“Ai momenti kur vajza është në gjumë dhe…”/ Xhensila dhe Besi “sherr” në Instagram – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

“Ai momenti kur vajza është në gjumë dhe…”/ Xhensila dhe Besi “sherr” në Instagram

Publikuar

-

Para disa muajsh , Besi dhe Xhensila Myrtezaj u gezuan me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre të parë, Ajka.

Por Xhensila ka postuar se fundmi  një foto ku shfaqet e nevrikosur në fytyrë, dhe në përshkrimin e fotos shkruan:“Ai momenti kur vajza është në gjumë edhe Besi rrëzon gjysmën e tenxhereve në kuzhinë!”-ka shkruar këngëtarja.

Mirëpo, nuk ka munguar dhe reagimi i Besit, i cili me anë të një komenti i përgjgjigjet pretendimeve të Xhensilës. “Po pra po! Kur e zgjoj unë thuhet ‘pse e zgjove’. Kur e zgjon ti vetë, thua ‘kishte orarin për ta zgjuar ajo tani’!”-ka shkruar ai.

 

 

Aktualitet

“Nën gjurmët e nuses”/ Vjehrra seksi e biondes që u fut në fushë, i lë të gjithë pa fjalë

Publikuar

-

Disa javë më parë gjatë finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpulit dhe Totenhemit, modelja seksi ruse Kinsey Volanski tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës duke u futur në fushën e blertë, e veshur me bikini dhe fotot e saj bënë xhiron e rrjetit.

Këtë veprim ajo e bëri për të reklamuar biznesin e të dashurit të saj “Vitaly Uncensored” dhe momentalisht numëron me miliona ndjekës.

Këtë strategji reklamimi duket se e ka ndjekur edhe vjehrra e modeles, e cila ka përsëritur veprimin në një ndeshje tjetër.

E ëma e Vital, Elena Zdorovetski është futur në fushë e veshur me të zeza dhe në to dukej logoja e markës së futbollistit.Për ta nxjerrë nga fusha është dashur ndërhyrja e rojeve dhe pritet që Elena të gjobitet për këtë veprim.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U tha se do të anulonte koncertet/ Loredana kthehet më e “fortë” se kurrë, ja ku do e shohim këngëtaren

Publikuar

-

Prej një muaji mediat rozë u “mbushën” me lajme për skemën e mashtrimit të këngëtares shqiptare Loredana Zefi ndaj një çifti zvicerian.

Kjo situatë ka ndikuar disi në karrierën e këngëtares, e cila pak kohë më parë njoftoi se do të anulonte koncertet e planifikuara për këtë verë.

Por duket se gjërat po marrin drejtim dhe këngëtarja i është rikthyer tregut muzikor.

Pak ditë më parë ajo publikoi projektin më të ri muzikor, i cili u prit mjaft mirë nga publiku dhe së fundmi mësohet se ajo do të rinisë koncertet e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur Mozik nëpërmjet një fotoje ku tregon datat e të gjithë koncerteve për këtë verë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Mos u merrni me llafe”/ U tha se do të largohej nga Top Channel, flet për herë të parë Albana Osmani

Publikuar

-

Disa ditë më parë në media të ndryshme u tha se moderatorja shqiptare Albana Osmani do të largohej nga Top Channel pas 15 vitesh.

Së fundmi ajo ka vendosur që t’i përgjigjej pyetjeve të fansave në Instastory, ku dhe të shumtë ishin ata që e pyetën se nëse është e vërtetë që do të largohej nga televizioni i njohur.

“A janë të vërteta këto që kanë shkruar portalet së fundmi?”, e pyeti njëri nga fansat Albanën e cila u përgjigj: “Unë them gjithmonë ‘mos u merrni me llafe’. Njerëzit e mëdhenj janë ata që bëjnë diferencën nisur nga gjëra të vogla. Unë çmoj profesionistët dhe njerëzit besnik përreth meje”.

Ndërkohë një ndjekësi tjetër Albana ju përgjigj: “Unë qëndroj në statusin më të lartë në botë. Jam fëmijë i Perëndisë së gjallë. Atij i jam mirënjohëse për talentet, dhuratat dhe mundësitë për të realizuar çdo ëndërr timen me punë, energji dhe gëzim. Personalisht më pëlqejnë shumë sfidat ndaj jam gjithmonë gati për gjëra të bukura! Ka kaq shumë përpara dhe jam e lumtur!”

 

Por  të shumtë ishin ata që e pyetën për festën e Digitalb dhe mungesën e saj në koncertin e djeshëm në Sheshin Skënderbej. “I uroj shumë suksese. Histori e shkruar. Platforma që mblodhi bashkë gjithë shqiptarët. Gëzohem që isha një dritë e llambës së madhe që foli shqip kudo. Suksese më tej!”, tha Osmani duke ngritur edhe më shumë aludimet për largimin e saj.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending