Burim Kukeli bëhet me ekip të ri, nuk do e besoni ku është transferuar mesfushori – CNA
Connect with us

Aktualitet

Burim Kukeli bëhet me ekip të ri, nuk do e besoni ku është transferuar mesfushori

Publikuar

-

Burim Kukeli ka vendosur që të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit aktiv dhe as nuk ka ndër mend të varë këpucët në gozhdë edhe pse në vitet e fundit karriera e tij është penalizuar ndjeshëm nga dëmtime të shumta.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i cili ishte pjesë e atij rrugëtimi fantastik në Euro 2016, i ka dhënë lamtumirën Sionit dhe që nga dita e djeshme i është bashkuar skuadrës së re me të cilën ka arritur akordin për të luajtur në vijim.

Kukeli tashmë do të bëhet pjesë e klubit të Kriens, i cili luan në kategorinë e dytë zvicerane, shkruan “Vipsport.al”.

Mesfushori 35-vjeçar është larguar si futbollist i lirë nga radhët e Sion, ku kishte nënshkruar në vitin 2017 po ku nuk dha ashtu siç priste kontributin si pasojë e problemeve fizike dhe dëmtimeve aspak të lehta që kaloi.

Dëmtime të cilat penalizuan edhe karrierën e rij me përfaqësuesen shqiptare, me të cilën Kukeli ka luajtur në total 27 ndeshje që nga viti 2012 kur iu bashkua për herë të parë.

Kriens është një skuadër e cila në sezonet e fundit ka luajtur më shumë për mbijetesë në Challenge League, por me afrimet që ka bërë së fundmi, pritet që të ketë më shumë ambicie për kthimin në elitën e futbollit zviceran në edicionin e ri. 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending