Shënim/ Një ish sigurims në aleancën për mbrojtjen e Demokracisë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Shënim/ Një ish sigurims në aleancën për mbrojtjen e Demokracisë

Publikuar

-

Ish-sigurimisi, i cili e ka pranuar dhe vetë publikisht dhe që nga ky fakt iu pre dhe koka si president i mundshsëm i Shqipërisë, Artan Hoxha, është shafqur dje në Vlorë në takimin e kreut të PD-së të këtij qyteti dhe duket se është në krah të Fatbardh Kadillit karrigethyerit të Lulzim Bashës, që kreu i PD e përdori dhe e hodhi në kosh të plehrave.

Në krah të Kadillit duket Artan Hoxha, i cili, disa vite më parë, desh na u zgjodh President i Republikës, pasi u propozua si i tillë, por nuk ja doli të shkonte në Parlament dhe nuk mundi të ishte kurrë President, përveçse 24 orë i lumtur me një shoqërues Garde, sepse iu hap e publikua dosja e Sigurimit të Shtetit, ish shërbimi sekret komunist, në shërbim të të cilit ishte venë.

Ky kontigjent, pra Artan Hoxha, sot rezulton të jetë në krye të Aleancës për Mbrojtjen e Demokracisë.

Në krye të sulmeve të KQZ-së në Pogradec është çuni i Fahri Balliut, edhe ky i fundit i akuzuar si sigurims, apo të tjera figura si këto fëlliqësira të historisë së PD dhe politikës shqiptare.

A mund që demokracia të mbrohet me ish sigurimsa-t dhe njerëzit me dosje? Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë kjo dhe këtë mund ta bëjë realitet vetëm Lulzim Basha. /CNA.al

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending