Skandali/ Aksidentohet rëndë në traget, Kapiteni dhe porti fshehin ngjarjen – CNA
Connect with us

Aktualitet

Skandali/ Aksidentohet rëndë në traget, Kapiteni dhe porti fshehin ngjarjen

Publikuar

-

“Fiks Fare” denoncoi skandalin e radhës në tragetet e linjës Durrës-Bari, ku aksidenti i një pasagjereje është fshehur nga kapiteni i anijes, ndërkohë që drejtuesit e Portit Durrës nuk kanë pasur asnjë informacion.

Renata Dura denoncoi në emisionin investigativ se u aksidentua në brendësi të një trageti të linjës Durrës-Bari dhe asnjë institucion nuk ka bërë hetime. Ajo thotë se po lëvizte me shkallët elektrike të anijes, kur befas dëgjoi një zhurmë dhe ra nga këto shkallë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore. Ka shkuar në spital për mjekime, ndërsa policia vetëm sa e ka parë.

Ngjarja vjen disa muaj pas investigimit nga Fiks Fare të kushteve të këtyre trageteve, apo mungesës së personelit mjekësor. Vëzhgimi faktoi se tragetet mbushen tej kapaciteteve. Si pasojë e kushteve, një qytetar u ndje keq në mes të detit, madje dhe humbi jetën. Askush nuk i erdhi në ndihmë dhe në traget nuk kishte as mjekë, as infermierë, madje as medikamente mjekësore. E njëjta problematikë duket se është edhe pas 1 viti. Një qytetare që udhëtonte nga Durrësi për në Bari është aksidentuar në tragetin e linjës “Ventouries Ferries”, në datën 9 maj 2019, në orët e darkës.

“Në datën 9 maj po udhëtoja nga Durrësi për në Bari me tragetin e linjës ‘Ventouries Ferries’, bashkë me vajzën time me probleme mendore. Teksa po hipja shkallët elektrike në brendësi të tragetit, rrëshqas dhe dëmtohem tek këto shkallë. Godas kokën dhe rrëzohem poshtë te shkallët. Ndjej një goditje para se të rrëzohesha. Dua të theksoj se edhe pasi u rrëzova, shkallët vazhdonin të lëviznin dhe unë isha në hyrje të këtyre shkallëve. Nga lëvizja e shkallëve unë goditesha përsëri dhe situata vazhdoi nja 6 a 7 minuta të tjera. Askush nuk më erdhi në ndihmë, madje as shkallët nuk u fikën” thotë Renata Dura.

Sipas saj, nga këto goditje pësoi dëmtime në kokë, krahë, këmbë si dhe ënjtje të gjymtyrëve. “Zbrita sërish nga trageti dhe me ambulancë më çuan në Spitalin e Durrësit. Në spital më bën disa qetësues dhe serum. Gjatë gjithë kësaj kohe kisha hallin e vajzës sime me probleme mendore. I kërkova stafit të spitalit të largohesha sërish në traget për të ikur në Itali. Në spital ka ardhur edhe një oficer policie më ka pyetur dhe i kam thënë se s’më ka ardhur ndihma e shpejtë në traget. Në spital kam nënshkruar vetëm një deklaratë te infermieri që duhet të largohem për në spital” thotë qytetarja, e cila jeton në Itali.

Doktori i Portit: Në tragete nuk ka mjekë

Pas ankesës, grupi i Fiks Fare shkon në Portin e Durrësit, ku takon drejtorin Agron Tare. Drejtori thotë se nuk ishte në dijeni të kësaj ngjarje. Në prani të gazetarëve të Fiks Fare, z.Tare bën disa telefonata me punonjës të stafit dhe mëson se ngjarja ka ndodhur, por ai nuk është vënë në dijeni. Gjithsesi, për rastin në fjalë, ai thotë se nëse personi i aksidentuar ka dëmtime, duhet të bëjë kallëzim penal në polici apo organe të tjera.

Drejtori i Portit pohon se gjithçka është e verifikueshme, pasi grupi i Fiks Fare mund të filmojë edhe ambientet e brendshme të tragetit, ku ka ndodhur edhe ngjarje. Pas këtij miratimi, Fiksi tenton që të xhirojë brenda në traget. Gjatë kohës që grupi ishte në terminal, punonjësi i sigurisë së portit komunikon me punonjësit e tragetit. Pas disa minutash pritje, një punonjës i tragetit thotë se nuk lejohet të filmohet brenda ambienteve të tragetit, pasi “është private”. Të njëjtin konfirmim marrim edhe nga punëtorët e sigurisë së portit.

Në lidhje me ngjarjen, Fiks Fare shkoi edhe në Sektorin e Mbrojtjes së Shëndetit në Portin e Durrësit: Doktori i Portit Durrës thotë se është në dijeni të ngjarjes së datës 9 maj, por nuk është marrë ai personalisht, por mjeku i terminalit. Gjithashtu, thotë se në traget nuk kishte mjek, pasi duhet të ketë 1000 persona në bord dhe të bëjë 24 orë lundrim për të pasur mjek. Fiksi mësoi nga Autoriteti Portual i Durrësit se në traget ka pasur kamera. Por, ato nuk regjistrojnë, por janë vetëm për vëzhgim.

Tragetet e pasagjerëve, 40 dhe 50 vjeçarë!

Fiks Fare iu drejtua Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i kërkuar se çfarë mjetesh lundruese kanë firmat që transportojnë pasagjerë nga Shqipëria drejt vendeve të tjera. Gjithashtu, i kërkuam se kush i certifikon dhe kontrollon tragetet e pasagjerëve.

Ministria na ktheu përgjigje se trageti RIGEL III, ku ndodhi aksidenti i datës 9 maj, është prodhuar në vitin 1979. Pra, 40 vjeçar! Ndërkohë, e njëjta kompani që operon në linjën DURRËS-BARI-DURRËS ka edhe dy tragete të tjerë: Rigel 1, i prodhuar në vitin 1980 dhe Rigel II i prodhuar në vitin 1973. Të tre, kanë flamur të Qipros.

Sipas ministrisë, shumica e mjeteve lundruese që transportojnë pasagjerë janë të viteve 70′ dhe 80, pra 40 dhe 50 vjeçar. Ndërkohë, shumë pak mjete lundruese janë të pas viteve ’90. Kompania tjetër që operon në linjën Durrës-Bari ka tre tragete: AF FRANCESCA i vitit 1979, AF MICHELA i vitit 2000 dhe AF MARINA i vitit 1992. Kompania e tretë që operon në linjën Durrës-Bari ka 1 traget: AN FRANCESCA i vitit 1979.

Ndërkohë, kompania e linjës SARANDË-KORFUZ-SARANDË, ka dy tragete: SARANDA EXPRESS i vitit 1983 dhe ILIDA DOLPHIN i vitit 1981.

Në këtë linjë, operon një firmë tjetër me tre tragete: SANTA i prodhuar në vitin 1981, KRISTI i vitit 1979, MARINA i vitit 1970 dhe SANTA III i vitit 1981.
Kompania e tretë që operon Sarandë – Korfuz, ka 2 tragete: GEORGIA, i vitit 1993 dhe RENA SII i vitit 1981. Linja Vlorë – Brindisi ka dy tragete: RED STAR 1, me flamur të Panamasë, i vitit 1965 dhe “ST Damian” i vitit 1972.

Sipas ministrisë, Kontrolli Shtetëror Portual është Autoriteti i cili ushtron kontrollon dhe inspekton të gjitha anijet. Sipas saj, vërtetimi mbi gjendjen teknike të mjeteve lëshohet nga titullari i Drejtorisë së Përgjithshme Detare./ Top Channel/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending