Connect with Us

Përgjimet/ Pse Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk bind

Aktualitet

Përgjimet/ Pse Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk bind

Publikuar

-

Njoftimi nga Prokuroria dje, kërkonte të orientonte gjithkënd drejt temave që lidhen me sekretin hetimor dhe drejt debatit për rrugën që kanë ndjekur transkriptet e përgjimeve nga zyrat e Prokurorise, deri tek faqet e Bild.

Me tone të ngritura, prokuroria duket sikur po kërkon përgjegjësit, por ka disa detaje që e bëjnë të pabesueshëm “hetimin” e sotëm të Prokurorisë.

Nga historia që dimë deri tani, rezulton se në Durrës, Vangjush Dako  ka rënë në përgjim, sepse ka dalë me biseda midis tyre dhe me ta, gjatë hetimit të nisur nga Prokuroria ndaj një bande që ish në përgjim për trafiqe.

Po në qytetet e tjera?

Si ka rënë në përgjim Pjerin Ndreu në Lezhë?

Si ka rënë në përgjim Damian Gjiknuri në Dibër?

Prokuroria ishte edhe në Lezhë, edhe në Dibër në ndjekje trafiqesh?

Nëse, PO cili është grupi kriminal ndaj të cilit veproi Prokuroria?

Në Lezhë dhe Dibër, Prokuroria po hetonte krime zgjedhjesh?

Apo jemi përpara një rasti kur Prokuroria dhe mjetet e hetimit proaktiv, janë përdorur brutalisht për marrje informacionesh për një palë politike, në shërbim të tjetrës?

Nga bisedat kuptohet që bisedat e lidhura me Dibrën, janë edhe më të hershme. Ato nuk i përkasin zgjedhjeve për Kuvendin, por zgjedhjeve të pjesshme lokale në Dibër.

Përpara se të vlerësojmë se çdo të thotë “akuza” për nxjerrje sekreti e formuluar dje nga Krimet e Rënda, duhet të dime se si, ndaj kujt dhe pse nisi përgjimi në Dibër.

Nëse bëhet fjalë për një hetim të nisur për vepra penale të lidhura me zgjedhjet, atëherë veprat penale të konsumuara nga ekipet e Prokurorisë në Dibër, janë edhe më të rënda se ato për të cilat duhen  akuzuar sot prokurorët e aksit Kavajë-Durrës.

Nëse ka grup të oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe prokurorë që kanë prishur provat në segmentin Durrës-Kavajë, të njëjtën gjë kanë bërë edhe grupe të tjera  të oficerëve të policisë gjyqësore, në Lezhë, Dibër apo gjetkë.

Dhe në Dibër e Lezhë, lista e veprave të konsumuara gjatë ushtrimit të funksioneve, mund të zgjatet me një liste veprash të lidhura me shpërdorimin e detyrës.

Donika Prela nuk mund të ngrejë akuzs vetëm për nxjerrje sekreti hetimor.

Nuk ka sekret hetimor, sa kohë ka vetëm përgjime nëpër CD.

Përgjimi është veprim procedural që të çon te prova. Nuk është provë.

Nëse e studion dosjen ne total, ka veprime të njëjta të Prokurorisë dhe sjellje identike të tyre si në Durrës, Kavajë, Lezhë, Dibër etj, me të cilat ata nuk kanë bërë të mundur sigurimin e provave, por de fakto kanë prishur provat, duke mos shfrytëzuar pergjimet proaktive për çështje të lidhura me detyrën.

Nuk mund të përbëjë sekret hetimor një lëndë që nuk është provë dhe si e tillë nuk është formatuar kurrë si provë e gatshme për një proces penal.

Donika Prela sot mund të ngrejë akuzat për shpërdorim të rëndë të detyrës të oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe dhe prokurorëve, për favorizim të krimit, shpërdorim të detyrës, për përfitime personale (garancitë politike janë një prej tyre) etj.  Por, jo për nxjerrje sekreti.

Nuk mund të gezojë statusin si “sekret” diçka që procedurialisht ka vlerën ZERO.

Konkluzioni i vetëm i arsyeshëm është që Prokuroria e sotme po mbron Prokurorinë e djeshme.

Ato përgjime mund të mos jenë prova për Vangjush Dakon, për Damian Gjiknurin dhe Pjerin Ndreun  (megjithëse aty rezulton përdorim i resurseve shtetërore për fushatë), por nga bisedat mund të vlerësohet gjithsesi se këta zyrtarë, secili prej tyre ka bërë veprime të cilat përbëjnë shkelje të Kodit Penal.

Dhe Prokuroria, në rastin më të mirë, një segment i tërë i saj, kanë heshtur duke mbrojtur dhe garantuar shkelësit e ligjit.

Sa i takon moralit te personave politik të pëfshire në ato biseda,  me ose pa vlere procedurale penale, janë absolutisht veprime moralisht të dënueshme si sjellje politike.

Përtej veprave penale në veprimtarinë politike, a ka një standart moral sot mazhoranca, në emër të të cilit, të gjithë këta dhe secili prej tyre duhet të marrin përgjegjësinë politike?

Sa i takon Prokurorisë, në analizë si më sipër, besojme se formulimi i “akuzës” për nxjerrje sekreti, bëhet për të rivarrosur dosjet penale dhe jo për të nxjerrë të vërtetat.

Të vërtetat mund t’i nxjerrë një hetim i vërtetë dhe dalja e përgjegjësive dhe e përgjegjësve për çdo veprim, ose mosveprim të ekipeve të Prokurorisë që prej ditës kur ato biseda ndodhnin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk mund te tallet kaq keq me shqiptarët./CNA.al

 

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite e mbushur me bashkëpunim, hare dhe alegri do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni ndjenja te forta si asnjëherë me pare. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura interesante te cilat mire është te mos i refuzojnë. Saturni do jete pozicionuar shume keq ne sektorin e financave kështu qe bëni kujdes para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift nuk do jete gjithë kohës e mbrojtur sot. Here pas here do keni edhe disa debate me partnerin, por për fatin e mire do i kuptoni shpejt gabimet qe do bëni dhe do dini te kërkoni edhe falje. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë lloj hapi sot sepse nuk është dite e përshtatshme. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin ne mënyrë qe mos keni vështirësi.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Marsi do nxite debate dhe vështirësi gjate gjithë kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Do i vini ne pah njeri-tjetrit te gjitha defektet dhe do ju duket sikur vete jeni perfektë. Beqaret ka mundësi te jene impulsive dhe do bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin financiar, po nuk u treguat vigjilente, problemet do ju shumëfishohen dhe nuk do dini çfarë te bëni me pas.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Për fat te mire jeta juaj ne çift ka për te qene e qete sot. Te dy palët do jene te logjikshëm dhe nuk do cenojnë lirinë e pavarësinë e tjetrit. Beqaret mund te hedhin papritur hapa te cilat do ua ndryshojnë jetën dhe do i bëjnë t’iu rrahe zemra shume fort. Me shpenzimet do jeni goxha impulsive dhe kjo mund ta përkeqësoje ndjeshëm situatën. Do gjendeni ne vështirësi ne disa çaste.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite shume e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Emocionet do jene gjithë kohës te këndshme, por nuk do ketë ndonjë pasion te zjarrte. Beqaret do ndihen për mrekulli ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm ta ndryshojnë statusin e tyre. buxheti nuk do jete aspak i favorshëm. Mundohuni te jeni sa me te logjikshëm me çdo shpenzim sepse përndryshe do vuani pasojat.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do jeni bashkëpunues, tolerante dhe do dashuroheni pa dorashka me njeri-tjetrin. Beqaret do jene diskrete dhe nuk do i tregojnë askujt për pëlqimet qe mund te kenë. Edhe joshjen do e bëjnë me shume maturi. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe do i lejoni vetes disa investime te vogla, por qe do e ndryshojnë tej mase te ardhmen.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Planetët dhe veçanërisht Merkuri do e favorizojnë jetën tuaj ne çift sot dhe do e bëjnë atë shume me te bukur. Do ndiheni vërtet me fat qe keni dike si partneri ne krah. Beqaret mire është qe te mos nxitohen edhe sikur dikush t’iu pëlqejë jashtëzakonisht. Buxhetin do e keni gjithë kohës ne vëmendje. Me menaxhimin qe do i bëni atij nuk keni për te pasur vështirësi.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Sot do keni shume dyshime për ndjenjat e partnerit tuaj dhe ne disa momente do bini ne mendime për hapat qe do hidhni me tej. E mira është qe para se te veproni te flisni hapur me partnerin. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do fillojnë edhe lidhje afatgjata. Ne planin financiar gjendja do ketë përmirësime te konsiderueshme kështu qe mund te përfitoni për te ndihmuar edhe familjaret me probleme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Nëse jeta juaj ne çift ka qene delikate kohet e fundit, edhe sot gjendja do mbetet e njëjtë. Partneri do ndikohet shume nga personat qe e rrethojnë dhe mund t’iu thotë gjera te gabuara. Beqaret do fillojnë një romance te bukur dhe te veçante. Ne planin financiar yjet do ju bëjnë te pamatur dhe mund te kryeni shpenzime te tepruara. Po nuk morët masa keni për te pasur probleme akoma me serioze.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Sot, për juve qe jeni ne një lidhje, do zgjidhen shume probleme e mosmarrëveshje. Me ne fund do merrni fryme lirisht dhe nuk do keni asnjë tronditje. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen për te filluar një lidhje, por papritur do ju ndodhe diçka e paimagjinueshme dhe e jashtëzakonshme. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu qe mund te përfitoni për t’i kryer shpenzimet për shtëpinë.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Mos kërkoni te jeni dominues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse do përballeni me probleme e debate te forta. Mundohuni te bashkëpunoni sa me shume dhe t’i merrni gjerat qetësisht. Beqaret ka mundësi te realizojnë takimet e ëndërruara, por nuk duhet te nxitojnë për asgjë. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe është sikur gjendja te jete e shkëlqyer.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Sido qe te vijnë punët ju duhet t’i kushtoni shume rëndësi jete ne çift. Partneri do ketë nevoje jetike për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga një person dhe ka gjasa qe te fillojnë ta joshin atë. E mira është qe para se te hedhin hapa te mëdha ta njohin edhe me mire atë. Ne planin financiar, te gjitha sakrificat e bëra do japin rezultat.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE