Connect with Us

KZAZ-ja e Kukësit, Rruga e Kombit dhe Kunati i Lulit

Aktualitet

KZAZ-ja e Kukësit, Rruga e Kombit dhe Kunati i Lulit

Publikuar

-

Sot gjatë gjithë ditës, në të gjitha KZAZ-të ku bashkitë drejtohen nga Partia Demokratike ka pasur një përplasje mes forcave të uniformave blu dhe punonjësve të këtyre bashkive, militantëve të PD-së, të cilët kanë sulmuar godinat ku ndohdeshin materialet zgjedhore dhe kanë kërkuar që ato të hiqeshin, pasi zgjedhjet nuk duhet të zhvillohen, sepse Ilir Meta ka nxjerrë një dekret që anullon 30 qershorin, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Megjithëse, Meta ka kryer një akt antikushtetues, kryebashkiakët e PD-së e njohin dhe kërkojnë që të zbatohet.

Përtej tensionit apo benzinës që po i hedh zjarrit opozita, përpara mitingut të radhës, ka edhe disa fakte të tjera më të dhimbshme sesa ato që ndodhin sot në KZAZ, ku më kryesori është Kukësi.

Nuk ka të bëjë me arrestimet që kanë ndodhur në Shkodër, në Tropojë apo dhe me masat që do ndërmarrë policia, duke tentuar të vendosë rendin apo duke shoqëruar të gjithë personat përgjegjës.

Është e turpshme djegia e shkollës në Shkodër, por e turpshme është edhe ajo që ndodh në Kukës.

Por, përtej kësaj, Kukësi ka edhe një dhimbje tjetër.

Pse Kukësi?

Kukësi sepse ka një ngjarje të ndodhur gati dy vite më parë, ka të bëjë me protestat për Rrugën e Kombit. E ndërkohë që protestuesit do të duhej të vinin të digjnin Kryeministrinë, të protestonin para saj, ta rrethonin derisa koncesioni i Rrugës së Kombit të anullohej, ata shkuan dhe dogjën stacionin apo pikën e ndalimit, ku do të paguhej taksa e kësaj rruge. U përplasen me policinë dhe më pas dhjetra prej tyre u shoqëruan nga policia, disa prej tyre u arrestuan dhe disa të tjerë u dënuan, në Shkodër dhe në Tiranë. Pati gjyq kundër tyre për akte dhune, shkatërrim të pronës private, e të tjera si këto.

Lulzim Basha foli atëherë, çoi edhe deputetë ta ndiqnin çështjen dhe po i hidhte “benzinë” Kukësit që të merrte zjarr, dhe që zjarri të vinte në Tiranë. Por, diçka ndodhi në parapaskenë dhe Luli heshti.

Djemtë e Kukësit mbeten në burg, ndërsa Lulzim Basha shkoi dhe u ul këmbëkryq tek koncesionari i Rrugës së Kombit, i cili pasi pa tarifat i dha një tjetër avantazh banorëve të këtij qyteti, duke bërë atë akt që duhej. Por, përtej këtij akti ishte Lulzim Basha.

Lulzim Basha nuk foli kurrë për djemtë e arrestuar të Kukësit, të cilët u dënuan, sepse shembën një tra, të cilën e quanin të paligjshëm dhe që kishte kosto të rënda ekonomike. Lulzim Basha heshti dhe të gjithë pyesnin pse ka heshtur për traun në Rrugën e Kombit?

Por, për këtë ka një përgjigje shumë të thjeshtë. Janë pazarllëqet e tij me oligarkët. Është ajo fytyra e vërtetë e Lulzim Bashës.

Lulzim Basha e harroi traun e Rrugës së Kombit, sepse Erion Isufi, kunati i tij, sot që flasim, kompania LandMark, i ka zyrat pikërisht te koncesionari i Rrugës së Kombit.

Djemtë e Kukësit u burgosën dhe fitorja e Lulzim Bashës ishte fitorja e kunatit të tij. Djemtë e Kukësit bëjnë burgun dhe kunati merr zyrat tek koncesionari.

Dhe prandaj është e dhimbshme ajo që ndodhi sot në Kukës. Prandaj, është e dhimbshme ajo që ndodhi mbrëmë në Shkodër. Prandaj është i dhimbshëm çdo akt dhune dhe çdo problematikë që mund të ndodhë në KZAZ-të.

Sepse policia do t’i shoqërojë, proceset gjyqësore do të hapen, gjyqet do të zhvillohen dhe demokratët e militantët do dënohen, ndërsa Luli me gruan e tij me pasaportë holandeze dhe me kunatin e tij me zyra te oligarkët, nuk bën gjë tjetër, por thjeshtë “fërkon barkun” diku në një zyrë duke shijuar sesi militantët e PD-së do të vuajnë burgun nesër apo duke rritur pazarin me Edi Ramën, për t’u ulur në tavolinë me të.

Apo duke “fërkuar kurrizin” e Ilir Metës për të shkuar në një tryezë për të ndarë pazare apo për të ndarë llokmat e tepsisë. Por, nejse.

Prandaj është e dhimbshme ajo që ndodhi në Kukës, prandaj janë të dhimbshme ato që bën Lulzim Basha dhe kjo duke filluar me çdo akt dhe veprim të tij politik. Duke filluar që nga ligji i Arsimit të Lartë, i ngritur me Henri Çilin dhe oligarkët e arsimit. Që nga Rruga e Kombit apo shumë e shumë akte të tjera, të cilat Lulzim Basha nuk i zë në gojë, sepse ka marrë “thelën” e tij, apo është shpërblyer tek familjarët e tij. Pa folur këtu për pazaret dhe pisllëqet e tij të përditshme që fillojnë me shitje mandate deputetësh, emërime me para e të tjera si këto.

Por, më e dhimbshmja është ajo e Kukësit. Ngjarja me traun e Kukësit, burgosja e militantëve të PD-së dhe sot fakti që djemtë e kukësit u burgosën, ndërsa kunati fitoi zyrat tek oligarkët që kanë marrë koncesionin e Rrugës së Kombit./ CNA.al

Faktet/ Lulzim Basha i tradhëtoi të gjithë

Basha tradhëtoi kuksianët/ Sabotoi protestën

Aktualitet

Vetting brenda PD-së/ Aldo Bumçi: Ky është momenti më frymëzues

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi ka folur sot edhe për vettingun e brendshëm në partinë, në të cilën bën pjesë.

I ftuar në A2 CNN, Bumçi tha se Vettingu brenda PD-së do të jetë një “sitë”, për integritetin e figurave që do të nxjerrë para qytetarëve.

“Integriteti i figurave që kjo parti do t’i nxjerrë para qytetarëve. Kjo do të jetë një lloj site. Vlera është në momentin që flasim. Vitet e fundit pati një shkarje të rëndë në demokracinë e vendit, por nuk ishte problemi në atë që bëmë në të kaluarën, por çfarë po bënin në atë moment. Në këtë moment, PD vendosi të kishte kriteret e saj për të qenë së më përfaqësuese në vlerat e saj. Ne kemi bashkëpunuar ngushtësisht me Partinë Konservatore britanike”, tha Bumçi.

Gjithashtu, Bumçi tha se kjo verë e gjen PD-në të gjallë , në momentin më frymëzues.

“Kjo verë e gjen PD-në të gjallë, në këmbë dhe më frymëzuese në këto 6 vite. Jo vetëm në këto 6 vite, por edhe pak më shumë. Ky është momenti më frymëzues në PD. Treguesit janë aty. Është rikthyer i gjithë elektorati i djathtë. Në 2017-ën ne ramë ndjeshëm me rreth 200 mijë vota. Kanë ndryshuar disa gjëra. Qytetarët kishin nevojë për akte të forta për të fituar besimin. Çadra ishte një vendim i drejtë, por mënyra se si u zhvillua fushata krijoi një moment besimi. Pas zgjedhjeve të 2017-ës ka qenë momenti më i ulët, mendoj që pas 1997, por ishte një krizë akute”, u shpreh ish-deputeti demokrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Merrnin rryshfet nga shkelësit e ligjit/ Ndëshkohen 5 efektivë policie 

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë jep masat e sigurisë për 5 punonjës policie dhe një qytetar.

Sipas Report TV, punonjësit e policisë akuzohen se u merrnin shoferëve që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u hequr patentën.

Tre prej tyre prej tyre janë lënë në arrest shtëpie ndërsa dy të tjerë u pezulluan nga detyra. Ndërkohë që qytetari akuzuar si i përfshirë në këtë skemë korrupsioni u la në ‘detyrim paraqitje.

Masa e vendosura:

“Arrest me burg” për punonjësin e policisë Fiqiri Xhani, 58 vjeç, nga Tirana;

Duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile (fëmijë nën moshën 3 vjeç) caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest shtëpiak” për punonjësen e policisë Afinisa Metani, 25 vjeçe, nga Tirana;

“Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Bujar Allko, 48 vjeç, nga Tirana;

“Pezullim i ushtrimit të detyrës”, për punonjësin e policisë Emiljano Kaceli, 28 vjeç, nga Tirana;

“Pezullim i ushtrimit të detyrës” për punonjësin e policisë Florjan Dimraj, 38 vjeç, nga Tirana;

– “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Fatjon Luga , 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Qytetari mesazh Berishës/ “Pse nuk del nëpër Shqipëri të marrësh vesh bëmat”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili i bën thirrje që të dalë nëpër Shqipëri dhe të shohë bëmat e kësaj qeverie.

Sipas qytetarit, persona me pushtet të Partisë Socialiste kanë uzurpuar bregdetin.

Postimi i plotë i Berishës:

Kanabistet rrembejne toke e det ne Spille!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. ev

Zoti Sali Berisha pse nuk dilni neper Shqiperi te merrni vesh bemat e socialisteve, grabitjen e detit. Qe eshte uzurpuar deti ne valet e detit Grabitjen e kodrave ne Fshatin Spille, greth i mesem greth imadh e deri ne Vile Bashtove. Jane shitur me leke nga komuna dhe Bashkia Kavaje e Rrogozhine. Jane marre nga persona me pushtet te partise Socialiste.

Pse mos te na sherndaheshin neve bsnoreve te Spillese dhe bte fshaterave te tjera Pse ta vjedhin oligarket tokat sikure me qene Shqiperia te gjithe e vetja .Dhe krye grabitesi qe shpyllezon kodrat eshte Banush Biba nga fshati zeshtik i Kavajes Erozioni do te permbyti tokat tona te mjella se bllokohen perrenjte .Ju Lutem zoti Berisha publikojeni. Keto grabitje janë materiali i vertete nuk eshte bsbale. Munde ta vertetoni se kodrat nuk levizin nga vendi ./ CNA.al

LEXO TE PLOTE