Connect with Us

“Momente lumturie dhe krenarie”/ Reperja shqiptare diplomohet dhe tregon planet e saj

Aktualitet

“Momente lumturie dhe krenarie”/ Reperja shqiptare diplomohet dhe tregon planet e saj

Publikuar

-

Reperja shqiptare Tayna u bë e famshme në vitin 2018 me suksesin e këngës “Columbiana” dhe me hitet që pasuan në muajt në vijim.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një foto të vetën me kapelën e studentit të diplomuar dhe rrotullën e diplomës në dorë.

“Momente lumturie dhe krenarie”, shkruajti Tayna.

Në dhjetor, reperja u shpreh në një intervistë për “Express” se kishte vendosur që pavarësisht të gjithave, të mos hiqte dorë nga shkollimi.

“Gjithmonë edukimin kam pasë të rëndësishëm dhe ma merr mendja me thënë “S’kam fakultet” në ditët e sotme nuk është shumë lavd. Unë jam pro edukimit dhe më pasë një diplomë përveç karrierës, më pas edhe një plan B se këndimi nuk zgjat gjithë jetën”.

Ajo sapo përfundoi vitin e tretë bachelor për shkenca kompjuterike.

 

Aktualitet

Fansat më të zjarrtë në botë/ Luana merr suprizën e veçantë pas koncertit

Publikuar

-

Shpesh herë moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca poston në llogarinë e saj në Instagram surprizat e veçanta që ka marrë nga fansat e saj të zjarrtë.

Gjithashtu së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një video ku tregon surprizën e këndshme që i kanë bërë fansat pas një koncerti të zjarrtë që ka mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Mjaft e emocionuar Luana shfleton fletët që ata i kanë dhuruar dhe tek secila prej tyre ka nga një dedikim.

Ata kanë zgjedhur të printojnë foto të këngëtares dhe poshtë tyre shprehin admirimin që kanë për të.

Një fans duket se ka kaluar përtej fotove dhe Luana ka zbuluar se ai i ka bërë dhuratë një varëse.

Kjo dhuratë duket se i ka pëlqyer shumë moderatores dhe e ka vendosur menjëherë.

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vetting brenda PD-së/ Aldo Bumçi: Ky është momenti më frymëzues

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi ka folur sot edhe për vettingun e brendshëm në partinë, në të cilën bën pjesë.

I ftuar në A2 CNN, Bumçi tha se Vettingu brenda PD-së do të jetë një “sitë”, për integritetin e figurave që do të nxjerrë para qytetarëve.

“Integriteti i figurave që kjo parti do t’i nxjerrë para qytetarëve. Kjo do të jetë një lloj site. Vlera është në momentin që flasim. Vitet e fundit pati një shkarje të rëndë në demokracinë e vendit, por nuk ishte problemi në atë që bëmë në të kaluarën, por çfarë po bënin në atë moment. Në këtë moment, PD vendosi të kishte kriteret e saj për të qenë së më përfaqësuese në vlerat e saj. Ne kemi bashkëpunuar ngushtësisht me Partinë Konservatore britanike”, tha Bumçi.

Gjithashtu, Bumçi tha se kjo verë e gjen PD-në të gjallë , në momentin më frymëzues.

“Kjo verë e gjen PD-në të gjallë, në këmbë dhe më frymëzuese në këto 6 vite. Jo vetëm në këto 6 vite, por edhe pak më shumë. Ky është momenti më frymëzues në PD. Treguesit janë aty. Është rikthyer i gjithë elektorati i djathtë. Në 2017-ën ne ramë ndjeshëm me rreth 200 mijë vota. Kanë ndryshuar disa gjëra. Qytetarët kishin nevojë për akte të forta për të fituar besimin. Çadra ishte një vendim i drejtë, por mënyra se si u zhvillua fushata krijoi një moment besimi. Pas zgjedhjeve të 2017-ës ka qenë momenti më i ulët, mendoj që pas 1997, por ishte një krizë akute”, u shpreh ish-deputeti demokrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Merrnin rryshfet nga shkelësit e ligjit/ Ndëshkohen 5 efektivë policie 

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë jep masat e sigurisë për 5 punonjës policie dhe një qytetar.

Sipas Report TV, punonjësit e policisë akuzohen se u merrnin shoferëve që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u hequr patentën.

Tre prej tyre prej tyre janë lënë në arrest shtëpie ndërsa dy të tjerë u pezulluan nga detyra. Ndërkohë që qytetari akuzuar si i përfshirë në këtë skemë korrupsioni u la në ‘detyrim paraqitje.

Masa e vendosura:

“Arrest me burg” për punonjësin e policisë Fiqiri Xhani, 58 vjeç, nga Tirana;

Duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile (fëmijë nën moshën 3 vjeç) caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest shtëpiak” për punonjësen e policisë Afinisa Metani, 25 vjeçe, nga Tirana;

“Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Bujar Allko, 48 vjeç, nga Tirana;

“Pezullim i ushtrimit të detyrës”, për punonjësin e policisë Emiljano Kaceli, 28 vjeç, nga Tirana;

“Pezullim i ushtrimit të detyrës” për punonjësin e policisë Florjan Dimraj, 38 vjeç, nga Tirana;

– “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Fatjon Luga , 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

 

LEXO TE PLOTE