Thellohet skandali i ortakut të Bashës/ Mediat e huaja publikojnë të tjera detaje – CNA
Connect with us

Aktualitet

Thellohet skandali i ortakut të Bashës/ Mediat e huaja publikojnë të tjera detaje

Publikuar

-

Në shtator të vitit 2018, mediat turke raportuan arrestimin e biznesmenit me origjinë armene Lev Aslan, i cili ishte prangosur në bordin e avionit të tij privat, teksa përpiqej të arratisej drejtë Stambollit. Arrestimi është bërë nga FBI-ja, sëbashku me dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët akuzohen nga drejtësia amerikane për mospagim taksash, evazion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash.

CNA.al pas raportimit të lajmit, duke ju referuar mediave turke  zbardhi lidhjet e biznesmenit të arrestuar turk Lev Aslan dhe marrdhëniet e afërta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku rezultoi se gjithçka të çon tek Ekim Alptekin, që edhe në rastin e Lev Aslan del si partner në biznese.

Ky i fundit është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Basha miqësinë dhe afërsinë familjare me Alptekin e ka pranuar live në emisionin Opinion në Tv Klan.

Për më tepër, Lulzim Basha është edhe kumbari i Ekim Alptekin. Në foton më poshtë, Ekim Alptekim është duke u martuar dhe “kurorën apo bekimin” ia jep Lulzim Basha.

Por, ndërkohë mediat e huaja vijojnë të publikojnë skandale që lidhen me emrin e Alptekin, të ashtuquajturin edhe ortak i Lulzim Bashës.

CNA.al sjell më poshtë një shkrim të publikuar nga politico.

Shkrimi në fjalë, tregon se një biznesmen i ngarkuar si menaxher nga ish-këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA Michael Flynn, në lidhje me një skemë lobimi të paligjshëm në SHBA gjatë zgjedhjeve të 2016-ës, vijon të jetë i lirë, edhe pse është në kërkim nga FBI.

Por, këtu del sërish emri i mikut të Lulzim Bashës, Ekim Alptekin, i cili në dhjetorin e vitit të kaluar u përball me akuzën se kishte bërë komplot me biznesmenin i cili ishte bashkëpunëtor i Flynn, Bijan Rafiekian në lobimin e fushatës me qëllim të ekstradimit të Fethullah Gulen, një klerik musliman që fitoi azil në SHBA dhe jeton në Pensilvani.

Alptekini besohet të jetë në Turqi dhe u trajtua si çështje dytësore pasi prokurorët po përgatiteshin për një gjyq të planifikuar në datë 15 korrik për Rafiekian i njohur ndryshe dhe si Kian.

Më poshtë shkrimi i plotë i Politico:

Në çështjen Virxhinia klientët e Flynn janë përballur me lobimin nëpërmjet avokatëve.

Një biznesmen i ngarkuar si menaxher nga Michael Flynn si pjesë e një sekreti, e një skeme lobimi jo të ligjshshme në SHBA, në emër të qeverisë Turke gjatë dhe pas fushatës të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, është ende i lirë edhe pse i kërkuar nga FBI.

Por vetëm me një ndryshim sepse tani ai ka dërguar avokatët e tij të luftojnë me prokurorët për çështjen penale në një gjykatë federale të Virxhinias.

Ekim Alptekin u padit në dhjetorin e kaluar me akuzën se kishte bërë komplot me biznesmenin i cili ishte bashkëpunëtor i Flynn, Bijan Rafiekian në lobimin e fushatës me qëllim të ekstradimit të Fethullah Gulen, një klerik musliman që fitoi azil në SHBA dhe jeton në Pensilvani.

Alptekini besohet të jetë në Turqi dhe u trajtua si çështje dytësore pasi prokurorët po përgatiteshin për një gjyq të planifikuar në datë 15 korrik për Rafiekian i njohur ndryshe dhe si Kian.

Megjithatë të ejnten avokatët e Alptekinit u shfaqën papritmas në senacën gjyqësore dhe i kërkuan gjykatësit të distriktit të SHBA, Anthony Trenga që t’i lejonte të kërkonin bllokimin e kërkesës së Prokurorisë për të cënuar privatësinë e komunikimeve të Alptekin.

Lëvizja e avokatëve aktual të Alptekin, Rodney Page and Jennifer Mammen të studios ligjore Brian Cave, është e vështirë sepse gjykatat zakonisht janë të gatshme të dëgjojnë avokatët e një të pandehuri që ndodhet në kërkim nga ligji i SHBA dhe me shumë gjasa një i arratisur.

LEXO EDHE:  Video-Të gjitha “perlat” e Lulzim Bashës

Edhe pse zoti Alptekin u padit për këtë cështje, ai nuk është paraqitur para gjykatës dhe as nuk është proceduar. Është kërkuar një leje për të bërë një paraqitje speciale në emër të Alptekin për ta trajtuar çështjen si avokat-klient.

Prokurorët duket se duan të përdorin disa informacione nga Arent Fox kundër Kian, por këshilltari i Alptekin nënkuptonte se ky zbulim mund të ndikonte në çështjen e tij nëse do të dilte para gjyqit.

“Pasi iu hoq imuniteti dhe informacioni u lëshua, njohuritë e Qeverisë për këtë informacion nuk mund të fshihen.”-shkruajti Page dhe Mammen.

Avokatët gjithashtu pohuan pafajësinë e klientit të tyre, edhe pse ai ende nuk ka paraqitur ndonjë marrëveshje. “Alptekin nuk ka bërë asnjë krim”-shkruajnë ata.

Një përfaqesues i prokurorëve federalë  në Aleksandria i cili nuk po merret me çështjen nuk iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme kërkesës për të bërë një koment.

Por dokumentimi i Alptekin nënkupton që qeveria planifikon t’i rezistojë njohjes së kërkesës së avokatëve të tij nga gjykata.

Akuzat u rishfaqën vitin e kaluar ku Alptekin u akuzua për gënjeshtrat e vazhdueshme ndaj FBI në një intervistë në një televizion turk më 24 maj 2017, duke shtuar mohimin e përfshirjes së qeverisë turke në punësimin e Flynn dhe trupës së tij dhe duke deklaruar që paratë e supozuara të kthyera ndaj Alptekin ishin në fakt si rezultat i performancës së dobët nga ana e Flynn.

Të dhënat e e marra nga avokatët e studios ligjore të Alptekin Arent Fox shtruan terrenin për një takim formal me këshillin special të Robert Muller një javë pas emërimit të tij.

Është e paqartë kur Alptekin ndau kompaninë me Arent Fox por stafi ligjor i Bryan Cave mesa duket ka monitoruar intersin e qeverisë mbi këtë cështje për më shumë se një vit. Një nga dosjet e të enjtes thotë se pak muaj pas intervistës së majit të vitit 2017 studio ligjore e Alptekin ka dialoguar me ekipin e Muller në emër të shtetit turk.

Kolegët e Këshillit Special informuan avokatët e Z.Alptekin se Këshilli special nuk mori në konsideratë disa nga deklarimet e Z. Alptekin. Ata  thanë se asnjëra nga palët nuk ishte përgatitur për këto takime të bëra dhe nëse Z. Alptekin ndryshon renditjen e eventeve dhe tregon të vërtetën (që do të thotë konfirmon renditjen e fakteve sipas asaj që ata besonin që faktet ishin), ata do të mund të operonin lehtësisht dhe çdo gjë do të falej. Page dhe Mmmen shkruajnë :

“Z.Alptekin refuzon të konfirmojë faktet sipas variantit të tyre, akuza u pasua për muaj me radhë”.

Alptekin dhe avokatët e tij nuk iu përgjigjën mesazheve që kërkonin koment për këtë histori. Flynn nuk u akuzua për rastin e paraqitur kundër Kian dhe Alptekin. Megjithatë, si pjesë e marrëveshjes së pranimit të fajësisë në vitin 2017, ish këshilltari i sigurimit kombëtar pranoi të gënjente për njohurinë e tij për përfshirjen e qeverisë turke në përpjekjet lobuese./ CNA.al

Thellohen akuzat në SHBA/ Ortakët e Bashës ndërhynë në zgjedhjet e Trump

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Arrestohet në SHBA biznesmeni turk afër Lulzim Bashës

Skandali i Bashës me financimet ruse/ Thellohet hetimi në SHBA, një ditë para Kuvendit farsë

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

LEXO EDHE:  "Do të hetohen ish-ministra dhe ish-drejtorë"/ Kërcënon hapur Basha

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

LEXO EDHE:  Dorëhiqet Haradinaj/ Vjen reagimi nga Partia Demokratike

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

LEXO EDHE:  Basha jep alarmin/ Ja rreziku që i kanoset Shqipërisë

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending