“Shqiptarët do t’a izolojnë Ramën”/ Paralajmërimi i fortë i Vasilit – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Shqiptarët do t’a izolojnë Ramën”/ Paralajmërimi i fortë i Vasilit

Publikuar

-

“Shqiptarët do ta izolojën Ramën”. Kështu shprehet ish kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa i referohet çështjes së rikthimit të vizave.

Në kundërpërgjigje të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se: “vizat nuk kanë asnjë shans të rikthehen”, Vasili na kujton përmes një videoje se Rama kështu garantoi edhe më herët para Parlamentit se qeveria holandeze nuk do ta çonte kërkesën në PE.

Ndërsa shton se Kryeministri po gënjen me qëllim që të izolojë shqiptarët.

Postimi i plotë

Edi Rama po na genjen prap per vizat,a ka turp ky!(VIDEO).

Edi Rama genjen shume, vazhdimisht dhe pacipesisht per vizat e shqiptareve.

Sot ne pergjigje te shqetesimit te z.Avramopulos per rrezikun e rikthimit te vizave per shqiptaret dhe preokupimit serioz te Presidentit Meta, Edi Rama na genjeu prap sot dhe tha:

“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen).”

Por ishte po ky Edi Rama, qe garantoi perpara parlamentit,se qeveria holandeze,sipas Rames, nuk do ta çonte ne BE kerkesen e Parlamenti Holandez per rivendosjen e vizave.(VIDEO).

Edi Rama po ben ç’mundet meqenese nuk e ndaloi dot liberalizimin e vizave ne vitin 2010,kur kercenonte qe 1 milion shqiptare do te shkonin ne Europe,tani po genjen me qellim,qe te arrije,qe te izoloje shqiptaret me cdo kusht.

LEXO EDHE:  "Luajnë vallen e hajdutëve"/ LSI sulmon Qeverinë

Por e sigurte eshte qe shqiptaret do ta izolojne fort…Edi Ramen.

Shiheni videon se si genjente Edi Rama ne parlament./CNA.al

Edi Rama po na genjen prap per vizat,a ka turp ky!(VIDEO).Edi Rama genjen shume, vazhdimisht dhe pacipesisht per vizat e shqiptareve.Sot ne pergjigje te shqetesimit te z.Avramopulos per rrezikun e rikthimit te vizave per shqiptaret dhe preokupimit serioz te Presidentit Meta, Edi Rama na genjeu prap sot dhe tha:“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen)."Por ishte po ky Edi Rama, qe garantoi perpara parlamentit,se qeveria holandeze,sipas Rames, nuk do ta çonte ne BE kerkesen e Parlamenti Holandez per rivendosjen e vizave.(VIDEO).Edi Rama po ben ç'mundet meqenese nuk e ndaloi dot liberalizimin e vizave ne vitin 2010,kur kercenonte qe 1 milion shqiptare do te shkonin ne Europe,tani po genjen me qellim,qe te arrije,qe te izoloje shqiptaret me cdo kusht.Por e sigurte eshte qe shqiptaret do ta izolojne fort…Edi Ramen.Shiheni videon se si genjente Edi Rama ne parlament.

Gepostet von Petrit Vasili am Dienstag, 18. Juni 2019

 

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

LEXO EDHE:  Video-Të gjitha “perlat” e Lulzim Bashës

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Haradinajt/ Noka thumbon Ramën

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

LEXO EDHE:  "Luajnë vallen e hajdutëve"/ LSI sulmon Qeverinë

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending