Largoni djersën nga trupi juaj/ Zbuloni disa nga mënyrat më efikase – CNA
Connect with us

Life Style

Largoni djersën nga trupi juaj/ Zbuloni disa nga mënyrat më efikase

Publikuar

-

Për shkak të temperaturave të larta është e pashmangshme djersitja. Edhe pse është në nga mënyrat natyrale për të liruar trupin nga toksinat. Ndodh që disa njerëz djersijnë pak dhe disa të tjerë shumë, por kjo ka të bëjë me një çrregullim që quhet hiperhidrozë. Disa nga shkaqet patologjike te djersitjes së tepërt janë: Hipoglukemia, ankthi, depresioni, HIV-i, apo çrregullimet me gjëndra.

Por ja disa mënyra që mund t’iu shpëtojnë nga djersitja:

Aplikoni deodorant- Sigurisht që aplikimi i deodorantit është i domosdoshëm. Aplikojeni atë që në mëngjes, në mënyrë që të parandaloni djersitjen e tepërt gjatë ditës.

Shmangni ushqimet pikante- Disa ushqime siç janë specat dhe erëza të tjera përmbajnë vajra, të cilat stimulojnë gjëndrat e djersës dhe i japin trupit aromë të pakëndshme. Qepa dhe hudhrat gjithashtu shkaktojnë aromë të keqe në trup.

Zvogëloni konsumimin e kafesë- Kafeja mund të jetë arsyeja, që ju jeni duke u djersitur shumë, prandaj shmangia e konsumimit të shpeshtë të kafesë mund ta zvogëlojë prodhimin e djersës.

Konsumoni shumë ujë- Uji është shumë i dobishëm për çdo proces në organizëm. Ai e ushqen lëkurën dhe e hidraton atë.

Nëse krijoni shprehi të konsumimit të ujit atëherë krahas efekteve të tjera pozitive, ju do të djersiteni më pak dhe do të ulni temperature e trupit.

Humbni peshë- Yndyra e tepërt e trupit vepron si stimulues i gjëndrave që prodhojnë djersë.

Sa më shumë dhjam që keni aq më shumë do të djersiteni, për këtë arsye humbja e peshës është shumë e mirë për shumë procese në organizëm.

Aktualitet

Afërdita Dreshaj feston 33 vjetorin e lindjes/ Bashkëshorti i saj i bën urimin e veçantë

Publikuar

-

Ditën e sotme, këngëtarja shumë e dashur për publikun Afërdita Dreshaj feston 33 vjetorin e lindje së saj. Dhuratat e para Afërdita i ka marrë që ditën e djeshme nga e motra.

Këngëtarja ka marrë shumë urime nga miqtë dhe familjarët e saj por ai që ka tërhequr gjithë vëmendjen është urimi i bashkëshortit të saj Jakub Kindl, i cili shkruan fjalët më të bukura dhe të ndjera për gruan e tij.

“Gëzuar ditëlindjen për një njeri special i cili po i sjell shumë gëzim zemrës sime. Jam falenderues për çdo moment që kalojmë bashkë dhe shpresoj që lumturia jonë mos të mbarojë asnjëherë”,- ka shkruar sportisti në postimin e tij në ‘Instagram’ së bashku me një galeri fotosh të Afërditës gjatë momenteve më speciale të tyre.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Marrëveshje 70 milionë dollarëshe/ Aktori i famshëm tundohet nga oferta e gjigantit të filmave

Publikuar

-

Aktori i famshëm, Eddie Murphy, flitet se do të marrë një shumë të madhe parash nga gjiganti i filmave, Netflix.

Sipas TMZ 58 vjeçari do të rikthehet sërish te komeditë dhe po negocion një marrëveshje, e cila vlen rreth 70 milionë dollarë.

Kjo ofertë e majme vjen si pasojë e famës dhe suksesit që ka patur në filmat e mëparshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Wow! Nuk përmbahet Ingrit Gjoni/ Surprizon ndjekësit me foton e fundit

Publikuar

-

Këngëtarja Ingrit Gjoni i ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj me foton e fundit. Para disa orësh këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet nudo, teksa ka hedhur mbi shpatulla një pallto.

Menjëherë pas publikimit të fotos, ndjekësit kanë vërshuar me komentet e tyre komplimentuese dhe pëlqimet ndaj saj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii) on

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending