Jozefina përballë Bashës/ Shifra, fakte dhe disa akuza – CNA
Connect with us

Aktualitet

Jozefina përballë Bashës/ Shifra, fakte dhe disa akuza

Publikuar

-

Dje, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli pati një reagim, për ngjarjet në Shkodër, ku u dogj ambienti ku ishte vendosur KZAZ-ja. Një akt brutal, i cili u mohua dhe më pas u pranua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, megjithëse e anashkaloi dhe nuk e komentoi qëndrimin e Jozefina Topallit.

Zonja Topalli, një ikonë e Partisë Demokratike, nuk bëri gjë tjetër veçse tha se demokratët nuk djegin shkolla. Dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Nuk mund të djegë shkolla Partia Demokratike, e cila lindi si një forcë për të sjellë pluralizimin politik, për të sjellë demokracinë në Shqipëri apo për të hequr vizat dhe për ta çuar vendin drejt Europës.

Nuk mund të djegë shkolla një forcë politike, e cila duhet të ketë në thelb të saj dhe në simbol të saj qytetarinë dhe arsimin, e sidomos në Shkodër, ku djegia e shkollave duket se është një akt i tepruar kriminal.

Përtej kësaj, qëndrimi i Jozefina Topallit në disa rrjeshta, ishte edhe në lidhje me djegien e mandateve, vendim i cili ka çuar në izolimin ndërkombëtar të Partisë Demokratike dhe gati një lëvizje ekstreme e cila po çon drejt përjashtimit të mundshëm të PD-së nga PPE-të, apo edhe reagime të ashpra në partitë simotra europiane.

Pas qëndrimit të Jozefina Topallit, të cilat ishin të vërteta, të faktuara dhe të provuara tashmë, pati edhe një reagim të ashpër. Që nga faqja zyrtare e PD-së, Rilindja Demokratike, por edhe eksponentë të shumtë të saj, përfshirë këtu edhe çetën dixhitale të kunatit të Lulit dhe call centeri i kryetarit të PD-së, dje në selinë e partisë dhe sot e shpërndarë si zogjtë e korbit, që vërsulen sa herë një njeri ka një qëndrim të vërtetë tek PD-ja.

Komentet dhe akuzat ndaj një ikone të Partisë Demokratike, e cila ka pasur një qëndrim të drejtpërdrejtë ndaj Lulzim Bashës dhe sjelljes së tij që në ditën e tij të parë. Njeriu që ka artikuluar kundër Bashës disa herë, për lëvizjet e tij politike apo për qëndrimet që ai ka mbajtur, duke e kritikuar ashpër. Fakt ky që tregon se zonja Topalli dhe kritikë të tjerë të kreut të PD-së, jo sepse ndoshta ata janë profetë apo parashikues, por sepse ata e njohin mjaft mirë Lulzim Bashën. E dinë dhe e kuptojnë sepse ai bën një lëvizje të caktuar dhe cili është qëllimi i tij final.

Gjithësesi qëndrimi i djeshëm ndaj Jozefina Topallit, ka nevojë të përballet me fakte, akuza dhe të vërteta.

Më poshtë po sjellim dy tabela të thjeshta elektorale. Ditën më të zezë elektorale të PD-së, e cila ka qënë viti 2013. Mjafton të lexojmë votat dhe tabelat e mëposhtme.

Partia Demokratike ka rreth 45799 vota në vitin 2013, dhe në vitin 2017, katër vite më pas, ka rreth 40763 vota, pra rreth 5 mijë vota më pak.

Tabela për votat e partive në vitin 2013

Tabela për votat e partive në vitin 2017

Por, krahasimin në këtë rast e kemi bërë si forcë politike. Si krahasim me koalicionin nga 2013-ta në 2017-ën, janë rreth 15 mijë vota më pak, pasi në vitin 2017, Lulzim Basha i kishte aleatët brenda listës së tij, pra, që të mos dukej dhe të mbulohej vota që i dilte jashtë kontrollit.

LEXO EDHE:  “Basha jo më kryetar i PD, LSI s’do ketë asnjë gjurmë”/ Rama komenton mesazhin për Metën

Në mungesë të Jozefinës, ka rreth 15 mijë vota më pak dhe tashmë nëse do të bëhen zgjedhjet, do të ketë edhe më pak akoma.

Dhe këtë radhë nuk ia ka më fajin Jozefina, por siç shikohet dhe siç kuptohet nga rezultati, fajin dhe përgjegjësinë e ka vetëm një person. Ai quhet Lulzim Basha, i cili nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të shantazhojë, shajë dhe akuzojë. Nuk di të punojë, nuk di të ndërtojë, nuk di dhe të ngrejë një forcë politike dhe as nuk di të ngrihet si lider, për ta bashkuar si një forcë dhe për të sjellë rezultate, por sjellja e tij është vetëm shkatërrimtare.

Me djegien e shkollës në Shkodër, por ndoshta duke djegur edhe ndonjë në Korçë, votat do të jenë edhe më të pakta, e kjo nuk ka asnjë diskutim. Këto aksione nuk është se sjellin produkt elektoral, po janë thjeshtë presione për të rritur pazarin. Përdor dhunë për të bërë pazare, për të marrë pushtetin. Gjë që mesa duket, Lulzim Bashës nuk do t’ja pranojnë ndërkombëtarët.

Gjithësesi le të kthehemi edhe një herë tek Jozefina dhe tek Lulzim Basha. Një akuzë për shkollën na lëshoi RD-ja për Faikun, për një biznesmen që ndoshta ka një njohje dhe miqësi me Jozefinën, të cilit i drejtohet Lulzim Basha apo pacavurja e tij zyrtare dhe çeta e sharësve të tij në rrjetet sociale.

Por, çfarë ndodh?

Me një vëzhgim të thjeshtë, gjatë kohës që kryesuese e listës së PD-së në këtë qark ishte Jozefina Topalli, në Bashkinë e Shkodrës rezulton se Faiku ka marrë zero lek tendera. Ndërkohë, nga viti 2011 deri në vitin 2015, kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Lulzim Basha, Faiku për të cilin po flasim dhe akuzohet nga Topalli ka marrë disa miliona euro tendera.

Prandaj dhe akuza e dytë duket se është ndryshe, të cilën Lulzim Bashës, në qoftë se e ke bërë vetë akuzon kritikun tënd, akuzo kundërshtarin brenda partisë, sulmo përpara se do të marrin partinë.

Në fakt askush nuk do t’ja marrë më partinë atij, sepse atë parti siç po e katandis Luli, vështirë se do të mund ta “qepë” apo ta sjellë në rrugë dikush. Tashmë faktet janë të qarta dhe provat flain vetë.

Kemi një Lulzim shkatërrimtar me më pak vota, me më shumë lek dhe tendera për biznesmenët dhe oligarkët e tij dhe një grup kritikësh të Lulzim Bashës, të cilët kanë rezultate spektakolare edhe në ditën më të zezë të PD-së dhe nuk ka asnjë fakt apo provë që t’i akuzojë ata për oligarkët që Lulzim Basha i përdor sa herë ka interes dhe më pas i akuzon duke drejtuar gishtin tek kritikët.

Mesa duket, Luli është ende i vocërr përballë Jozefina Topallit./ CNA.al

Topalli “shuplakë” Bashës/ “Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla”

Aktualitet

Nga Andi BUSHATI/ Një kapak për të fikur ‘kazanin” e kritikave

Publikuar

-

By

samitti

Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kurndër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar kundër mediave online.

Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon gjoba marramendëse (mbi 8 mijë euro) që janë baraz me falimentimin e një mediaje me buxhet të ulët dhe me me financim fraxhil. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj i jepet e drejta AMA-s (autoriteti shqiptar i mediave), të urdhërojë heqjen e lajmeve, të marrë paratë e gjobave pa pasur ende një vendim gjykate, në emër të luftës ndaj lajmeve të pavërteta.

Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katër- pesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend.

Në vitin 2015, ai u tërhoq pas presionit të fortë ndërkombëtar nga ideja për të rikthyer dënimin e shpifjes nga Kodi Penal, i cili parashikonte burg për gazetarët. Pak më pas ai hartoi një projekt ligj të ashpër për të përfshirë edhe aktivitetin mediatik në kuadër të tregëtisë së shitblerjeve online. Krahas sharjeve, fyerjeve dhe përbuzjes për gazetarët, ai shtoi, në mënyrë të fshehtë, në paketën fiskale fundvitin e shkuar, taksën mbi raklamën, vetëm për mediat online, duke e çuar nga zero (siç e kanë TV dhe gazetat) në 20%, për të alternuar masat represive me ato financiare.

Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundidit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumenta fallco të zbuluara nga mediat, parlamenti i mbushur me karagjozët e një opozite fallco dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur.

Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako – Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re.

Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që mer pronari i televizionit.

LEXO EDHE:  “Basha jo më kryetar i PD, LSI s’do ketë asnjë gjurmë”/ Rama komenton mesazhin për Metën

Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peisazhin mediatik shqiptar vitet e fundit.

Ndaj kësaj tentative kanë ngritur menjëherë zërin, OSBE, Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ndonjë diplomat i lartë europian.

Por, qasja e tyre, po aq sa është e dobët, po aq duket edhe naïve.

Pasi problemi që Shqipëria ka sot, nuk është ai i një lideri autoritar që kërkon të luftojë fyerjen dhe shpifjen përmes një pakete drakoniane dhe me masa që janë në kufijtë e ligjshmërisë.

Problemi real është se ne po rëshkasin drejt një regjimi diktatorial, me parlament njëngjyrësh dhe me zgjedhjet ku voton dhe fiton një partie e vetme.

Në një situatë të tillë, kur gjithçka po rokulliset drejt monizmit është e pa imagjinueshme ecja paralel me një media të lirë dhe me një drejtësi të pavarur. E para është e dënuar të shkatërrojë edhe këto të fundit. Bota nuk njeh asnjë rast, kur pushteti personal, ndarja arbitrare e parave publike, grabitja e votave dhe e tenderave të kenë bashkëjetuar me një sistem drejtësie të ndershëm dhe me një media profesionale.

Prandaj, sado përkrahëse të duken, vërejtjet dhe protestat e mefshta që janë dëgjuar këto ditë kundër paketës “anti shpifje”, ato nuk përbëjnë një zgjidhje. Sepse, në situatën e re ku kemi mbëritur, në pyetje nuk është më dilema se si do zbutet dhuna e pushtetit ndaj medias së lirë, por nëse është e munduar të ekzistojë një e tillë, përkrah diktaturës që po tenton të instalohet. Pikërisht për këtë, pa ndarë qëndrimin për qorsokakun drejt të cilit po e gremis vendin Rilindja, është donkishoteske të shpresosh se mund ta arrish kompromisin e një kohabitacioni paqësor mes saj edhe shtypit./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Gojëmjaltë dhe zemërbehar”/ Muharrem Meko “ringjit” në skenë aktorin 92-vjeçar

Publikuar

-

Muharrem Meko, drejtor i RTSH Korça, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar ringjitjen në skenë të aktorit 92-vjeçar, Koço Qendro.

Ndoshta rast unikal në historinë e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, s’i ndahet që s’i ndahet skenës. Ai  do të shkojë së shpejti në Gjirokastër me “Kopracin”, por edhe pjesmarrës në “Koko-Fest” , këtu në Korçë”-shkruan Meko.

Postimi i plotë

Gjithnje gojemjalt e zemer behar; si per te me zbutur kur une e qortoj se perse s’ me ben nje zile e t’i dergoj nje makine ta sjelle, me fut krahun e me terheq per nga kafja, nderkohe qe Tonin Frroku nis ta ” pershendes” me batutat e tij gjithe kolor ; – e si ka kene zotnia juj, o partizani i EAM-t…?

S’ rreshtin batutat mes tyre…Koçua folë e qesh me gjithe shpirt, duke na krijuar nje atmosfere aq gazmore …

LEXO EDHE:  PD vijon akuzat/ 3 arsyet pse shqiptarët braktisën Edi Ramën në 30 Qershor

Ndoshta rast unikal ne historine e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, ne skene e bashkebisedimm, çfaq tiparet e nje aktori ne moshen me vitale te tij; memorje, energji e logjike !
S’i ndahet qe s’i ndahet skenes- na tregon se së shpejti do te shkojne ne Gjirokaster me “Kopracin”, do te jete pjesmares ne “Koko-Fest” , ketu ne Korçe etj…si edhe per monografine e sapo perfunduar, kushtuar Dhimiter Trajçes…qe sipas tij, mbetet ikona dhe themeluesi i Teatrit te pare partizan ne shqiperi …por edhe atij korçar !

Ç te them tjeter per Koçon, pervecse vizitat e tij ne Rtsh Korca, jane evente e perjetohen me mbresa, prej te gjitheve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Socialistët kërkojnë shkarkimin nga BSH/ “Bombat” e Malajt kundër Veliajt

Publikuar

-

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj, dikur deputet i Partisë Socialiste, është shfaqur herë pas herë kundër politikave të mazhorancës në pushtet, e veçanerisht kryebashkiakut Erion Veliaj.

Mjafton “ti hedhësh një sy” postimeve të tij në rrjetet sociale, kundër Veliajt, për të kuptuar dhe arsyen e vërtetë të kërkesë të njëzetë e tetë deputetëve të Partisë Socialiste për shkarkimin e Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë.

CNA.al risjell në kujtesë disa pjesë nga postimet e Malajt përgjatë muajve të fundit, ku sulmon kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Tirana nuk e meriton te qeveriset nga arrogante, nga ata qe 46 muaj kane qeverisur me gjoba dhe arrogance dhe dy muaj perpara zgjedhjeve sterlodhen te paraqiten si engjej. Genjeshtrat i kane kembet e shkurtra , njerezit e thjeshte dhe taksapaguesit e kane ndjere cdo dite arrogancen dhe babezine.”

“Eshte e vertete qe tamaja e madhe te le pa gje? Ky rast duhet bashkuar me ate te milliona pemeve te mbjella 🙂 . Askush nuk duhet te gezoj qe trajton me kaq nenvleftesim dhe arrogance popullin e vendit te tij.
Shume shpejte do te mesohet se sa jane borxhet e papaguara te bashkite te cilat me ligj ndalohen te kene buxhet me deficit.”

“Nqs do te ishim strukur perballe arrogances se Veliajt residentet do te paguanin 218 milion leke per parkim diku tjeter, I hoqen gjobat per zgjedhjet apo Veliaj e kuptoi qe me shpifje nuk na trembi dot.?? Veliaj perbetohet se eshte evropian, por qeverise si Haxhi Qamili.”

LEXO EDHE:  Flet Eno Bozdo, pas përjashtimit nga Basha

“Cfare te mbjellesh do te korresh” kete shprehje te mencur te popullit shqiptare injoroi Veliaj kur shpifte kunder socialisteve, dhe kur padurimi per pushtet jo vetme politik e ka cuar ne kete standart te trishtueshem qeverisjes. Tiranes por edhe Shqiperise nuk i duhen kryetar bashkie thjeshte te kryetareve te partive.”

“Shpifja ka qene e vetma arme e suksesit te Veliajt. ajo e ngriti ne karriere dhe ajo do ta rrezoi. Veliaj hyri ne politike si kryetar i strukturave ”paramilitare shpifese kunder socialsiteve”. Goditi kedo qe nuk i pelqente shefit te tij. Shpifi pa pike turpi per kedo, fallsifikoj deklaratat e pasurive te deputeteve te PS.”

Kur ne vitim 2005 ne Harvard pashe disa lypesa qe diten kerkonin lemoshe dhe naten flinin ne hyrje te bibliotekes(COOP) apo ne cepa rrugesh, me mentalitetin shqiptare pyeta nje profesorin tim pse nuk i hiqni?

Pergjigjia e tij me vlen dhe sot. “Arben, studentet e Harvardit duhet ta njohin jeten ashtu sic eshte”.
I gjeta lypsat aty edhe ne 2019.”CNA.al

Akuzoi Veliajn/ Socialistët kërkojnë shkarkimin e Arben Malajt

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending