Connect with Us

Dosja 184/ Përgjimet që akuzojnë Lulzim Bashën

Aktualitet

Dosja 184/ Përgjimet që akuzojnë Lulzim Bashën

Publikuar

-

Pak ditë më parë, gazeta gjermane Bild publikoi përgjimet e dosjes 184, e cila ka të bëjë me zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër, në vitin 2016. Një dosje e artikuluar shpesh nga opozita, e papublikuar prej saj. Por, zgjodhi një strategji tjetër, duke e publikuar në një tjetër media, ashtu sikurse ndodhi edhe me dosjen 339.

Gjithësesi përtej akuzave e çoi PD-ja, apo e siguroi vetë gazetari, faktet janë se ekzistojnë përgjimet dhe ka prova për shit-blerje votash. Prova, të cilat duket se janë shkatërruar nga vetë prokuroria, e cila duket se i ka bërë të pavlefshme ato, duke mos e hetuar dosjen dhe çuditërisht del i njëjti prokuror, të njëjtët persona të përfshirë, si në dosjen 339 ashtu edhe në dosjen 184, e cila sot është kthyer në një akuzë politike, që në fakt do duhej të ishte hetuar dhe gjykuar dhe të çonte pas prangave zyrtarë të lartë të shtetit, socialistë apo demokratë.

Gjithësesi përtej fakteve të dhëna publikisht, dosja 184 ka disa ministra, kryeministrin dhe zyrtarë të lartë që flasin për blerje votash, por ka edhe një akuzë për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Një akuzë, e cila ka disa fakte dhe prova brenda.

Së pari, kujtojmë këtu se dosja 184 është për shit-blerjen e votave në Dibër, ku Lulzim Basha është përfshirë në një skandal. Një skandal që ai e ka ditur. Ai ka ndërhyrë në Dibër Sherefedin Shehun, në atë kohë kandidati zyrtar i PD-së, i cili dorëzoi dhe mandatin e deputetit. Doli në një konferencë shtypi dhe pati akuza se votat ishin shitur apo ishin blerë, por Basha nuk tha më asnjë fjalë.

Ai u fut në çadër dhe shkoi e bëri marrëveshje me Edi Ramën, duke amnistuar krimin elektoral të Dibrës.

Është po Lulzim Basha, i cili sot akuzon për dosjen 184, të cilën e amnistoi dhe në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017, shkoi në Dibër dhe nuk tha asnjë fjalë për këtë dosje. Nuk tha asnjë fjalë për shitjen dhe blerjen e votave në vitin 2016, thjeshtë dhe vetëm që të qeveriste në shtator me Edi Ramën.

Kjo është akuza e parë që ka Lulzim Basha, të cilën po përpiqet ta kalojë duke kërkuar ndjesë për ndonjë gabim të tij, si një reflektim.

Më pas ka edhe një akuzë tjetër ndaj kryetarit të PD-së. Në atë kohë, partia e cila mori drejtimin e fushatës elektorale në Dibër dhe që kishte të gjithë strukturën komanduese të fushatës, përtej Damian Gjiknurit, ishte PDIU. Partia çame e cila ka nxjerrë edhe një deputet në Dibër, që vendosi kandidatin në atë kohë doktor Ramën dhe që fitoi jo vetëm Bashkinë, por më pas mori edhe një mandat deputeti.

Por, këtë parti, Lulzim Basha sot e ka në koalicion dhe kjo parti del dhe flet për shit-blerje votash dhe komenton dosjen 184. Në fakt Lulzim Basha duhet ta drejtojë gishtin edhe tek PDIU-ja.

Nga ana tjetër është edhe LSI-ja, është Petrit Vasili, i cili në atë kohë shkoi në fushatë në mbështetje të kandidatit socialist.

Pra, dy aleatët e sotëm të Lulzim Bashës, ishin aleatë të djeshëm të Edi Ramës, që shisnin e blinin vota, kërcënonin e bënin pazare në kurriz të dibranëve dhe gjithçka është në dosjen 184.

Sot, ka një akuzë të tretë ndaj Lulzim Bashës. Pra, përtej faktit që bëri pazar me Ramën dhe amnistoi dosjen 184. Përtej faktit që aleatët e Ramës që vodhën e shitën votat i ka në koalicion, ka një akuzë të tretë për Lulzim Bashën.

Akuza e tretë ka të bëjë me listën e deputetëve që Lulzim Basha përgatiti në 2017-ën, pasi amnistoi dosjen 184 dhe shit-blerjen e votës në Dibër, Lulzim Basha shiti mandatet në Dibër dhe për këtë ka pasur një akuzë të drejtpërdrejtë.

Nuk e rikandidoi profesor Sherefedin Shehun, megjithëse ai kishte marrë maksimumin e votave përballë bandave të socialistëve, LSI-së dhe PDIU-së së bashku, por shiti mandatet në Dibër.

Prandaj, këto janë tre akuzat e dosjes 184, që dalin përballë Lulzim Bashës, duke i thënë se ajo është një dosje krimi elektoral ku është përfshirë vetë Rama, por është përfshirë dhe Lulzim Basha, edhe PDIU-ja edhe LSI-ja.

Pra, dosja 184 është një akuzë për të gjithë kastën politike në Shqipëri dhe të gjitha palët e përfshira në të./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: