Vrasje të vogla/ Oja mëson se Burxhu tentoi ta vriste, ja ç’do ndodhë sot – CNA
Connect with us

Life Style

Vrasje të vogla/ Oja mëson se Burxhu tentoi ta vriste, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Serhan i kërkon Ojas të largohen nga Sarmashëku dhe të nisin një jetë të re së bashku. Ajshe i tregon Ojas që Burxhu e humbi fëmijën për shkak të Arzus. Serhan takon kamarierin dhe mëson se ka qenë Burxhu ajo që tentoi të vriste Ojan. Oja fton për darkë Burxhun dhe Mehmetin. Burxhu nuk pranon por detyrohet të shkojë. Serhan i tregon Arzus se e di kush ia bëri këtë dhe e fton të shkojnë tek Oja për tu sqaruar.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë/ Ish-futbollisti vritet pranë shtëpisë së tij

Merve shkon në shtëpinë e Pelinit dhe përpiqet të mësojë nëse profesori është rikthyer. Profesori i tremb Merven dhe Pelinin duke u shfaqur në dritare. Ato mbyllin dyer e dritare. Profesori i kërcënon se do hakmerret. Tajlan rikthehet në shtëpi dhe Merve e Pelin shtiren sikur asgjë nuk ka ndodhur. Oja kupton se Burxhu tentoi ta vriste. Burxhu nuk e pranon por Oja tashmë është e sigurt. Ajo vendos t’i tregojë Mehmetit të vërtetën.

Aktualitet

“Eshtë kaq qesharake të…”/ 29 vjeçarja i del “kundër” të gjithëve, e bën veten të duket më e shëndoshë

Publikuar

-

Mania për tu dukur sa më e dobët dhe sa më seksi në foto i ka përfshirë të gjithë vajzat vitet e fundit. Por një dizajnere për kostume banjosh, Karina Irby ka dale kunder “rrymes” dhe është përballur me shume kritika pasi e ka fotoshopuar veten që të duket më e shëndoshë nga ç’është në të vërtetë.

Ne nje interviste për Daily Mail Australia, 29-vjeçarja tha se çdo ditë e më shumë modelet e Instagramit po i editojnë me Photoshop fotot e tyre që të duken më të dobëta, duke zhdukur celulitin dhe holluar belin.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë/ Ish-futbollisti vritet pranë shtëpisë së tij

Duke folur për foton ajo shtoi:

Po komunikoja se është kaq qesharake që vajzat që mund të konsiderohen” me kthesa “ose” më të mëdha “se mesatarja duhet të përballen me paragjykime ditë për ditë, si online ashtu dhe personalisht. Por nga ana tjetër është krejtësisht normale që njerëz ose marka të editojnë, në një masë qesharake, veten e tyre që të duken të dobët dhe natyrisht fallco…”, ka përfunduar ajo.

Burimi:https://www.dailymail.co.uk/femail/article-7247305/Bikini-designer-Karina-Irby-fires-sparked-outrage-Photoshopping-curvier.html?ito=social-facebook&fbclid=IwAR181IeQ3MptvzcKrFsGIwoGweCSpRHIwgv8FdsdmlJ6gLBhE8hzCeB34ms

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ata nuk mund të na ndalojnë dot”/ Ushtria në alarm, 600.000 njerëz firmosin për të hyrë në zonën e rrezikshme

Publikuar

-

Vendi më i përfolur në SHBA, është Zona 51 e cila prej kohësh është ruajtur nën masa të rrepta sigurie në shkretëtirën e Nevadas, ku thuhet se janë mbajtur dhe testuar disa objekte fluturuese jashtëtokësore.

Dhe, pikërisht këtë zonë top-sekrete po planifikojnë që ta ‘pushtojnë’ një numër shumë i madh ‘gjuetarë’ alienësh.

Nisur nga fakti se më shumë se 600,000 persona pritet që të vërshojnë tek kjo zonë, Forca Ajërore në SHBA ka paralajmëruar se do të jetë në gatishmëri.

Tashmë me teper se gjysmë milioni njerëz, të nisur nga një fushatë që ka nisur në Facebook, pritet që të mësynë këtë zonë për të parë më në fund se çfarë ndodhet brenda zonës ushtarake.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë/ Ish-futbollisti vritet pranë shtëpisë së tij

Organizuesit paralajmërojnë se do të ‘marshojnë’ më 20 shtator, por duke u nisur nga masat e rrepta të sigurisë që baza ushtarake ka, vështirë se mund të arrijnë të futen.

Organizuesit thonë:

Ne mund të lëvizim më shpejt se plumbat e tyre. Le t’i shohim ata alienët.”

 

Burimi:https://www.cnet.com/news/1-2-million-to-raid-area-51-to-see-them-aliens/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Horoskopi ditor 16 korrik 2019/ Zbuloni surprizat e ditës së sotme për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Kjo e martë do të jetë e mbushur me tensione dhe diskutime, si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Gjithçka për shkak të ndikimit të Saturnit. Mundohuni që të gjeni rrugën, në mënyrë që pavendosmëria juaj të mos ju bëjë që të humbni ndonjë mundësi të mirë.

Demi

Ju pret një ditë pozitive gjatë së cilës do të përballeni me disa projekte të cilat do të marrin jetë, por duhet të ecni përpara me kurajo dhe vendosmëri, pasi jeni në rrugën e duhur. Do të jeni më të qetë në raport me më parë, pasi do të kuptoni se ky ndryshim, do të jetë në të mirën tuaj.

Binjakët

Ka ende një sërë problemesh që kërkojnë zgjidhje sa i takon jetës tuaj personale dhe sidomos asaj profesionale. Kjo gjë do të bëjë që të lini pas dore ndjenjat, por mund të ketë debate dhe tensione të shumta.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite mund të mos prekeni nga disa probleme që nuk kanë gjetur ende zgjidhje. Sa i takon ndjenjave, do të ndjeni dëshirën për të konfirmuar një dashuri dhe për të përjetuar momente pasioni. Kush prej pak kohësh i ka dhënë fund një lidhjeje, mund të ndjejë dëshirën për tu kthyer pas.

Luani

Dashuria do të jetë në plan të parë gjatë kësaj dite. Ekziston mundësia që ajo e cila deri pak kohë më parë ishte miqësi, të transformohet në diçka më shumë. Kjo është një periudhë e bukur e cila do ju dominojë, por bëni kujdes që të mos imponoheni.

Virgjëresha

Do të përfshiheni nga ngjarjet e ditës, duke mos arritur që ta keni veten nën kontroll. Nëse diçka nuk ecën siç duhet mos u dekurajoni, periudha në vijim do të jetë shumë herë më e mirë.

Peshorja

Mundohuni që të mos dekurajoheni nga asgjë dhe të shikoni përpara me optimizëm, ndonëse mund të jeni duke jetuar një periudhë jo shumë të favorshme. Lidhur me ndjenjat do të keni ende shumë dyshime, ndaj bëni mirë që ti sqaroni sa më parë.

LEXO EDHE:  Vrasje të vogla/ Oja tenton të kryejë vetëvrasje, ja ç’do ndodhë sot

Akrepi

Sa i takon të lindurve të kësaj shenje mund të përballen me momente tensioni në sferën profesionale. Ata që janë duke përjetuar një histori të re dashurie, ndoshta nuk ndihen gati për të dhënë garanci. Këshillohet që të shmangni në maksimum polemikat.

Shigjetari

Ju pret një ditë gjatë së cilës duhet të shmangni çdo shpenzim të tepërt dhe ku duhet ti bëni mirë llogaritë. Mjaft e favorizuar është sfera sentimentale, edhe për ata që janë vetëm. Po ashtu mjaft të favorshme janë takimet dhe një miqësi e lindur prej pak kohësh mund të transformohet në dashuri. Kjo është një periudhë shumë e mirë për të bërë projekte afatgjata.

Bricjapi

Sa i takon të lindurve të kësaj shenje, do të përballen me probleme në sferën sentimentale, por edhe me konflikte. Kush prej pak kohësh ka mbyllur një histori dashurie, do të jetë i dominuar nga kujtimet e trishta. Sa i takon sferës profesionale, nuk do të ketë zhvillime, pasi ndryshimet do të ndodhin vetëm në vjeshtë.

Ujori

Mund të ndiheni disi të lodhur, për shkak të angazhimeve të fundit me të cilat jeni përballur. Fatkeqësisht, shpesh ndjesia e të mos qenit të vlerësuar siç doni, do të bëjë që të mos ndiheni mirë, shkruan noa.al. Mundohuni vetëm që të mos përfshiheni në polemika dhe të mos debatoni për punën, të paktën deri të premten, kur situata do të ndryshojë.

Peshqit

Për të lindurit e kësaj shenje Paolo Fox parashikon probleme të vogla ligjore apo lidhur me një gabim që keni bërë në të kaluarën. Vijon të jetë një periudhë lufte por mos u dorëzoni, pasi në fund do të dilni fitimtarë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending