Connect with Us

Nga Armand Shkullaku/ Organizata e Rilindjes duhet të shkrihet

Aktualitet

Nga Armand Shkullaku/ Organizata e Rilindjes duhet të shkrihet

Publikuar

-

Përgjimet mbi organizatën e strukturuar të Rilindjes dhe, mbi të gjitha, reagimi i saj pas publikimit të tyre, ka sjellë në rend të ditës si të vetmen rrugëzgjidhje, shkrirjen e organizatës dhe rikthimin tek partia politike dhe rregullat normale të funksionimit të saj.

Manipulimi zgjedhor, që doli në dritë pas audiove të Bild, ishte një dëshmi e qartë se mekanizmi elektoral, që deri dje ka qenë shpesh i dëmtuar nga ndërhyrjet e forcave politike, këtë herë ka funksionuar si një skemë e pastër mafioze, që nga drejtimi direkt i kupolës e deri tek shantazhi i votuesve të thjeshtë.

Sigurisht në Shqipëri janë shënuar raste të rënda të dëmtimit të zgjedhjeve, janë rrëmbyer kuti ditën dhe natën, është përdorur Gjykata Kushtetuese për të shpërndarë mandate deputetësh apo KQZ për të zhbërë rezultate si ai zgjedhjeve në Tiranë në vitin 2011. Në të gjitha këto raste, përgjegjësit kanë qenë të shenjuar në sytë e të gjithëve dhe partitë e njollosura e kanë marrë faturën e rëndë mbi vete për këto akte të shëmtuara. Por në asnjë rast, asnjë parti e madhe politike, PD ose PS, nuk kishte shkuar në manipulimin dhe deformimin deri në qelizë të një procesi elektoral.

Angazhimi i kriminelëve jo thjesht si mjet presioni ndaj kundërshtarit por si pjesë e procesit, madje duke arritur edhe të zgjidhen vetë si përfaqësues të popullit; përfshirja direkt e kryeministrit dhe ministrave me lloj- lloj personazhesh që kontrollojnë votën; presioni i neveritshëm për bukën e gojës ndaj nëpunësve që paguhen nga taksat e shqiptarëve, blerja e turpshme e votës së nevojtarëve që qeveria i ka lënë në mjerim; përdorimi i policisë dhe mjeteve shtetërore për të penguar kundërshtarët politikë, etj, nuk janë metoda të një partie politike, qoftë edhe në kohën me të errët të saj, por të një organizate të strukturuar që s’ka lidhje me përgjegjësinë ndaj qytetarëve, por me bindjen e verbër ndaj hierarkisë së pushtetit.

Rilindja prej kohësh e ka asgjesuar Partinë Socialiste. Nuk ka më zgjedhje, nuk ka zëra kundër, nuk ka debat, nuk ka alternativa në përzgjedhjen e kandidatëve dhe përfaqësimi më i lartë politik, siç është qeveria, është katandisur tek disa anonimë, vullnet dhe tekë e kreut të organizatës. Kësisoj organizatës nuk i intereson as cilësia e qeverisjes dhe as përgjegjësia politike para votuesve, por kontrolli i tyre me çdo mjet dhe metodë si e vetmja mundësi për të mbajtur pushtetin.

Kush dëgjon përgjimet e Dibrës, më të drejtë mund të pyesë: ore, po ç’i duhej Edi Ramës me çdo çmim kjo bashki, sa të mobilizonte një strukturë të tërë, nga ministrat e deri te banditët për ta fituar atë? A ia vlente rrisku i një manipulimi të rëndë për Dibrën ndërkohë që kontrollonte thuajse gjithë vendin? Organizata nuk i bën llogaritë në këtë mënyrë, me ndjeshmërinë e një force politike që ka si qëllim të përmirësojë jetën e qytetarëve. Organizata duhet të tregojë forcë, mbi të gjitha në bastionet e kundërshtarit, për ta frikësuar atë, për ta shantazhuar dhe për t’u ngulur në kokë njerëzve se është ajo dhe vetëm ajo që ka në dorë gjithçka, vetë jetën e tyre. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen dhe ta pranojnë si alternativë të vetme. Puna, buka e përdirtshme, arsimi, kujdesi shëndetësor, rruga, uji, e ardhmja e fëmijëve, nuk janë çështje që rregullohen nga qeverisjet e mira dhe alternimi i tyre, por nga vullneti i Padrinos. I atij që komandon organizatën.

Nuk është rastësi që në këto përgjime, por edhe në shumë afera e skandale të tjera, nuk dalin të përfshirë emra socialistësh të vjetër. Nuk del Pandeli Majko, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Erjon Braçe, etj. Ata janë tek rregullat politikë të luftës me kundërshtarin. Në organizatë veprojnë ata që kapitalin politik e kanë të lidhur me shërbimin ndaj kreut dhe jo ndaj qytetarëve.

Një parti politike do të reagonte ndryshe pas daljes në dritë të këtyre përgjimeve të frikshme. Pavarësisht procedurave ligjore, përgjegjësia politike do të duhej të prevalonte. Figurat e kapura me presh në dorë, nga shefat e policisë e deri tek kandidatët aktualë për kryetarë bashkish do të duhej të pezulloheshin e shkarkoheshin. Akti moral e ç’tensionon situatën dhe i jep mundësi një partie të kërkojë ndjesën e publikut. Organizata nuk vepron kështu, nuk veproi as për Durrësin e nuk do të veprojë as për Dibrën. Akti moral për të është dobësi dhe asaj i duhet të tregojë forcë për të mbajtur në këmbë mekanizmin ekstrapolitik që i garanton pushtetin. Reagimi i vetëm që njeh ajo, është mohimi dhe akuza ndaj kundërshtarit.

Mirëpo kjo mënyrë e qeverisjes dhe e kontrollit të shtetit, që eleminon konkurrencën politike, e çon vendin në përplasje. Nënshtrimi ndaj organizatës nuk mund të zgjasë përjetësisht. Prandaj është koha e përgjegjësisë politike. Rilindja duhet t’i hapë rrugë Partisë Socialiste për të rikthyer normalitetin në vend. Mjafton edhe pohimi i atyre, që i bëjnë fresk qeverisë, se fenomene të tilla kanë ndodhur edhe më parë, për të ndëshkuar ata që po i përsërisin ato. Organizata dështoi në premtimin e saj të madh për të bërë shtet dhe një Shqipëri më të mirë, tani Shqipëria duhet të çlirohet prej saj. Niçet apo keshët nuk janë as Partia Socialiste dhe as vullneti i qytetarëve. Dhe as Dibra nuk është modeli për të mbajtur përjetësisht pushtetin. Sa më parë të kuptohet kjo, aq më shumë do të largohet konflikti për t’i lënë vend politikës./Lapsi

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: