“Ik në Francë rrit thonjtë dhe ha makarona”/ Lefter Maliqi thirrje Ramës – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Ik në Francë rrit thonjtë dhe ha makarona”/ Lefter Maliqi thirrje Ramës

Publikuar

-

Deputeti Lefter Maliqi i ka bërë sërish thirrje kryeministrit Rama që të reflektojë për situatën politike në vend dhe të mos e çojë Shqipërinë më 30 qershor në katastrofë.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi i sugjeron Kryeministrit që të përballet në terren të hapur në kushte të barabarta.

Më tej i këshillon, që t’i kthehet jetës së mëparshme dhe të pikturojë Rilindjen në Francë.

Postimi i plotë

Mbaje veten Kalorës.Hiq dorë nga fallxhoret dhe doktorët ne shqiperi se te doli boja.Vizitohu te jesh mire. Pasi mekatet,genjeshtrat,prapaskenat,shitja e bashkëpunëtorëve,futja ne burg e disa prej tyre,mallkimet e nenave per prishjen e shtepive,futja ne burg per energji elektrike,per 3 gr droge etj,varferia,pasiguria ,zhgenjimi qe u bere socialisteve duke i sherbyer vetëm nje grup oligarkesh Rilindas dhe bandash te krimit qe plackiten pasurit,rrembyen tenderat,vodhen cgjeten perpara,blene,mashtruan,joshen,kercënuan votuesit,po te kthehen në makth. Hiq dore nga portokallia me Ertv e famshme,hiq dore nga tepsia ,hiq dore nga çmënduria e perplasjes civile te 30 Qershorit,hiq dore nga padia ndaj Gazetarit te Bildit.Mbaje fort veten se sot do të ngecin dhe negociatat dhe se shpejti kalores do mbetesh vetem me tao taon dhe ciu ciun.Hidhi nje sy filmit vdekja e kalit para se të cosh vendin në katastrof në 30 Qershor.Keqardhje per ty mbete lakuriq nga mendja,trupi,karakteri e dinjiteti.Beju pak burre,zbriti kalit,mbaj këmbet ne tokë hiq antiplumbin dhe perballu ne terren te hapur ne kushte te barabarta.Pas beteje ik prap në Francë rriti thonjt ha makarrona luaj basketboll po te doli koha pikturo Rilindjen./CNA.al

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

LEXO EDHE:  Ç’të bën borxhi, s’ta bën Zoti/ Si e “groposi” Edi Rama Irfan Hysenbelliun

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

LEXO EDHE:  Ç’të bën borxhi, s’ta bën Zoti/ Si e “groposi” Edi Rama Irfan Hysenbelliun

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

LEXO EDHE:  Ç’të bën borxhi, s’ta bën Zoti/ Si e “groposi” Edi Rama Irfan Hysenbelliun

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending