tim, morëm edhe një rezultat të mirë. Ndoshta u mbrojtëm më shumë sesa duhet, por them se ishte mënyra e vetme për t’i bërë ballë një ekipi të fortë si Karabaku. Në Baku do të shkojmë që të bëjmë ndeshjen tonë. Do të luftojmë dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe me shpresë të shënojmë edhe një gol që të na japë mundësinë për kualifikim.

Ju vjen keq që shtylla ju mohoi golin në takimin e parë?

Ajo që ndodhi nuk ishte rastësi, pasi ne i kemi praktikuar shpesh në stërvitje goditje të tilla nga pozicionet standarde. Atë aksion e kemi praktikuar edhe gjatë fazës në Slloveni, por edhe  për ndeshjen me Karabakun. Do të provojmë që të njëjtën gjë ta bëjmë edhe në sfidën e kthimit dhe shpresoj që të shënojmë dhe kësaj radhe të mos na ndalë shtylla.

I druheni se mund të keni fatin e Kukësit, që para një viti barazuan 0-0 me azerët dhe u mundën thellë në Baku?

Ne do të shkojmë të bëjmë lojën tonë dhe të japim maksimumin në fushë. Kukësi u mund 3-0 atje, por me shpresë kjo gjë nuk do të ndodhë me Partizanin nesër në Azerbajxhan. Ne do të shkojmë atje për të treguar veten dhe për të dhënë maksimumin, pastaj do të jetë fusha e lojës ajo që të bëjë dallimin.

A do të jeni të kujdesshëm si në ndeshjen e parë, apo do të guxoni më shumë në Azerbajxhan?

Besoj do të jemi edhe më të kujdesshëm. Do të provojmë të guxojmë, por në shumicën e lojës sonë do të jemi të kujdesshëm.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending