Connect with Us

Del në skenë Dasho Aliko/ Irritohet ish kryekomunari i Lazaratit

Aktualitet

Del në skenë Dasho Aliko/ Irritohet ish kryekomunari i Lazaratit

Publikuar

-

Edhe në Gjirokastër opozita joparlamentare është hedhur në sulm të KZAZ, me pretendimin se po zbatojnë dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Raportohet se Policia nuk i ka lejuar përfaqësuesit e PD dhe LSI-së, që të depërtojnë në ambjentet e KZAZ nr. 78 që është vendosur te Pallati i Sportit.

Gjithçka është përcjellë mes tensionesh dhe debatesh.

Sipas ish deputetit demokrat Tritan Shehu, gjendja është në pozicion të kundra ligjshëm, arbitrar nga policia dhe KQZ që kanë uzurpuar një ambient publik.

“Në Shqipëri nuk ka zgjedhje sipas Presidentit. Kemi të bëjmë me një veprim që bie ndesh me ligjin, ata që po veprojnë sot do të mbajnë përgjegjësi. Pronari i këtij institucioni është Bashkia dhe të mos e mbajë të bllokuar për një proces të paligjshëm, të pa realizueshëm”, ka thënë  Shehu.

Ndërsa kreu i degës së PD në Gjirokastër Dasho Aliko ka lëshuar alarmin për puç institucional.

“Policia deklaron se njeh KQZ-në dhe jo Presidentin. Jemi në momentet e puçit institucional. Do të rezistojmë. Nuk pretendojmë që të ndodhë ajo që ndodh në trevat e tjera, pasi jemi në Gjirokastrën e kulturës”, ka thënë ish kreu i Komunës së Lazaratit Dasho Aliko. /CNA.al

 

Aktualitet

FSHF bën njoftimin e rëndësishëm, kërkon të shesë emrin e stadiumit të ri

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar.

FSHF sqaron se e drejta për të qenë sponsor në impiantin modern që është duke u ndërtuar në kryeqytet përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.

Çmimi dysheme i vendosur nga FSHF është 600 mijë euro në vit, teksa çdo kompani duhet të përmbushë disa kritere bazë.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit
Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar
Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Jetë të gjatë gjoksit të madh”/ Enca iu përgjigjet kritikave për ekspozimin e linjave

Publikuar

-

Enca është një nga vajzat më të komentuara të shtypit rozë. Shpesh herë ajo poston foto e video teksa ekspozon format e saj.

Së fundi Enca ka publikuar klipin e saj më të ri “Jealous”, ku mbizotërojnë vajzat seksi dhe festa të çmendura.

Kënëgtarja ka publikuar një video, teks akëndon një nga fragmentet e kënëgs më të re.

Ndërkohë që fansat kanë nisur menjëherë me komentet.

Njëra prej tyre i shkruan: “O Enca, do të bëj një pyetje. Pse në çdo video tënden e nxjerr gjoksin? Mos ma merr për keq, ti më pëlqen shumë por atë pyetje dua ta di.”- i shkruan fansja të cilës Enca ja ka kthyer:

“Le te themi qe gjoksi nuk eshte si qenushi qe e nxjerrim nga shpia kur te duam .Ne vajzat me gjoks te madh e kemi aty gjithe kohen dhe duam sduam bie gjithmone ne sy! Gjithashtu kjo ishte pjese e nje klipi ku xhiruam NE PLAZH me bikini. Une kam veshur fustan. Edhe nese do vishja dicka te mbyllur gjoksi im serish do te binte ne sy. Jete te gjate gjoksit te madh !”- është përgjigjur këngëtarja, e cila e ka postuar këtë koment edhe në Instastoryn e saj.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kultivonte drogë rreth shtëpisë/ Arrestohet 59-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në fshatin Mallkeq të Vlorës, pasi akuzohet se kultivonte lëndë narkotike në pronën e tij.

Pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sativa ç’ka ka çuar edhe në arrestimin e 59-vjeçarit me inicialet P.M.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë për “Kultimin e bimëve narkotike” shtetasi:

M., 59 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Selenicë pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas kultivonte bimë narkotike në pronën e tij, menjëherë pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve Policia vuri në pranga 59 vjeçarin për veprën penale “Kultivimi i bimëve  narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE