Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni – CNA
Connect with us

Aktualitet

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Publikuar

-

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur mirë shortin. Trajneri Ernest Gjoka, në një bisedë për SportEkspres.com, theksoi se një skuadër e vështirë e motivon skuadrën e tij ta përgatitë ndeshjen si duhet, sidomos në aspektin psikologjik.

“Unë mendoj se Debreceni është një nga skuadrat e forta të këtij grupi që kishim, është një ekip që ka një emër në futbollin hungarez. Më mirë kështu, pasi duke pasur një ekip të fortë përballë do të jemi edhe ne shumë të fortë psikologjikisht për ta përgatitur ndeshjen me kujdes dhe pse jo të mendojmë të kalojmë turin. Nuk është se kishim ndonjë dëshirë, shorti është short. Debreceni është një klub që ka një emër jo vetëm në Hungari, por edhe në kupat e Europës”, u shpreh Gjoka fillimisht.

Verilindorët vetëm një ditë më parë kanë nisur përgatitjet dhe trajneri i Kukësit deklaron se skuadra e tij do të jetë gati deri ditën e ndeshjes. “Deri para ndeshjes do të jemi gati, jo vetëm në elementët fizik dhe teknik-taktik. Do jemi gati edhe në aspektin psikologjik, pasi ndeshjet e Europës duan një përgatitje të lartë në këtë aspekt. Kjo është një nga armët kryesore tonat”, shtoi tekniku i Kukësit.

MERKATO – Emiljano Musta, Marko Van Basten Çela, ilir Avdyli dhe Bruno Lulaj janë afrimet e deritanishme te Kukësi. Gjoka pranon se kanë nevojë për afrime, por nuk duan të nxitohen. Ai thekson se duan të marrin lojtarë të saktë, të cilët nuk duhet të plotësojnë vetëm kriterin e të qenurit të mirë në fushë. Në futboll duhen edhe veti të tjera.

“Ne nuk është se kemi nevojë për shumë ndërhyrje, ndoshta na duhen 2 ose 3 lojtarë. Dy janë më të rëndësishmet, sidomos në pjesën e sulmit. Pjesa tjetër e skuadrës është, boshti është. Ndaj nuk po nxitohemi, duam që goditjet të jenë të sakta dhe të kenë gjithçka që ne kërkojmë, jo vetëm cilësitë si lojtarë, por edhe nga profesionale dhe qytetarë të jenë njerëz që të përshtaten sa më shpejt me mentalitetin shqiptar, me grupin dhe më pas të japin edhe maksimumin në lojë”, shtoi Gjoka.

REPARTI I SULMIT – Rexhinaldo, autor i 13 golave në kampionat sezonin e shkuar, vendosi të mos rinovojë kontratën me verilindorët. Edhe braziliani Uilliam Kordeiro u largua dhe firmosi te Partizani. Gjoka sigurisht kërkon lojtarë që t’i zëvendësojnë dhe të jenë pse jo edhe më të mirë se ata.

“Të dy ata që janë larguar kanë qenë lojtarë me cilësi. Sa duket ata nuk donin të rrinin më tek ne, donin të shikonin të ardhmen e tyre. Tani po shikojmë të plotësojmë grupin me lojtarë të tjerë me cilësi si ata, ose edhe më të mirë”, tha tekniku kryeqytetas, i cili më pas foli edhe për Valdet Ramën.

“Valdet Rama është lojtar i Kukësit. Vjen shumë shpejt në stërvitje. Këto ditë ka pasur një problem familjar, ndaj ka qenë larg. I kemi dhënë leje dhe brenda kësaj jave do jetë me skuadrën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë me Debrecenin”, përfundoi Gjoka.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lidhja e re e Dua Lipës/ Dy modelet “kërcënojnë” këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Dy modelet Gigi dhe Bella kanë “kërcënuar” këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Kjo e fundit pas ndarjes nga 31-vjeçari Isaac Carew, ka nisur një lidhje të re dashurie me 20-vjeçarin Anëar Hadid, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve.

Mediat rozë shkruajnë se dy motrat janë kundër kësaj lidhje. Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23 vjeçare Dua Lipa.

“Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending