“Asnjë hap pas”/ Kryemadhi bën thirrje për bashkim kombëtar – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Asnjë hap pas”/ Kryemadhi bën thirrje për bashkim kombëtar

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për shtyrjen e datës së negociatave në tetor, nga Këshilli i Evropës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se Shqipëria nuk ka prespektivë evropiane me Ramën Kryeminstër, prandaj ai duhet të largohet sa më parë.

Kryemadhi bën thirrjë për bashkim kombëtar, në protestën e 21 qershorit, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Postimi i plotë

Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

LEXO EDHE:  Kapiteni i Kombëtares i bën thirrje Edi Ramës/ "Hajde shemb Pallatin e Sportit se të ndihmojmë"

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!

Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas!/CNA.al

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

LEXO EDHE:  Kapiteni i Kombëtares i bën thirrje Edi Ramës/ "Hajde shemb Pallatin e Sportit se të ndihmojmë"

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

LEXO EDHE:  Ç’të bën borxhi, s’ta bën Zoti/ Si e “groposi” Edi Rama Irfan Hysenbelliun

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

LEXO EDHE:  Ç’të bën borxhi, s’ta bën Zoti/ Si e “groposi” Edi Rama Irfan Hysenbelliun

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending