Berisha denoncon skandalin/ Shefi i hetimit të SHKB në fushatë me Ramën – CNA
Connect with us

Aktualitet

Berisha denoncon skandalin/ Shefi i hetimit të SHKB në fushatë me Ramën

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se në burgje janë vendosur funksionarë të lartë që i shërbejnë kryeministrit Edi Rama.

Bëhet fjalë për Eni Bistrin, i cili, aktualisht, mbulon detyrën e shefit të sektorit të Hetimit në SHKB (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve).

Denoncuesi, i cili është punonjës i burgjeve, shkruan se Bistri bën fushatë elektorale me Ramën, ndërkohë që ligji ia ndalon, pasi mban post teknik dhe jo politik.

Postimi i plotë

Per zyrtaret e narkoshtetit, shtetit te mafies se droges ligji nuk ekziston.

Shefi i hetimit te SHKB ne thyerje te plote te ligjit aktiv ne fushate elektorale te kreut te meduzes!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e punonjesit dixhital! sb

I nderuar z. Berisha.

Te lutem anonim pasi kemi halle plot, pa shtuar edhe heqjen nga puna.

Jam nje punonjes i burgjeve.
Personi me xhakete te erret ne krahun e atij me bluze te kuqe quhet Eni Bistri dhe sot mbulon detyren e shefit te sektorit te Hetimit ne SHKB-ne e Burgjeve edhe se ka si eksperience pune vetem pjesmarrjen ne forumet e juristeve te rinj socialist.
Kjo foto eshte e marre nga televizioni Klan gjate edicionit te lajmeve te ores 15:30 te dt 07.06.2019.
Z. Bistri, ben fushate elektorale me Ramen, kur ligji ja ndalon, aq me keq, ne orarin zyrtare.
Z.Bistri ka kryer Veper Penale, Neni 328/a ne paragrafin e tij te pare flet teper qarte.
Z. Bistri eshte edhe ne listen shume emrore per keshilltar ne Bashkine Tirane.
Po te klikoni ne Google emrin Eni Bistri, ne adresen e tij mund te shikoni shkrime dhe aktivitete politike qe jane ne kundershtim me ligjin per nje zyrtar i cili mban nje post teknik dhe jo politik./CNA.al

 

Aktualitet

“Kur këndon ajo, më dhëmbin veshët”/ Bashkëpunimi me Luana Vjollcën, fansat “kritikojnë” Faydee

Publikuar

-

Tre ditë më parë këngëtari i njohur me famë ndërkombëtare Faydee publikoi bashkëpunimin e tij më të fundit me Luana Vjollcën me titull “Yalla Habibi”, i cili ka arritur miliona klikime.

Por Faydee është kritikuar nga fansat në llogarinë e tij në Instagram pasi shumë prej tyre shprehen se Luana nuk është zgjedhja më e mirë e mundshme që ai ka bërë.

“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur por kur këndon ajo, më dhembin veshët.”,- shkruan dikush.

 

“E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare me të cilën mund të bashkëpunoje.”

LEXO EDHE:  Himara katër ditë pa drita/ Berisha denoncon skandalin me punonjësit e OSHEE

“Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artisti mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të.”

“Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht pri pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje.”

Edhe pse shumë prej fansve të tij nuk kanë qenë dakort me bashkëpunimin, sërish shprehen se e pëlqejnë muzikën e  tij.

Kujtojmë se Faydee është një nga këngëtarët më të pëlqyerit dhe numëron disa hite si  “Habibi”,  “Cant let go”, “Laugh till u cry” etj.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Qukës Qafë Plloçë, rruga që s’mbaron/ Dështimi i radhës së Rilindjes

Publikuar

-

By

Punimet në aksin rrugor Qukës – Qafë Plloçë të nisura pothuajse 6 vite më parë, kanë mbetur në vendnumëro.

Ky aks konsiderohet si një segment i rëndësishëm që bën të mundur shkurtimin e një distance të konsiderueshme të juglindjes së vendit me kryeqytetin.

Por, realisht rruga Qukës-Qafë Plloçë është një nga akset më problematike, ku punimet kanë vite që zvarriten.

Ndërtimi i këtij aksi rrugor, do të sillte zhvillim të madh ekonomik për shkak të lëvizjes më të shpejtë të mallrave në përgjysmimin e kohës aktuale edhe pas hapjes së plotë të rrugës Tiranë- Elbasan. Gjithashtu përfundimi i kësaj rruge do të bënte të mundur që nga Tirana në Korçë mund të shkohej për  1 orë e 30 minuta.

Por, aktualisht, në këtë aks rrugor,  një lot nuk punohet fare, pasi nga vlera  përllogaritur dhe nga kredia e marrë,  ka një mungesë fondi prej rreth 15 milionë euro, kurse në dy lotet e tjera, sërish ka bllokim punimesh apo punime me ritme shumë shumë të ngadalta, për shkak se në investim nuk janë parashikuar rrëshqitjet në shpatet e maleve.

Për të zgjidhur problemin e rrëshqitjeve duhen 30 milion euro, ndërsa vetëm detyrimet që ka qeveria ndaj kompanive që po kryejnë punimet në këtë aks shkojnë gati 20 milion euro.

Tenderimi ka filluar në shtator  të vitit 2013 dhe kur ishte në fazën finale për tu investuar nga Banka Islamike dhe Fondi Saudit i Zhvillimit, Qeveria  Rama tentoi ta anulonte komplet këtë investim dhe kredinë e marrë, firmosur e kontraktuar gati një vit më parë Qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha.

Pasi nuk ia doli dot ta anulonte dhe pas pezullimit disa mujor, Qeveria Rama e futi në proces të zgjidhjes këtë projekt.

Por, ka 6 vjet që Rilindja thotë vetëm fjalë. Edi Rama e ka inspektuar disa herë, janë hapur edhe tunelet, u premtua se rruga do të hapej në 2017 dhe më pas u premtua se do të hapej në 2019.

LEXO EDHE:  Shokuese/ Pensionisti ndërron jetë në mes të qytetit  

Por, iku gjysma e parë e 2019-ës, dhe nuk po shohim sërish asgjë dhe punimet kanë  stopuar.

 

Që rruga  të përfundohet tashmë Qeveria duhet të paguajë të paktën 65 milion euro shtesë për projektin fillestar.

20 mijë euro për detyrimet ndaj kompanive që po punojnë atje dhe 30 milion euro për t’i dhënë fund problemit të shkarjeve në male e shpate.

Ky financim duhet për dy lotet e parë, ndërsa për lotin e tretë që fillon nga  Qafë Plloça drejt Qukësit,  ka një mungesë financimi prej 15 milion euro dhe për më tepër prej gati një viti atje nuk punohet.

Askush nuk flet, akush nuk raporton më. Dikur për këtë aks raportohej se Qeveria e Edi Ramës po bën një punë të madhe, megjithëse  qe një projekt me kredi dhe gjithçka e siguruar nga Qeveria  e ish kryeministrit Sali Berisha, sot jemi përballë faktit  ku gjithçka ka stopuar dhe kryeministri del e na shet mend me një tunel disa dhjetra metra, ndërkohë që pas atij tuneli në një distancë jo të largët një investim  rreth 200 milion euro është stopuar.

Për zvarritjen e punimeve në këtë aks janë të pritshme justifikimet e kryeministrit Edi Rama, për projektin, financimet apo diçka tjetër.

Por, Rama ka pasur 6 vite kohë të korigjojë projekti, financimet, investimet e të zgjidh gjithçka. Ka pasur aq shumë kohë sa mund ta kishte mbaruar atë rrugë por mesa  duket po mbaron Rilindja dhe ky segment rrugor s’ka mbaruar ende.

CNA.al po sjell më poshtë fotot nga punimet e stopuara në aksin rrugor Qukës – Qafë Plloçë./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ajo që shihni në mediat sociale është vetëm sipërfaqja”/ Miliarderja më e re në botë tregon ankthin që po kalon

Publikuar

-

kylie pushime

Jeta e miliarderes më të re në botë sipas Forbes, Kylie Jenner nuk është aq e thjeshtë sa e shohim në postimet e saj, Ajo ka bërë një rrëfim prekës dhe të sinqertë për ndjekësit e saj, për të treguar se ka vuajtur nga ankthi dhe ka humbur shumë shokë e shoqe për të qenë aty ku është sot.

Ja postimi i Kylie-t në Instagram:

“Jam krenare me veten, zemrën time dhe fuqinë time. Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur (mendjen të shëndoshë). Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi bebi u përballa me ulje-ngritje.

LEXO EDHE:  Si e “vrau” Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe reagimi i vonuar i ish-sekretarit të PD

Ndihesha sikur duhet të rigjeja sërish veten. Mbajta shumë për vete por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri. Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në median sociale është vetëm sipërfaqja. Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetëveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending