Skandali i përgjimeve/ Këshilltari i Merkel propozon skenarin për daljen nga situata – CNA
Connect with us

Aktualitet

Skandali i përgjimeve/ Këshilltari i Merkel propozon skenarin për daljen nga situata

Publikuar

-

Këshilltari ekonomik i grupimit CDU/CSU të kancelares Angela Merkel, Martin Henze ka reaguar sërish për përgjimet për blerejen  votave në Dibër, në zgjedhjet e 2016, publikuar në gazetaën gjermane “Bild”.

Në një shkrim të gjatë, Henze thotë se ka vetëm një mënyrë që qeveria e Ramës të dalë nga kjo situatë.

Sipas tij, Rama duhet t’ju kërkojë falje publike shqiptarëve për aktet e kryera, të japë dorëheqjen, ndërsa presidenti Meta duhet të dekretojë një qeveri tranzitore, deri në realizimin sa më shpejt të zgjedhjeve.

Zyrtari gjerman, sugjeron më tej se duhet të ngrihen të gjitha asetet dhe llogaritë bankare të personave të implikuar në skandalin e përgjimeve.

Reagimi i plotë

BILD publikoi regjistrime të gjera telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – të cilët dëshmojnë për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të partisë qeverisëse socialiste të Kryeministrit Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Qëllimi: Falsifikimi i zgjedhjeve, blerja e votave, shantazhimi i votuesve të opozitës.

Me këtë, qeveria, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama me siguri e kanë bërë veten masivisht të dënueshëm. Kjo është e papranueshme për Evropën. Me një qeveri të tillë Rama me siguri nuk do të jetë më në gjendje të flasë.Ne kemi dëgjuar tani nga materiali i Bild se si u përgatit një plan në Ministrinë e Brendshme për të fituar zgjedhjet nga socialistët.

Por si atëherë – hap pas hapi – paraja dhe presioni dhe kriminelët përdoren për të siguruar që rezultati të jetë i pakontestueshëm. Dëgjohet gjithashtu, se disa zyrtarë më të lartë kërcënojnë drejtorët e shkollave dhe mësuesit. Këto regjistrime të policisë gjithashtu dëshmojnë se kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, kishte dijeni për këtë komplot zgjedhor dhe për këtë arsye ishte pjesë e tij.

Zyrtarët e lartë qeveritarë planifikuan manipulimin e zgjedhjeve dhe e zbatuan atë së bashku me liderët lokalë të partisë socialiste, administratën shtetërore dhe mafian. Telefonatat e përgjuara nga policia anti-mafia tregojnë gjithashtu pjesëmarrjen dhe përfshirjen e politikanëve më me ndikim.

Përveç kryeministrit Rama, ministri i atëhershëm i Brendshëm, Samir Tahiri, aktualisht akuzohet se është anëtar i mafias së drogës. Janë gjithashtu anëtarët e mëposhtëm të Partisë Socialiste:

• Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri,
• Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja,
• Kreu i Komisionit Parlamentar të sigurisë, Xhemal Qefalia,
• Sekretari i Përgjithshëm dhe udhëheqësi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla
• Deputeti Pjerin Ndreu

LEXO EDHE:  Grabitja e pronave publike/ Ish ministri i Ramës jep alarmin

Megjithëse hetuesit shqiptarë janë njohur me audipërgjimet për vite me radhë, megjithëse gjithçka që mund të dëgjohet në materialet është faktuar që ka ndodhur në të vërtetë dhe këto janë të dënueshme sipas ligjit shqiptar, deri më sot nuk ka pasur hetim per venie para drejtësisë per një nga politikanët, zyrtarët dhe mafiozët qe janë protagoonistë në audiopërgjime.
Përkundrazi, hetuesit të cilët ishin në gjurmët e lidhjeve të qeverisë socialiste me mafian e drogës u shkarkuan, u dënuan në burg, u vunë në arrest shtëpiak dhe ikën jashtë vendit.

Rezultati tani në Shqipëri dihet: Protesta, opozita nuk propozoi kandidatët e vet për zgjedhjet lokale të planifikuara për verën. Presidenti i vendit, Ilir Meta, i anuloi plotësisht zgjedhjet, por qeveria ende dëshiron t’i mbajë ato. Një luftë e vërtetë elektorale po shfaqet!

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, në anën tjetër, konfirmoi vërtetësinë e regjistrimeve në gazetën BILD, disa prej të cilave kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.

Ka vetëm një mënyrë për qeverinë socialiste të Ramës:

1. Të kërkoje falje publike popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare për këtë sjellje të dënueshme.
2. Qeveria të japë menjëherë dorëheqjen.
3. Parlamenti t’i heqë imunitetin Ramës dhe të gjithë zyrtarëve të përfshirë në marrëdhëniet me mafian.
4. Europolit / Interpolit t’i kërkohet të marrë përsipër hetimin e mashtrimit zgjedhor dhe bashkëpunimin me mafian në këtë çështje.

5. Të gjitha asetet dhe llogaritë bankare jashtë të personave të implikuar të qeverisë dhe familjeve të tyre duhet të ngrihen deri në fund të hetimit.
6. Presidenti i Republikës të emërojë një qeveri të përkohshme / tranzitore në konsultim me të gjitha partitë parlamentare.
7. Zgjedhje të reja në datën më të hershme të mundshme.

Kjo do të siguronte një proces demokratik në përputhje me kushtetutën, paqen dhe demokracinë në Shqipëri, një shqyrtim ligjor të krimeve të mundshme kundër qytetarëve dhe do të mundësonte rivendosjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë me pranimin më të lartë të mundshëm të popullatës shqiptare.

Pastaj me siguri do të jetë e mundur që përsëri të jetojmë së bashku në një mënyrë të civilizuar me kombet e qytetëruara të BE-së.
Prandaj është koha që populli shqiptar të vendosë politikisht se çfarë do: Të vazhdojë me “qeverinë Mafias Rama” aapo një të ardhme në Evropën e civilizuar, sipas gazetës “Bild”./ CNA.al

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  Shënim-Partia “mëmë” është Soros/ Rama dhe Basha janë veglat për kontrollin e sistemit

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  Berisha zbardh gënjeshtrat e Ramës/ Zbulon kërkesën e kryeministrit për Vuçiçin

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  Grabitja e pronave publike/ Ish ministri i Ramës jep alarmin

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending