Dështojnë marrëveshjet ekonomike Shqipëri-Kosovë/ Krasniqi jep alarmin – CNA
Connect with us

Aktualitet

Dështojnë marrëveshjet ekonomike Shqipëri-Kosovë/ Krasniqi jep alarmin

Publikuar

-

Krasniqi jep alarmin

Skënder Krasniqi, kryetar në Odën e Afarizmit të Kosovës, në një intervistë për CNA.al ka sqaruar me detaje marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Zoti Krasniqi ngriti shqetësimin për mosrespektimin e disa marrëveshjeve dhe mosnjohjen e shumë dokumentacioneve të shtetit të Kosovës nga qeveria shqiptare.

Sipas Krasniqit, taksa e rrugës së Kombit e vendosur së fundmi ka pasur një ndikim të drejtëpërdrejtë në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Gjatë intervistës kreu i OAK u shpreh se nëpërmjet dhomave tregtare po diskutohet mundësia e unifikimit të tregut për produktet shqiptare.

Intervista e plotë e kreut të OAK Skënder Krasniqit për CNA.al

Si janë marrëdhënite tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Mardhëniet tregtare Kosovë Shqipër do të duhet të jenë si të një kombi të ndarë në dy shtete duke qenë se jemi shqiptarë në të dyja pjesët dhe duhet të jenë më të mira se sa janë aktualisht, sepse kemi nevojë të jashtëzakonshme dhe mundësi bashkëpunimi të bëjmë një plan strategjik kombëtar në interes të dy shteteve sepse kemi mundësi si të shfrytëzojmë turizmin detar në Shqipëri po ashtu edhe turizmin malor nëpërmjet bjeshkëve në Kosovë.

A ka ndikuar taksa e “Rrugës së Kombit” në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve?

Taksa e rrugës së Kombit ka dëmtuar transportin dhe Shqipëria duhet të marrë masa për këtë sepse ndikon në rritjen e çmimeve dhe bizneset shohin mundësi të tjera si Maqedonia apo Greqia që mund të japin oferta më të mira dhe për këtë arsye Tirana duhet ta rishqyrtojë taksën për transportin se është në interesin e saj sepse ka më shumë kosto transporti nëse shkon në Durrës sesa në Selanik nëpërmjet autostradës së Maqedonisë.

Po taksa e Kosovës ndonjë Serbisë sjell ndonjë gjë pozitive në raport me Shqipërinë?

Taksa e Kosvës ndaj Serbisë e rrit qarkullimin me Shqipërinë dhe është në interest ë Shqipërisë dhe Kosopvës sepse është rrit eksporti me rreth 50% nga Tirana në Prishtinë dhe kjo është një gjë pozitive dhe po punojmë që të ketë akoma rritje të produkteve shqiptare si në Tiranë dhe në Prishtinë.

A është parë ndonjëherë mundësia për krijimin e një tregu të unifikuar mes shqiptarëve këtej dhe andej kufirit?

Është në diskutim e sipër mes dhomave tregtare të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë për unifikimin e një tregu të përbashkët dhe jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme për unifikimin të tregut shqiptar. Qeveritë janë takuar disa herë por fatkeqësisht ende më shumë takimet po janë vëllazërore, protokollare sesa vepruese. Ne kemi ende shumë probleme mes njëri tjetrit si mosnjohja e cerifikatave sanitare, mos heqja e roaminut të premtuar nga qeveritë në mbledhjen e kaluar, heqja e skanerit, heqja e kufirit e cila është paralajmëruar që në Prill. Të gjitha këto janë disa probleme për të cilat do të duhet të veprohet me urgjencë nga qeveritë tona sidomos nga ajo e Shqipërisë e cila ka shumë dokumentacione të Kosovës të cilat nuk njihen dhe është në interes të jashtëzakonshëm të të dyja vendeve të krijojë lehtësira sepse fatkeqsisht më të thjeshtë e kemi të çojmë produkte në Gjermani sesa në Shqipëri për shkak të dokumentacionit. Veprimet tona duhet të jenë edhe praktike jo vetëm vëllazërore siç ka ndodhur fatkeqësisht deri më tani.

A janë respektuar siç duhet marrëveshjet bilaterale deri më tani nga qeveritë përkatëse të dy vendeve?

Fatkeqësisht marrëveshjet nuk janë respektuar, madje nuk janë respektuar edhe marrëveshjet të cilat kanë arritur edhe qeveritë tona ndër vite gjatë takimeve të qeverive tona. Por shpresojmë që këto marrveshje të respektohen. Është premtuar që nga 1 Korriku që do të hiqet roaming mes dy vendeve dhe do të bëhet njohja e certifikatave sanitare. Kjo gjë është premtuar nga kordinatori i dy qeverive zv kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj që nga kjo datë do të ketë lehtësira dhe do të njihen shumë dokumenta që nuk po njihen deri më tani. intervistoi Ismail Spahiu/CNA.al

Aktualitet

Zbardhet padia e PD-së për zgjedhjet e 30 qershorit/ Ja cilat ishin kërkesat

Publikuar

-

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurori pak ditë më parë anëtarët e KQZ-së, komisionerët e PS dhe zyrtarë të lartë për krimet e kryera në procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Nëpërmjet një letre të datës 12 Korrik, për të cilën është vënë në dijeni edhe shefja e Misionit të ODIHR, Audrey Glover, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, vë në dukje se organi i akuzës në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm nuk po heton seriozisht dosjet e vjetra 184/2016 dhe 339/2017, por nuk ka nisur asnjë hetim për asnjë prej shkeljeve të rënda ligjore që u konstatuan gjatë procesit antikushtetues të 30 Qershorit.

Po kështu, PD i kërkon  Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, të mos pengojë hetimet për krimet zgjedhore duke i shërbyer axhendës së saj personale për t’u emëruar Kryeprokurore dhe regjimit kriminal të Edi Ramës.

“Që prej emërimit tuaj antikushtetues si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, kontrolli i qeverisë mbi prokurorinë është çimentuar, duke sjellë, njëkohësisht, çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Gjatë drejtimit tuaj, asnjë zyrtar i lartë i qeverisë, asnjë politikan, asnjë funksionar i lartë publik nuk ka dalë para drejtësisë për krimin e korrupsionit apo të krimeve zgjedhore, megjithëse denoncimet publike kanë qenë me qindra.” – thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Takaj i tregon të gjitha/ E-maili kërcënues u nis nga Tirana, personi që na dënon është Dervishi

Publikuar

-

Për herë të pas dënimit që UEFA i dha Skënderbeut dhe pasi u la në fuqi nga KAS, presidenti Ardjan Takaj ka dalë dhe ka folur për emdiat në një konferencë për shtyp. numri një i Skënderbeut, u shpreh se nga një zyrë në Tiranë, kanë shkuar mesazhe kërcënuese në UEFA, ndërkohë që ka kërkuar edhe hapjen e dosjeve të UEFA-s, për të mësuar arsyet e dënimit. Ai është i bindur se gjithçka është mirëogranizuar, vetëm e vetëm që të dëmtohet imazhi jo vetëm i presidentit, por i një qyteti.

“E-mail anonim drejtuar UEFA-s me kërcënime? “Ne bëmë denoncim, pastaj gjithçka u ndal në Tiranë, hetimi ngeci. Na është thënë vetëm që është nisur nga një zyrë në Tiranë. Kërcënimi ka qenë i orkestruar në mënyrë fantastike. Është bërë gjatë kohës që unë isha në zyrat e UEFA-s. Pikërisht në atë moment shkon një kërcënim për inspektorët e UEFA-s. Kjo na preu të gjitha marrëdhëniet që ne kishim me UEFA-n e na çoi drejt e në gjyq”.

SportRadar? “Është një biznes që përton miliona euro në vit, ka 15 vite që funksionon. Më tregoni të paktën një rast të vetëm ku BFDS ka dënuar një klub futbolli. Sipas raporteve të BFDS, ata bëjnë 32.000 monitorime në vit, ku 16.000 janë të dyshuara dhe 2.000 janë në rreth të kuq. Me pak fjalë, janë 30.000 dosje, por nuk është publikuar asnjë prej tyre. A nuk na lind e drejta të kërkojmë të zbardhen? Nuk ekziston asnjë denoncim ndaj presidentit, lojtarëve apo punonjësve të Skënderbeut. Nuk ekziston asnjë rresht ku dikush të ketë folur kundër nesh”.

Akuzat e Tom Mace, funksionarit të SportRadar? “Ai është pjesë e atij biznesi. Deklaratat e tij se Skënderbeu trukon janë për të mbrojtur punën e tij. Gjithë raportet e ardhura për ndeshjet e kampionatit shqiptar, më thoni ku akuzohet Skënderbeu. Po të ishim klub i një shteti të madh, do ishte gjithçka ndryshe. Janë me mijëra raporte që u çohen federatave, por nuk janë prova për të dënuar. Në një shtet normal e të fortë, gjithë këto 15 vite monitorime do të publikoheshin dhe zbardheshin. A ka logjikë që SportRadar të ketë 10 vjet që monitoron Skënderbeun? Pse nuk është dënuar Skënderbeu që në shkeljen e parë, nëse qenkan prova këto që kanë gjetur?”

Skënderbeu kurban?
“Kjo nuk diskutohet, nuk e themi vetëm ne, por edhe të huaj e kanë thënë që jemi vend i vogël dhe kryhen eksperimente. Shihni Meshelen në Belgjikë, asnjë raport nuk ka pasur, e ka zbuluar policia belge tentativën për trukim. Edhe në Spanjë, asnjë dënim nuk ka dhënë UEFA. Në rastin tonë nuk rezulton askush i përfshirë, direkt apo indirekt, por ka vetëm aludime dhe dënohet një klub për një krim që nuk ka autor. Nuk është dënuar presidenti, por po dënohet një qytet i tërë”.

E ardhmja? “Nuk do ta lë Korçën, do ta vijoj projektin tim. Korça do ketë klubin e vet të futbollit dhe në nivele të larta. Nuk e di si do vijojë pjesa e gjobës nga UEFA, që të marrim një vendim të dytë, por ne do të jemi në mbështetje të futbollit korçar. Gjoba 1 milion euro është mirëmenduar. Këtu bëhet fjalë për zhdukje, si gjoba, ashtu edhe dënimi prej 10 vitesh. Në gjithë këtë histori 2 persona dalin që janë marrë me dënimin e Skënderbeut dhe çelësat e kësaj zyre janë në Federatën Spanjolle dhe i ka Eduard Dervishi. I kemi aq mundësi për të vërtetuar përfshirjen e tij dhe të disa personave të tjerë, por do të asim më vonë”.

Dënim i mundshëm nga FSHF? “Pak rëndësi ka, ne u dënuam nga UEFA, me FSHF e kemi fituar një herë gjyqin. Sezoni i ri do vijojë normalisht për Skënderbeun, futbollistët nën kontratë do vijojnë normalisht dhe kontratat nuk do preken”, tha Takaj.

*Marrë nga Telesport

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Meshkujt lënë “kokën” pas saj/ Supermodelja i mahnit të gjithë me pamjen

Publikuar

-

Instagramin e saj jemi mësuar ta shohim gjithnjë të mbushur me foto me bikini dhe provokative. Bëhet fjalë për supermodelen Demi Rose, e cila këtë herë ka ardhur ndryshe për fansat.

Demi Rose shfaqet super në formë, e veshur si gjithmonë provokuese, me një fustan ngjyrë kaf me shkëlqim, me një të çarë që e tregonte tejet sensuale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending