Alfred Balla, me plagjiaturë në KLP/ Nga kamioni “Saurel” me shtëpi dhe llogari bankare në SHBA – CNA
Connect with us

Aktualitet

Alfred Balla, me plagjiaturë në KLP/ Nga kamioni “Saurel” me shtëpi dhe llogari bankare në SHBA

Publikuar

-

Alfred Balla është zgjedhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pavarësisht kontestimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

ONM kërkoi skualifikimin e tij si kandidat për KLP, pasi nuk plotësonte kriterin ligjor, përkatësisht nenin 152.2, që ka të bëjë me angazhimin e tij në shoqërinë civile.

Sipas ONM, Balla nuk plotësonte kriterin e angazhimit në shoqërinë civile në 5 vitet e fundit.

Gjithashtu ONM kishte konstatuar se platforma e tij ishte plagjiaturë e një kandidati tjetër dhe konkretisht kandidatit Plarent Ndreca.

Por, rekomandimet e ONM-së nuk i morën parasysh dhe sot në KLP, kemi një  anëtar “plagjiaturë”.

Një anëtar që vendos dhe vlerëson  prokurorët, ndërsa vetë i ka rënë për shkurt duke kopjuar.

Pas zgjedhjes në KLP, Ballën e kemi parë në krah të Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku në analizën e Krimeve të Rënda në cilësinë e numrit dy të KLP-së.

Balla u dëgjua live duke iu dhënë mend prokurorëve, sipas kapacitetit profesional që ka.

CNA,al ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e Ballës të deklaruar pranë ILDKPKI-së, ku rezulton se pasuria e tij shtrihet deri në SHBA.

Ai deklaron se ka një apartament banimi me sipërfaqe 85m2, të  blerë me datë 26.06.2000, me vlerë 22,500 USD. Gjithashtu deklaron një tjetër apartament banimi me sip.70m2, blerë në shtator 2006, me vlerë 45,600 Euro si dhe një automjet tip Ford Fiesta viti i prodhimit 1997, me vlerë 5,000 Euro blerë në tetor 2008.

Në shkurt të vitit 2014 ai ka blerë një shtëpi banimi (druri)  me sipërfaqe 1.226 skuerfit në Amerikë. Ai thotë se kjo shtëpi ka kushtuar 39.200 USD dhe është blerë në emër të kunatit dhe më pas e ka kaluar pronësinë në emër të bashkëshortes.

Të njëjtën shtëpi ai thotë se e ka shitur në vitin 2017. Pavarësisht se më herët ka deklaruar se në 2015 shtëpinë në SHBA e ka kaluar në emër të bashkëshortes, në 2017 kur e ka shitur deklaron diçka tjetër, duke nxjerrë sërish në skenë kunatin.

Pasurinë, thotë ai, është shitur në emër të kunatit (qytetar amerikan) pasi duheshin dokumenta Amerikan. Çmimi shitjes 80,000  USD, ndërsa ishte blerë 39.200 USD.

Me 30.11.2015 ai ka blerë jashtë vendit një autoveturë tipi Sportage  që bashkë me doganën thotë se i ka kushtuar 10.500 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga anëtari i KLP-së Alfred Balla.

Viti 2003

Apartament banimi 85 m2.

Garazh kthyer në lokal, blerë me këste.

Apartament ndërtuar pas vitin 1990.

Autoveturë “Seat Toledo”, 3 milion lekë.

Kamion “Saurel”, me të ardhurat nga puna.

Paga nga punësimi, në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, pranë Këshillit të Ministrave, 85 000 lekë në muaj.

Paga e bashkëshortes Alketa Balla në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, 20 000 lekë në muaj.

Pension pleqërie i babait, 11 900 lekë në muaj.

Pension pleqërie i nënës, 7 400 lekë në muaj.

Kredi, me 15 këste, që nga shtatori 2003, për blerje kompjuterash dhe pajisje elektronike, në 3 milion lekë.

Viti 2004

Nuk ka deklaruar asgjë.Viti 2005

Ka shitur Saurelën, në shumën 500 000 lekë.

I janë pakësuar të ardhurat e qirasë së lokalit nga 1 500 000 lekë në 1 000 000 lekë në vit.

I janë pakësuar të ardhurat nga shitja e kamionit, nga 500 000 lekë në 400 000 lekë.

Ka shlyer kredinë prej 3 milion lekësh.

Ka shitur Saurelën dhe bashkë me shtesën shkojnë në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2012 (fillestare)

Apartament banimi sip.85m2, blerë në dt. 26.06.2000, me vlerë 22,500 USD, në b/pronësi me b/shorten dhe dy prindërit 22,500 USD. Burimi: Shitje e shtëpisë së mëparshme

Apartament banimi me sip.70m2, blerë në shtator 2006, me vlerë 45,600 Euro, ne b/pronësi me b/shorten, ndodhet ne Tiranë. Burimi 30,000. Euro kredi 7,500 USD nga shitja e gjysmës së garazhdit + 500,0001ekë nga  shitja e automjetit Saurel +kursime nga puna.

Automjet Peugeot 206 me vlerë 9,000 Euro, viti i prodh.2008 blerë në tetor 2008, burimi 6,000 Euro, kredi dhe kursime. 9

Automjet tip Ford Fiesta viti i prodh.1997, me vlerë 5,000 Euro blerë në tetor 2008, burimi nga shitja e automjetit tip Seat dhe Audi.

Gjendje në Cash 35,000 Euro në b/pronësi me b/shorten. Burim pagese nga Keshilli Ministrave për fitimin e gjyqit për largim të padrejtë nga detyra ( pagesa e përfituar nga viti 2006 deri në prill 2010), si dhe të ardhura nga puna Avokat, prill 2007 — prill 2012, mësimedhënia ime dhe kursime nga puna e h/shortes.

Të ardhura nga puna si Avokat, Janar 2012 deri me 30 mars 2012, në shumën 116.600 lekë.

Të ardhura nga paga e b/shortes Alketa nga Qendra Kombëtare e Licencave, 140,655 lekë.

Kredi 30 000 Euro në blerje apartamenti marrë në vitin 2006, me afat shlyerje 15vjet, kësti 3 mujor rreth 825 Euro. Gjendja e mbetur e detyrimit në dt.02.05.2012 është 919,500 Euro.

Kredi 6,000 Euro për blerje automjeti Peugeote, marrë në vitin 2008, me afat shlyerje 5 vjet, kësti rreth 82Euro/muaj. Gjendja e mbetur e detyrimit ne dt.02.05.2012 është 3,626 Euro.

Viti 2012 (Deklarata vjetore)

Gjendje në Cash 28,000 Euro në b/pronësi me b/shorten. Burim pagese nga Keshilli Ministrave për fitimin e gjyqit për largim të padrejtë nga detyra.

Të ardhura nga puna në Gjykaten e Lartë, ngga data 02 04 2012 deri 31.12.2012, në shumën 878.692 lekë

Të ardhura nga puna në Qendrën Kombëtare të Licensimit (bashkëshortja Alket Balla nga data 01.04.2012 den 31.12.2012, në shumën 40.064 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga puna në Gjykatën e Lartë, nga data 01.01.2013 deri 31.12.2013, neto 1.171.784 lekë.

Të ardhura nga puna në Qendrën Kombëtare të Licensimit (bashkëshortja Alketa Balla nga data 01.01.2013 deri 31.12.2013, neto 589.216 lekë.

Kredi 30.000 euro për  blerje apartamenti marrë në vitin 2006, me afat shlyerje 15 vjet, kësti 3 mujor, rreth 825 euro. Paguar këstet tremujore për vitin 2013 dhe në datë 20.12.2013 u pagua  detyrimi komplet (nga marrja paradhënie për shitjen e banesës) dhe sot kjo kredi është e shlyer.

Kredi 6,000 Euro në për blerje automjeti Peugeot, marrë në vitin 2008, me afat shlyerje 5 vjet. Kësti rreth 82 Euro/muaj.

Viti 2014

Mbetur gjendje Cash në b/pronësi me b/shorten. Burim pagese nga Këshilli i Ministrave per fitimin e gjyqit për largim të padrejtë nga detyra ( pagesa e përfituar nga viti 2006 deri në prill 2010), si dhe të ardhura nga puna në vite që nga viti 1991. (Prokuror 1991-1998; Avokat 1998-2003; dhe prill 2007 — prill 2012, mësimdhënia dhe kursime nga puna e b/shortes, dhe e imja, në shumën 1.500.000 lekë.

Shtuar, diferenca e vlerës së shtëpisë paguar nga blerësi, në shumën 10.298 euro.

Të ardhura nga puna në Gjykatën e Lartë (Alfred Balla), nga data 01.01.2014 deri 31.12.2014 në shumën 1.241.939 lekë.

Të ardhura nga puna në Qendrën Kombëtare të Licensimit (bashkëshortja Alket Balla) nga data 01.01.2014 deri 31.12.2014, në shumën 624.667 lekë.

LEXO EDHE:  Në panik nga hetimi mbi pasurinë/ Kryemadhi me fjalor rruge, del jashtë kontrollit

Kredi 6,000 Euro marrë, për blerje automjeti “Peugeot”, në nëntor viti 2008, me afat shlyerje 7 vjet, kësti rreth 84 Euro/muaj.

Viti 2015

Mbetur gjendje në Cash në b/pronësi me b/shorten. Burimi: pagese nga Këshilli Ministrave për fitimin e gjyqit për largim të padrejtë nga detyra (pagesa e përfituar nga viti 2006 deri në prill 2010), si dhe të ardhura nga puna ne 24 vite që nga viti 1991.

(Prokuror 1991-1998: Avokat 1998-2003 dhe prill 2007 -prill 2012, Këshilli Ministrave 2003-2006: mësimdhënia dhe kursime nga puna aktuale e b/shortes. dhe e imja.) -diferenca e mbetur nga kredia e vitit 2015, në shumën 980.000 lekë.

Blerë në datën 01.02.2014 shtëpi banimi (druri)  me sipërfaqe 1.226 skuerfit. (-373 m2)

Burimi i blerjes: Nga shitja e apartamentit në Tiranë me sip. 2+1, 70.6 m2. Pasuria në Usa u ble në emër të qytetar amerikan) pasi duhej një dokument Amerikan. (Me datë 16.01.2015 kjo pasuri ka kaluar në emër të bashkëshortes sime Alketa Balla me deklaratë, Heqje dorë nga pasuria  e kunatit. Vlera e blerjes është 24.200 (USD) + 15.000 USD (regullimi). Vlera totale e shtëpisë =39.200  USD

Ka shitur në datën 22.10.2015 automjetin  tip Peugeot 206″, në shumën 5.000 euro.

Blerë me datë 30.11.2015 jashtë shtetit, autovetura tipi Sportage (i përdorur 175.000 km, benzinë) vit prodhimi 2012 (Burimi: 5.000 euro nga shitja e mjetit Pezho dhe 5500 eurot nga kredia 1.000.000 ALL (- 7000 euro. Vlera, 8.000 euro + dogana 331.829. Total 10.500 euro.

Apartamenti sipërfaqe 84.2 n2 (paguar për 85 m2) e cila është referuar në bashkëpronësi me prindërit e bashkeshorten në deklarimet e meparshme. Ishte e palegalizuar pasi vdiq ndërtuesi dhe me VKM nisën procedurat e legalizimit dhe në daten 16.07. 2015 nga ALUIZNI ka dalë Leja e Legalizimit për të në emrin e kryefamiljarit Alfred Balla dhe ka kaluar dosja ne Hipotekë për të dalë certifikata e pronësisë, por ende s’kanë përfunduar procedurat.

Të ardhura nga puna në Gjykatën e Lartë (Alfred Balla), nga data 1.236.804 ALL

Të ardhura nga puna part time si padagog i jashtëm i universitetit Akademia e Bisnesit Tiranë, në shumën 38.000 ALL.

Të ardhura nga puna nha Qendra Kombëtare e Licensimit (bashkëshortja Alketa Balla) nga data 01.01.2015 deri 31.12.2015, në shumën 625.584 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit tip Peugeot 206 5.000 euro.

Kredi 6,000 Euro marrë për blerje automjeti “Peugeot”, në nëntor të viti 2008, me afat shlyerje 7 vjet, kësti rreth 84 Euro/muaj, në shumën 1.035  euro. Shlyer tërësisht me datë 24.11.2015.

Kredi në shumën 1.000.000 ALL për blerje automjeti “Kia Sportage” marrë  me datë 18.11.2015 me afat shlyerje 7 vjeçar,  kësti mujor (-17.923- 18.270 ALL.)

Viti 2016

Mbetur gjendje në Cash në b/pronësi me b/shorten. Burimi: kursime nga puna, pagesa shpërblime, gjvqi, plus të ardhura nga qiraja e shtëpisë në USA, në shumën 800,000 lekë.

Të ardhura nga puna në Gjykatën e Lartë, nga data 01.01.2016 deri 31.12.2016, në shumën 1.229,352 lekë.

Të ardhura nga puna në Qendrën Kombëtare të licensimit (bashkëshortja Alketa Balla) nga data 01.01.2016 deri 31.12.2016, në shumën 617,857 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e banesës së blerë në USA përgjatë, vitit 2016, në shumën 10,200 USD  baraz me 1,275,000 Lekë.

Kredi në shumën 1.000.000 ALI, plus norma interesit për blerje automjeti,  “Kia Sponage- marrë me datë 18.11.2015 me afat shlyerje 7 vjeçar, ëesti mujor (-17.923- 18.270 All. Janë paguar 215.076 lekë dhe papaguar 892.764 lekë.

Kredi në shumën 134.990 lekë, plus interesat 153,360 lekë

Shlyer në vlerën 12,780 lekë  dhe mbetur pa shlyer II këste osc 140,580 lekë.

Kredi në shumën 148,400 lekë,  me datë 15.03.2016,  me këst mujor 14.840 lekë. Shlyer 9 këste gjithsej 133.200 lekë. Mbetur pa shlyer 1 këst 14,840 lekë.

Në datën 2.09.2016 në bazë të trashëgimisë nga mamaja perfitova 1/45 pjesë të një apartamenti prej 44 m2 ndodhur në Kavaje dhe atë ja dhurova me datë 8.02.2016, dajës.

Viti 2017

Shitur Shtëpia e banimit druri blerë në bashkëpronësi me bashkëshorten Alketa Balla.

Pasuria u shit në emër të kunatit (qytetar amerikan) pasi duheshin dokumenta Amerikan. Data e shitjes: 11.08.2017 në Michigan. Çmimi shitjes 80,000  USD.

Mbetur gjendje Cash në b/pronësi me b/shorten, 2000 Euro.

Depozitë e rrjedhshme bankare, 3,135 USD.

Depozitë e rrjedhshme bankare 7,5 Euro.

Depozitë e rrjedhshme bankare, ku depozitohet  rroga, 52,768 ALL.

Depozitë e rrjedhshme bankare, hapur në emër të përbashkët nga bashkëshortja dhe kunati, shtetas amerikan, ku janë depozituar të ardhurat e nxjerra më përpara nga dhënia me qira e shtëpisë dhe nga shitja e saj, para të cilat duhet të depozitoheshin në një nr llogarie në USA, sipas agjencisë imobiliare).

Diferenca e ngelur pas pagesave të agjencise imobiliare, taksave, rikonstrulcsionit pjesor të baneses dhe pagimit 5000 USD per shkollim. Në total vlera është 60,000 USD.

Të ardhura nga puna në Gjykatën e Lartë,  nga data 01.01.2017 deri 15.09.2017 në shumën 850,064 lekë.

Të ardhura nga puna në Qendrën Kombëtare të Bisnezit (Ish QKL) (bashkëshortja Alketa Balla) nga data 01.01.2017 deri 15.09.2017, në shumën 439,355 lekë.

Kredi në shumën 1.000.000 ALL për blerje automjeti “Kia Sportage”,  marrë me datë 18.11.2015 me afat shlyerje 7 vieçar, kësti mujor (-17.923- 18.270 ALL.)

Paguar 9 këste mujore, 18,000 lekë në muaj= 162,000 lekë.

Mbetur për t’u paguar diferenca e kredisë në shumën: 814,066 lekë.

Kredi në shumën 134.990  lekë sipas Kontratë për fitim kredie të  datës 09.11.2016 mes Kredidhënësit dhe Alfred Balla me pagesë me 2 këste nga 15.12.2016 — 15.11.2017 me këst mujor 12.780 leke

Paguar 9 këste mujore për 12,780 lekë/muaj = 115,020 lekë

Kanë mbetur pa u paguar dy këstet e fundit në vlerën 25,560 lekë.

Viti 2018

Apartament banimi me sipërfaqe 84.2 m2,  paguar për 85m2) i ndodhur në Tiranë, në bashkëpronësi të prindërve  dhe bashkëshortes Alket Balla.

Sot e rivlerësuar vlera e apartamentit është rreth 9,262.000 lekë.

Autoveturë tipi “KIA”Sportage (e përdorur, benzinë) vit prodhimi 2012, blerë personalisht nga unë në Berlin, Gjermani në vitin 2015 dhe e çdoganuar në Tiranë. Ne b/pronësi me bashkëshorten.

Çmimi i blerjes 8000 euro,  Dogana afersisht 2.500 euro. Çmimi total 10.500 Euro.

Autoveture tip Ford Fiesta prodhim i vitit 1997, blerë në vitin 2008,  në pronësi me bashkëshorten. Aktualisht mjeti nuk është në gjendje pune.

Depozitë e rrjedhshme bankare, hapur në  emër të Alketa Balla dhe vëllait të saj, ku janë depozituar të ardhurat e mbetura nga shitja e banesës në USA, në shumën 23 000 USD.

Kredi në shumën 1,000,000 ALL për blerje automjeti. Marrë me datë 18.11.2015 me afat shlyerje 7 vjet, kësti mujor 17,923- 18,270 lekë.

Në këtë kredi ka detyrim të barabartë dhe bashkëshortja Alketa Balla.

Mbetur pa shlyer diferenca në shumën 653,284.94 ALL.

Viti 2019

 

 

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  Në panik nga hetimi mbi pasurinë/ Kryemadhi me fjalor rruge, del jashtë kontrollit

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  Në panik nga hetimi mbi pasurinë/ Kryemadhi me fjalor rruge, del jashtë kontrollit

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  Në panik nga hetimi mbi pasurinë/ Kryemadhi me fjalor rruge, del jashtë kontrollit

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending