Dhunë ndaj gruas e kunatës/ Arrestohen dy persona – CNA
Connect with us

Aktualitet

Dhunë ndaj gruas e kunatës/ Arrestohen dy persona

Publikuar

-

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.

Të arrestuarit janë A.D., 38 vjeç, banues në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, ditën e djeshme ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 30 vjeçare, për motive të dobëta.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës në lagjen “Pavarësia 2” këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri (gjuetie) e llojit “Shotgun” me 4 fishekë”.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Plagosen katër persona

Gjithashtu i arrestuari tjetër është shtetasi S. S., 46 vjeç, banues në Vlorë.. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” në ngarkim të shtetasit A.D”,- njofton policia./CNA.al

 

 

Aktualitet

“Monopol korruptiv me naftën”/ PD zbardh skemën korruptive

Publikuar

-

By

partia demokratike tirane

Ish deputeti demokrat Agron Shehaj, ka publikuar skemën e plotë që sipas tij tregon rrugën për vendosjen e një monopoli të ri në tregun e hidrokarbureve.

Sipas Shehajt, kompania “Noa Control” e fitoi tenderin në kundërshtim me kuadrin ligjor.

“Edi Rama krijon një monopol të ri në treg, duke dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant. Koncesioni, i vendosur në kundërshtim me vendimin e gjykatës përpezullimin e tenderit, është tregues i shtetit privat të Edi Ramës. Koncesioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet dhe ia jep ato klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij. Koncesion, bashkë me të gjitha koncesionet korruptive, do të anulohet nga PD. Kush vjedh shqiptarët, do të përballet me drejtësinë”, ka thënë Shehaj në një deklaratë për shtyp.

Deklarata e plotë:

Edi Rama ka vendosur të krijojë një monopol të ri në tregun e hidokarbureve, duke dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant.

Koncesioni, i vendosur në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, nuk sjell asnjë përfitim për shqiptarët.

Koncesioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet dhe ia jep ato klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Koncesion, bashkë me të gjitha koncesionet korruptive, do të anulohet nga PD. Kush vjedh shqiptarët, do të përballet me drejtësinë.

MINISTRIA SHPALL FITUES

  • Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ka shpallur fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të karburantit kompaninë Noa Control shpk.
  • Sipas Gjykatës Administrative të Tiranës, Tenderi për këtë koncesion është bërë në shkelje te ligjit.
  • Shpallja e fituesit te koncesionit është bërë duke shpërfillur vendimit e datës 27 maj 2019 të Gjykatës Administrative të Tiranës e cila vendosi pezullimin e tenderit.
  • Gjykata ka anulluar tenderin sepse “kriteret e dokumentacionit të koncesionit janë në kundërshtim me ligjin në fuqi” dhe urdhëron ministrinë të “ndryshojë kriteret dhe të fillojë tenderin nga fillimi”.

ÇFARË ËSHTË KONCESIONI I POMPAVE TË KARBURANTEVE?

 

  • Kontrolli i pompave të karburantit konsiston në kontrollin ligjor të instrumentave matës, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarës të karburanteve dhe gazit të lëngshëm.
  • Praktikisht, kontrollojnë shitësin që të mos mashtrojë konsumatorin në sasinë e karburantit.
  • Aktualisht kontrolli bëhet 2 herë në vit dhe qeveria arkëton pothuajse 60 euro për çdo kontroll.
  • Sot ky shërbim bëhet nga Drejtoria  e Metrologjisë dhe sjell në arkat e shtetit rreth 5 milionë euro në vit.
  • Me dhënien e këtij shërbimi në koncesion, nëse nuk ndryshon tarifa, kompania e përzgjedhur nga Rama do të përfitojë këtë shumë për 20 vitet e ardhshme.
  • Praktikisht 100 milionë euro nuk do të shkojnë më në arkën e shtetit por në xhepat e Ramës dhe miqve te tij.

 KRIJIMI I KOMPANISË NOA CONTROL DHE SI U PERZGJODH?

  • Kompania fituese e koncesionit është krijuar ne 2015
  • 1 vit pas krijimit kompania Noa Control shpk, në 2016, bën propozimin e pakërkuar për të marrë në koncesion shërbimin e kontrollit të pompave të karburantit.
  • Në qershor të 2018 qeveria pranon ofertën e pakërkuar dhe hap garën e tenderimit duke i dhënë kompanisë Noa bonusin prej 10 pikë.
  • Ne tetor 2018, para përfundimit të afatit për prezantimin e ofertave, kompania Penzoil i bën kerkes komisionit të prokurimeve publike të pezullojë garën e tenderimit sepse sipas saj kriteret e tenderit jane në kundërshtim me ligjin dhe parapercaktues të fituesit.
  • Komisioni urdhëron ministrinë të pezullojë tenderin dhe heton çështjen për rreth 4 muaj dhe në muajin shkurt 2019 vendos te rrezoj pretendimet e Kompanisë Penzoil.
  • Kompania Penzoil ankimon në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionit dhe kërkon shfuqizimin e ketij vendimi.
LEXO EDHE:  Lazarati nuk dorëzohet/ Rikthehet kultivimi i kanabisit, prangosen pesë persona

Në datën 27 maj 2019 gjykata vendos të pranojë kërkesën e Penzoil për shkelje të barazisë në tender. Gjykata shfuqizoi vendimin e Komisionit dhe urdhëroi             ministrinë te ndryshojë kriteret e dokumentacionit të tenderimit sepse janë në kundërshtim me ligjin në fuqi.

  • Ministria, në shkelje flagrante të ligjit dhe vendimit të gjykatës, shpall fitues kompaninë Noa Control.

ARSYET PSE MENDOJMË QE KY KONCESION ËSHTË KORRUPTIV DHE ËSHTË DHËNË NË SHKELJE TË LIGJIT?

Eshte shkelur haptaz ligji per koncesione, sepse Vendimi për të privatizuar këtë shërbim nëpërmjet koncesionit nuk është marrë ne baze te një analize                     kosto/përfitime per shtetin shqiptar. Ky shërbim sjell shumë përfitime ne arkat e shtetit, ka një kosto shumë të ulët ekzekutimi dhe Drejtoria e                                   Përgjithshme e Metrologjisë do të vazhdojë të operojë edhe pas dhënies së koncesionit.

  • Kompania Noa Control është krijuar enkas për të propozuar dhe fituar këtë koncesion.
  • Te gjitha vendimet e marra nga qeveria jane në favor të kompanisë propozuese të tenderit.
  • Qeveria shperfill vendimin e Gjykatës, dhunon shtetin e së drejtës dhe kryen nje veper penale per te favorizuar nje kompani ne tender
  • Investimi është prej vetëm 600.000 euro, kurse perfitimet jane shumë herë më te medha, 100 milionë euro.
  • Kohëzgjatja prej 20 vjetesh është e pajustifikueshme, ka si qëllim vetëm krijimin e nje monopoli.

CILI ESHTE QELLIMI I KETIJ KONCESIONI?

 

  • Këmbëngulja me shpalljen e fituesit te koncesionit tregon qartas që skema e këtij koncesioni ka për qëllim të vetëm përfitimin prej 100 milionë euro te Ramës dhe miqve të vet.
  • Rama po implementon një strategji të mirëfilltë për kapjen afatgjatë të ekonomisë dhe tregut në Shqipëri.
  • Koncesionet dhe PPP, si e ka vënë në dukje edhe departamenti amerikan i shtetit, janë një instrument që i jep mundësi Ramës të krijojë nje rrjet grabitqaresh, bashkë me të cilët, synon të mbajë pushtetin dhe të ndajë përfitimet.
  • Kjo qeveri vepron si një organizatë kriminale, në shkelje flagrante të ligjeve dhe kushtetutës së Shqipërisë dhe në kushte pandeshkueshmerie të garantuar nga kapja dhe kontrolli mbi prokurorinë.
  • Partia Demokratike nuk do ndalojë së denoncuar vjedhjet e qeverise “Rama”.

Ky koncesion, bashkë me të gjitha koncesionet korruptive, do të anulohen nga Partia Demokratike.

  • Me ardhjen në pushtet me anë të votës së lirë të shqiptarëve të gjithë ata që sot po vjedhin shqiptarët, do të përballen me drejtësinë./CNA.al
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sulmi ndaj policisë në Elbasan/ Zbulohet kujt i përkasin shenjat e gishtërinjve

Publikuar

-

By

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi provat shkresore të Prokurorisë, për ngjarjen e Elbasanit, ku u përplas makina e Policisë përballë tregut Agro-Ushqimor në vitin 2017.

Duke iu referuar relatimit të prokurorit, duket se dy provat më të forta të Krimeve të Rënda për identifikimin e autorëve, janë shenjat e gishtave të gjetura në krahun e pasagjerit në “Audin” e zi dhe një cigare puro, ku janë përfituar materiale biologjike që korrespondonin përkatësisht shenjat e gishtave të Enea Bekteshit dhe në cigaren puro është përfituar material biologjik i përputhshëm me atë të Suel Celës.

Gjatë seancës, gjykata pa edhe videon, ku dukej momenti i përplasjes se “Audit’ me makinën e drejtorit të Policisë së Elbasanit në atë kohë, Gjergji Oshafi.

Duke komentuar videon, avokatët e të pandehurve pretenduan se qëllimi i drejtuesit të “Audit”, nuk ishte policia dhe se nuk ka pas një përplasje, por fërkim të dy makinave, në kushtet kur makina e policisë ikën indietro. Ndërkohë prokurori i çështjes, lexoi një sërë provash të tjera, ndërsa seanca u shty për të parë dy video të tjera.

Enea Bekteshi sot ndodhet në arrest shtëpie, Kelemend Xhaferri në burg, ndërsa Suel Çela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë.

LEXO EDHE:  Prokuroria dhe policia marrëveshje me organizatat kriminale/ Artan Hoxha zbardh faktet

Suel Çela i njohur edhe me emrin Marjus Lulaj është djali i Petrit Celës pronarit të tregut Agro Ushqimorë në Elbasan ku ndodhi edhe përplasja me policinë.

Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit.

Për përplasjen e automejtit të Oshafit dhe akuzën e tentativës së vrasjes së punonjësve të policisë krimet kanë të dyshuar Suel Celën, Klemend Xhaferri dhe Enea Bekteshin./ Shqiptarja.com

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kur këndon ajo, më dhëmbin veshët”/ Bashkëpunimi me Luana Vjollcën, fansat “kritikojnë” Faydee

Publikuar

-

Tre ditë më parë këngëtari i njohur me famë ndërkombëtare Faydee publikoi bashkëpunimin e tij më të fundit me Luana Vjollcën me titull “Yalla Habibi”, i cili ka arritur miliona klikime.

Por Faydee është kritikuar nga fansat në llogarinë e tij në Instagram pasi shumë prej tyre shprehen se Luana nuk është zgjedhja më e mirë e mundshme që ai ka bërë.

“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur por kur këndon ajo, më dhembin veshët.”,- shkruan dikush.

 

“E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare me të cilën mund të bashkëpunoje.”

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Plagosen katër persona

“Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artisti mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të.”

“Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht pri pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje.”

Edhe pse shumë prej fansve të tij nuk kanë qenë dakort me bashkëpunimin, sërish shprehen se e pëlqejnë muzikën e  tij.

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending