KQZ sfidon Metën/ “Ultimatum” kryebashkiakëve   – CNA
Connect with us

Aktualitet

KQZ sfidon Metën/ “Ultimatum” kryebashkiakëve  

Publikuar

-

Pavarësisht dekretit të presidentit Meta, i cili shfuqizoi datën 30 qershor, si ditën e zgjedhjeve, KQZ vijon procesin për garën për pushtetin vendor.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar sot zyrtarisht edhe në lidhje me kërkesën e kryebashkiakëve të djathtë, të cilët kërkuan lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur Vendet e Numërimit të Votave të Zonave të administrimit Zgjedhor.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj e cilësoi këtë kërkesë, si tejkalim të kompetencave të pushtetit vendor.

“Disa kryetarë bashkie me shkresa drejtuar KZAZ-ve kanë kërkuar, lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur Vendet e Numërimit të Votave të Zonave të administrimit Zgjedhor, të caktuara me vendime nga KQZ, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla), në administrim dhe pronësi nga këto bashki.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave, të drejtave dhe detyrave të njohura nga Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Në vijim të deklaratës së datës 14.06.2019, KQZ ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprime që pengojnë administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, veprime të cilat cënojnë kompetencat dhe të drejtën e KQZ-së dhe KZAZ-ve,pjesë ë administratës së saj, në ushtrimin e funksioneve administrative publike të parashikuar nga Kodi Zgjedhor dhe legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë.”-tha ndër të tjera Drilona Hoxhaj.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e KQZ-së, lidhur me veprimet e disa kryetarëve të bashkive.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, urdhërimet e Kodit Zgjedhor, në parimet dhe përcaktimet e kuadrit ligjor që regullon veprimtarinë e organeve administrative, në përmbushje të misionit, detryave dhe përgjegjsive, vijon punën për administrimin e procesit zgjedhor, të datë 30 qershor 2019.

Disa kryetarë bashkie me shkresa drejtuar KZAZ-ve kanë kërkuar, lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur Vendet e Numërimit të Votave të Zonave të administrimit Zgjedhor, të caktuara me vendime nga KQZ, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla), në administrim dhe pronësi nga këto bashki.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave, të drejtave dhe detyrave të njohura nga Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Në vijim të deklaratës së datës 14.06.2019, KQZ ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprime që pengojnë administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, veprime të cilat cënojnë kompetencat dhe të drejtën e KQZ-së dhe KZAZ-ve,pjesë ë administratës së saj, në ushtrimin e funksioneve administrative publike të parashikuar nga Kodi Zgjedhor dhe legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Çlirim Gjata nxjerr emrat/ “Ja kush janë kriminelët që duan të shkarkojnë Metën”

Kuvendi i Shqipërisë përmes Rezolutës, datë 10.06.2018:

–       ka shprehur mbështetjen për qëndrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor duke inkurajuar KQZ të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore, të datës 30 qershor 2019, në zbatim të dekretit të Presidentit nr. 10 928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”;

     i bën thirrje të gjitha organeve publike, që ngarkon ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendorë të datës 30 qershor 2019, të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit, datë 10.06.2019, për shfuqizimin e Dekretit nr. 10928, datë 5.11.2019, dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, çdo kërkesë apo veprim për të cilat, Ligji 139/2015, nuk i parashikon në kompetencë Organeve të Qeverisjes Vendore, të cilat shkelin në thelb Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe parimet e përgjithshme parashikuar në nenin 3 të tij, i konsideron cënim të veprimtarisë institucionale, marrëdhënieve juridike të vendosura me ligj, mospërmbushje të regullt të detyrës nga ana e tyre, me pasoja të rënda për  interesat e zgjedhësve dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të datës 30 qershor 2019, dhe do t’i drejtohet organeve kompetente për të garantuar zbatimin e ligjit.

Ju kujtojmë se, veprime të tilla përbëjnë vepër penale sipas nenit 248 “Shpërdorim i detyrës”, nenit 325 “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe nenit 326/a “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Penalizimi për këto vepra, është edhe shkak për moszgjedhje/mosemërim në funksionet publike, sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” (dekriminalizimi).

Duke kërkuar mos ndërhyrjen për çështje që janë kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shprehim besimin për angazhimin në përputhje me misionin e vetëqeverisjes vendore për të siguruar qeverisje të efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të  sanksionuara në Kushtetutë dhe ligje të tjera.

Aktualitet

Casillas u tërhoq pas problemeve në zemër/ E zëvendëson gjiganti gjerman

Publikuar

-

Iker Casillas nuk do të luajë, më për shkak të problemeve në zemër, ndaj prej kohësh drejtuesit e Portos janë në kërkim të portierit të ri për skuadrën. Buffon, që ishte në krye të listës, preferoi rikthimin tek Juventusi, ndërsa tani emri i përzgjedhur është Kevin Trapp.

“Gardiani” gjerman, që sezonin e kaluar u huazua tek Eintracht Frankfurti, ka eksperiencën e duhur, sipas drejtuesve, dhe do të ishte pasuesi ideal i Casillasit, ndërsa transferimi i tij favorizohet edhe nga fakti që 29-vjeçari ka vetëm një vit kontratë të mbetur me PSG-në.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Basha takim “kokë me kokë” me Metën

Duke mos pranuar rinovimin, drejtuesit janë të detyruar të pranojnë ofertën 5 milionë euro nga Porto, plus bonuset, në varësi të rezultateve të skuadrës së tij të ardhshme.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Belica lëshon deklaratën e papritur: Ne nuk e pësojmë si Kukësi

Publikuar

-

By

Egzon Belica është një lider i vërtetë në mbrojtjen e Partizanit, por me ndryshimet e fundit, strugani duhet të përshtatet me partnerin e ri, Eno Bitri. Faktori B (Belica-Bitri) funksionoi shumë mirë në ndeshjen e parë me Karabakun dhe në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, Egzoni shprehu optimizëm për transfertën e Bakusë.

Sipas Belicës, Partizani e tregoi veten në ndeshjen e parë, ndonëse pakkush besonte, ndaj ai parashikon se ecuria e mirë do të shfaqet edhe nesër, ku pritet që ekipi të jetë i kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Por guximin nuk e anashkalon, pasi ai parashikon se “demat” do ta gjejnë golin ndaj Karabakut me shpresën që të jenë ata që do të kualifikohen.

Belica flet me superlativa për Bitrin dhe shpreson që edhe në Baku mbrojtja dhe Partizani të tregojnë veten dhe të marrin suksesin. Le të shpresohet që “muri i kuq” të mbetet i pakalueshëm edhe në Baku. Strugani deklaroi se Partizani do të japë maksimumin që të mos ketë fatin e Kukësit në vitin e shkuar ndaj Karabakut.

Barazimi në ndeshjen e parë, a ju bën optimistë për tranfertën e Bakusë?

Askush nuk e priste që Partizani të bënte atë paraqitje në ndeshjen e parë me Karabakun. Mendoj se zhvilluam një lojë të mirë dhe për mendimin tim, morëm edhe një rezultat të mirë. Ndoshta u mbrojtëm më shumë sesa duhet, por them se ishte mënyra e vetme për t’i bërë ballë një ekipi të fortë si Karabaku. Në Baku do të shkojmë që të bëjmë ndeshjen tonë. Do të luftojmë dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe me shpresë të shënojmë edhe një gol që të na japë mundësinë për kualifikim.

LEXO EDHE:  Debati për zgjedhjet e 30 Qershorit/ PD "dhëmbë për dhëmbë" me KQZ

Ju vjen keq që shtylla ju mohoi golin në takimin e parë?

Ajo që ndodhi nuk ishte rastësi, pasi ne i kemi praktikuar shpesh në stërvitje goditje të tilla nga pozicionet standarde. Atë aksion e kemi praktikuar edhe gjatë fazës në Slloveni, por edhe  për ndeshjen me Karabakun. Do të provojmë që të njëjtën gjë ta bëjmë edhe në sfidën e kthimit dhe shpresoj që të shënojmë dhe kësaj radhe të mos na ndalë shtylla.

I druheni se mund të keni fatin e Kukësit, që para një viti barazuan 0-0 me azerët dhe u mundën thellë në Baku?

Ne do të shkojmë të bëjmë lojën tonë dhe të japim maksimumin në fushë. Kukësi u mund 3-0 atje, por me shpresë kjo gjë nuk do të ndodhë me Partizanin nesër në Azerbajxhan. Ne do të shkojmë atje për të treguar veten dhe për të dhënë maksimumin, pastaj do të jetë fusha e lojës ajo që të bëjë dallimin.

A do të jeni të kujdesshëm si në ndeshjen e parë, apo do të guxoni më shumë në Azerbajxhan?

Besoj do të jemi edhe më të kujdesshëm. Do të provojmë të guxojmë, por në shumicën e lojës sonë do të jemi të kujdesshëm.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Po me Arbenin ç’patën?”/ Agron Duka në krah të Malajt  

Publikuar

-

By

duka

Kreu i PAA-së, Agron Duka ka reaguar në lidhje me kërkesën e mazhorancës për të shkarkuar nga detyra Anëtarin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka shkruan se Malaj është “armiku” i radhës i qeverisë.

“Pas Presidentit, radhën për t’u shpallur armik publik e ka Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Si në rastin e Presidentit, vetë e kandiduan, vetë e votuan dhe vetë po kërkojnë ta shkarkojnë. Lind pyetja: Po me Arbenin ç’patën?”-shkruan Duka.

LEXO EDHE:  Pas takimit me Metën/ Basha takim urgjent me aleatët

Më tej, ai thekson se pretendimi se Malaj ka kryer ‘shkelje të rënda të etikës’, pasi ka nënvizuar problematikat e shumta të kësaj mazhorance, është paradoksale dhe qesharake.

“Sidomos kur këto akuza ngrihen nga një shumicë e përgjuar duke shkelur me këmbë lirinë e votës. Mendimi ndryshe është një virtyt dhe jo një shqetësim për një shoqëri demokratike. Duhet inkurajuar dhe jo ndëshkuar!”-përfundon postimin e tij Agron Duka./ CNA.al

PS kërkoi “kokën” e Malajt/ Ish-ministri flet me emra, zbardh mesazhet kërcënuese

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending