Mos hapja e negociatave/ Basha akuza të forta Ramës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Mos hapja e negociatave/ Basha akuza të forta Ramës

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka bërë kryeministrin Edi Rama fajtorin e vetëm për moshapjen e negociatave këtë Qershor, si dhe për shtyrjen e tyre në Tetor.

Në një deklaratë për mediat, Basha ka bërë thirrje që qytetarët të mos gënjehen nga propaganda e Ramës, që evropianët janë racistë.

Sipas tij, Evropa i do shqiptarët, por nuk do krimin, korrupsionin dhe politikanët e inkriminuar.

“Sot Sqipërisë iu mohua hapja e negociatave. Edhe pse e dinim, sërish është një lajm i hidhur, që edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit vazhdojmë të mbetemi jashtë Evropës. Propaganda e Ramës dhe mercenarëve të tij, do të përpiqen ta mohojnë dhe t’ja mveshin fajin të tjerëve. Do t’ja mveshë opozitës që nuk rri urtë, do të fajësojë botën”, – ka thenë Basha. I cili në në vijim ka adresuar thirrjen:

LEXO EDHE:  Negociatat/ Presidentja e re e KE mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Mos u gënjeni nga propaganda e tij. Ka vetëm një përgjegjës, Edi Rama dhe qeveria e tij. Ka vetëm një arsye, korrupsioni. Negociatat do të ishin hapur nëse nuk do të kishte korrupsion. Mos dëgjoni hemimin e Ramës që thotë se evropianët janë racistë. Ajo na ka mbajtur me bukë, ajo na dhuroi miliarda për rrugë. Evropa na hoqi vizat. Evropianët na hapën dyert në çdo qytet dhe fshat. Nuk janë kundër Shqipërisë, janë kundër krimit. Nuk duan të mbajnë larg shqiptarët, por qeveritarët”, -ka thënë Basha./CNA.al

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

LEXO EDHE:  Ç’të bën borxhi, s’ta bën Zoti/ Si e “groposi” Edi Rama Irfan Hysenbelliun

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Presidentja e re e KE mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

LEXO EDHE:  Kapiteni i Kombëtares i bën thirrje Edi Ramës/ "Hajde shemb Pallatin e Sportit se të ndihmojmë"

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending