Connect with Us

Paralajmërimi i fortë i Palokës/ “Paqja nuk mund të vijë pa u dënuar krimi elektoral”

Aktualitet

Paralajmërimi i fortë i Palokës/ “Paqja nuk mund të vijë pa u dënuar krimi elektoral”

Publikuar

-

Ish nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka në një deklaratë për mediat ka folur për situatën e krijuar ditën e sotme në disa prej KZAZ-ve në vend.

Sipas Palokës, ata që pengojnë zbatimin e ligjit do të marrin përgjigjen e merituar.

Paloka theksoi se paqja nuk mund të vijë pa u dënuar krimi elektoral.

“Krim kryen kushdo që ndalon zbatimin e ligjit, Sandër Lleshaj, Edi Rama dhe kushdo do të marrë përgjigjën e merituar. Kjo e sotmja është një situatë që do të përsëritet nëse Edi Rama nuk do të marrë përgjigjen e merituar për vjedhjen e votave. Vendi ka nevojë për paqe por paqja nuk mund të vijë pa u dënuar krimet elektorale. Kërcënimet, arrestimet dhe presionet të formave të ndryshme nuk bëjnë asgjë tjetër vetëm se të ngrejnë në këmbë popullin për mbrojtjen e votës dhe të ligjit për Shqipërinë si gjithë Europa”,-tha Paloka./CNA.al

Deklarata e plotë:

Për pushtetin personal dhe për pasurinë e tij të paligjshme, Edi Rama po tregon se është i gatshëm t’i vërë zjarrin Shqipërisë, të nxisë konfliktin civil dhe vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Edi Rama dhe banda e tij, në paligjshmëri të plotë, po arrestojnë qytetarët për arsyen e vetme se ata po zbatojnë ligjin. Ky ligj është botuar në fletoren zyrtare nga vetë qeveria dhe është akti i vetëm në fuqi për zgjedhjet.

Duke përdorur mjetet represive të goditjes së qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, Edi Rama po mbron karrigen e blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe bandat në të gjithë Shqipërinë.

Kjo është arsyeja përse Edi Rama dhe Sandër Lleshaj po e përdorin sot policinë si bandë kundër popullit, në shkelje të Kushtetutës, në shkelje të ligjit dhe të dekretit të Presidentit që ka shfuqizuar 30 Qershorin.

Krim, kryen kushdo që refuzon apo ndalon zbatimin e ligjit, në rastin konkret, Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe policët që sillen si banditë me uniformë.

Kjo i bën ata zyrtarisht dhe ligjërisht një bandë të armatosur, pa ligj e pa ligjshmëri.

Qytetarët duhet ta dinë se çdo akt dhe thirrje për 30 Qershorin e Edi Ramës dhe i Sandër Lleshaj është antikushtetues dhe i paligjshëm.

Edi Rama është i vetmi I interesuar për dhunë dhe përplasje icivle, sepse tani ai ka dalë zbuluar përpara qyetarëve dhe gjithë botës. Por plani i tij për përplasje dhe  konfilkt civil në Shqipëri, do të dështojë.

Dhuna dhe kërcënimët e paligjshme ndaj popullit nuk bëjnë asgjë tjetër veçse japin alarmin e menjëhershëm që çdo qytetar të jetë në këmbë për mbrojtjen e demokracisë, rendit kushtetues, lirive dhe të drejtave të tyre.

Me këtë kushtrim dhe të vendosur për kauzën tonë, ne do të jemi të gjithë bashkë të premten në orën 20.00, në protestën kombëtare dhe qytetare për Shqipërinë si gjithë Europa.​

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: