Gjesti i kryqëzimit të gishtërinjve/ Zbulohet origjina e këtij veprimi – CNA
Connect with us

Kuriozitete

Gjesti i kryqëzimit të gishtërinjve/ Zbulohet origjina e këtij veprimi

Publikuar

-

Ndër gjestet më të përhapura dhe të përdorura të paktën një herë në jetë nga secili prej nesh është kryqëzimi i gishtave. Në ditët e sotme, ky gjest përdoret për të dëshiruar fat të mirë dhe për të mbrojtur veten nga fat i keq, kur themi një “jo të vërtetë” ose një “gënjeshtër”.

Kryqëzimi i gishtave është një nga gjestet gjerësisht të përdorura në të gjithë botën perëndimore për të hequr negativitetin dhe për të sjellë energji “të mirë” para se të bëjnë ndonjë gjest apo veprim të përshtatshëm. Është një gjest paragjykues që sjell fat të mirë. Por a e dini se si ka lindur ky gjest i njohur? Gjesti i kryqëzimit të gishtërinjve në të vërtetë ka origjinë fetare.

Në Mesjetë ky gjest ishte në modë, për të mbajtur larg djallin, syrin e keq dhe fatkeqësinë. Në atë kohë, besohej se djalli mund të arrinte shpirtrat që kalonin nëpër gishta dhe që atëherë dhe në vijim, zakonet e kalimit të gishtërinjve për të kërkuar mbrojtje hyjnore kryhen nga të gjithë.

Rituali supersticioz i kryqëzimit të gishtërinjve përdoret në disa vende të huaja. Përmendim këtu Britaninë e Madhe, ku kryqëzimi i gishtave përdoret për të shmangur syrin e keq.

Gjermanët zakonisht shtypin gishtin e një shoku për t’i dhënë atij një dëshirë apo fat të mirë, gjest i cili vjen nga fiset e lashta gjermane. Rituali apo gjestet me gishta gjithmonë favorizojnë një mbrojtje kundër fatkeqësive të fatit./ Burimi Top Channel

Kuriozitete

Cila është shprehja që ju përshtatet sipas shenjës së horoskopit? Zbulojeni këtu

Publikuar

-

Dashi – “Jam zotëruesi i fatit tim. Jam kapiteni i i shpirtit tim” (William Ernest Henley)

Demi – “Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë” (Friedrich Nietzsche)

Binjakët – “Një ditë e kaluar pa qeshur, është një ditë e çuar dëm” ( Charlie Chaplin)

Gaforrja – “Në fund vetëm 3 gjëra kanë rëndësi: Sa shumë ke dashur, sa me bujari ke jetuar, dhe sa në paqe i lë të shkojnë gjërat që nuk janë për ty” (Buddha)

Luani – “Dashuria jote më bën të fortë, urrejta më bën të pa ndalshëm (Ronaldo)

Virgjëresha – “Nuk ke jetuar sot, nëse nuk ke bërë diçka, për dikë që nuk mund të ta kthejë” (John Bunyan)

Peshorja – “Kur të ndalosh së prituri që njerëzit të jenë perfekt, do fillosh t’i pëlqesh për atë që janë” (Donald Miller)

Akrepi – “Të jesh burri më i pasur në varreza, nuk më intereson mua. Të shkosh në krevat çdo natë me shpresën se ke bërë diçka, kjo më intereson” (Steve Jobs)

Shigjetari – “Udhëto sa më shumë të mundesh, sa më larg të mundesh. Jeta nuk është për të jetuar në të njëjtin vend”

Bricjapi – “Ty të është dhënë jeta; është detyra jote të gjesh diçka të bukur në të, nuk ka rëndësi sa e vogël është” (Elizabeth Gilbert)

Ujori – “Qëllimi në jetë është t’i ndihmojmë të tjerët. Dhe nëse nuk i ndihmojmë dot, të paktëm mos t’i lëndojmë” (Dalai Lama)

Peshqit – “Gjëja më e bukur që mund të provosh, është të duash dhe të të duan” (Moulin Rouge)

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nëse doni të kaloni një makth, shikoni këtë film”/ Traileri miliona dollarësh “masakrohet” nga publiku

Publikuar

-

U mendua se do të ishte filmi i vitit, por të gjithë fansat e filmit “Cats” u zhgënjyen vetëm nga traileri i tij. Për çudinë e të gjithëve, ndjekësit në rrjet betohen se s’kanë parë gjë më të tmerrshme, pavarsisht milionave të investuara në të.

Një mori artistësh të famshëm pjesëmarrës në film si Taylor Swift, James Corden, Jennifer Hudson, Idris Elba, Jason Derulo, Judi Dench nuk arritën ta bënin trailerin tërheqës për sytë e publikut, që shpresonte se ai do të ishte filmi i vitit.

Ishte Taylor Swift, aktorja kryesore, ajo që publikoi në profilin e saj në Instagram trailerin por ndjekësit e kanë detytuar të bllokojë komentet për shkak të gjërave që kishin shkruar.

Madje, në “Twitter” kanë nisur të bëhen ‘meme’ me trailerin, i cili duket se është kthyer në kryefjalën e ditës.

“Nëse dikush dëshiron të kalojë një mankth sonte, le të shikojë trailerin e “The Cats”, ndërshkimi ynë për filtrat e snapchatit.”, shkruhet në një nga memet më të ripostuara.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sa i saktë është aplikacioni “FaceApp”/ Ja çfarë thonë ekspertët

Publikuar

-

Disa ditë më parë aplikacioni “FaceApp” i cili tregonte si dukeshin njerëzit të plakur dhe me rrudha , pushtoi rrjetet dhe shumë persona të famshëm u bënë “pre” e tij.

Aplikacioni u bë aq i përhapur sa përveç mediave më të rëndësishme, u përmend nga politikanë të ndryshëm, të cilët e quajtën një mënyrë ruse për të vjedhur të dhënat private të perëndimorëve, e madje u kërkua që të nisë një hetim nga FBI.

Por pyetja që mundon këdo është se sa i saktë mund të jetë parashikimi?

Për të vërtetuar këtë janë testuar foto të vjetra në të shihet se si kanë ndryshuar personazhet që e kanë përdorur.

Më poshtë janë disa raste të tilla.

Në foton e parë është aktori anglez, Sir Ian McKellen, në rini. Në foton e dytë është vjetrimi nga Faceapp. Në foton e tretë është si është plakur vërtet.

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending