“Si avokate më pëlqen shumë”/ Reperja ironizon Loredanën dhe Mozzik – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Si avokate më pëlqen shumë”/ Reperja ironizon Loredanën dhe Mozzik

Publikuar

-

Në estradën shqiptare disset e reperave me njëri-tjetrin janë shtuar shumë. Një prej tyre është pëplasja e dy repereve nga Kosova Tayna dhe Rina Balaj.

Gjatë një interviste  Rina ka hapur dhe një tjetër sfidë me çiftin Loredana Mozzik.

E pyetur nga moderatori Meriton Mjekiqi se çmendon për Mozzik ajo është shprehur: “Këngëtar! Si këngëtar më ka pëlqyer, por s’mund t’i them reper!” –është shprehur ajo.

Por duke vazhdiuar më tej me ngacmimet nga ana e moderator Rina është tallur keq me reperen Loredana duke patur parasysh lajmet që kanë qarkulluar së fundi në mediat shqiptare dhe të huaja.

“Si çfarë (të më pëlqejë)?”- është shprehur Rina duke shkaktuar të qeshura në studio. “Si repere!”- i replikon Mjekiqi duke nuhatur diss-in që sapo lindi, ndërkohë që Rina përgjigjet sërish me ironi: “Si avokate më shumë më pëlqen!”

 

Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë/ Plagosen katër persona

Publikuar

-

By

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur rreth mesditës së sotme, Devoll-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.

Burime nga policia bëjnë të ditur se një mjet tip furgon me drejtues shtetasin L.M, 37 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P.D, 54 vjeç banues në Bilisht.

Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas konkretisht, drejtuesi i mjetit tip furgon shtetasi L.M; dy pasagjerët në këtë mjet shtetasi B.T, dhe shtetasja E.T, banues në Shkodër, si edhe shtetasi A.N, banues në Bitinckë, pasagjer në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 16.07.2019, në aksin rrugor Devoll-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur një mjet tip furgon me drejtues shtetasin L.M, 37 vjeç, banues në Shkodër, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P.D, 54 vjeç banues në Bilisht.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas konkretisht, drejtuesi i mjetit tip furgon shtetasi L.M; dy pasagjerët në këtë mjet shtetasi B.T, dhe shtetasja E.T, banues në Shkodër, si edhe shtetasi A.N, banues në Bitinckë, pasagjer në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish-ministrja franceze: Ballkani nuk është gati të hyjë në BE

Publikuar

-

By

Ish-ministrja franceze për çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau, tashmë deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sikurse BE-ja që nuk është e gatshme të mirëpresë këto vende, raporton France Press.

“Është e domosdoshme që Evropa të bëjë shumë më tepër ndaj vendeve të Ballkanit. Kjo nuk do të thotë se vendet e Ballkanit mund të anëtarësohen nesër në BE. Këto vende nuk janë aspak të gatshme për anëtarësim, dhe ne nuk jemi gati t’i presim”, tha Nathalie Loiseau.

Ajo tha gjithashtu se nuk pajtohet me integrimin e menjëhershëm, por për një “partneritet të afërt në nivel ekonomik por edhe politik, në mënyrë që të shmangen tensionet”.

Duke folur për raportet ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit, ish-ministrja franceze tha se nga këndvështrimi diplomatik, “ekzistojnë gjëra që BE-ja nuk i ka bërë mjaftueshëm në Balkan, rajon i cili në aspektin gjeografik, historik dhe kulturor është në zemër të Evropës”.

Jo vetëm ish-ministrja franceze, por edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron është ndër kundërshtarët më të mëdhenj të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kohë më parë ai ka thënë se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella./REL

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sot të gjithë me sytë nga qielli/ Çfarë do të ndodhë gjatë mesnatës?

Publikuar

-

Sot do të jetë një natë e veçantë për adhuruesit e eklipseve. Eklipsi i Hënës pritet të ndodhë në orën 22:00 i cili do të jetë tërësisht i dukshëm në të gjithë Italinë.

Ndërsa momenti më i rëndësishëm konsiderohet ora 23:30, momenti kur Hëna do të errësohet tërësisht nga hija e Tokës dhe do te zgjase deri në orën 2 të mëngjesit.

Edhe pse bëhet fjalë për një eklips të pjesshëm Hëna gjithsesi do të duket kuqe. Fenomeni mund të shihet me sy të lirë pa patur nevojën e syzeve të veçanta.

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending