Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor – CNA
Connect with us

Aktualitet

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport shumë të ngushtë partneriteti mes NATO-s dhe Bosnjë-Hercegovinës(B-H). Gjatë qëndrimit në Sarajevë ai tha se SHBA-ja e mbështetë B-H në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike.

“Programi kombëtar vjetor (të cilin do të duhej të hartonte B-H) do të mundësonte forcimin e raporteve të B-H me NATO-n. Por këtë punë duhet ta bëjnë autoritetet e B-H e jo SHBA“, tha Palmer, duke shtuar, se vendi i tij e mbështet vendosjen e raporteve më të ngushta të mundshme mes NATO-s dhe B-H“.

Palmer tha, se këtu bëhet fjalë për një çështje teknike dhe jo vendimin e anëtarësimit në NATO. “Kjo mundëson bashkëpunimin e NATO-s dhe B-H për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe sigurisë. Shpresoj se liderët e Bosnjes do të jenë në gjendje të arrijnë marrëveshje dhe të hartojnë programin e tyre të parë vjetor kombëtar“, tha diplomati amerikan. Liderët e Bosnjes duhet të arrijnë marrëveshje edhe për krijimin dhe forcimin e autoriteteve federale. „Në të gjitha këto procese SHBA do të jetë partner dhe mik i popujve të B-H”, – tha Palmer.

Sipas të cilit SHBA dhe Rusia kanë qëllime të ndryshme në Ballkanin Perëndimor dhe në Bosnje-Hercegovinë, arsye kjo pse ajo është duke bllokuar shumë procese në Ballkanin Perëndimor.

“Themeli i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor është mbështetja e integrimeve euroatlantike. Kjo do të thotë anëtarësim në BE dhe në NATO për të gjitha vendet e Ballkanit, që duan të anëtarësohen. Rusët kanë qëllime të tjera në Ballkan. Ata duan të shohin rajonin e ndarë me një nivel të lartë të tensioneve. Rusët në vitin 2016 kanë sponsorizuar përpjekjet për puç në Mal të Zi. Kanë punuar kundër Marrëveshjes së Prespës dhe kanë bllokuar rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Nuk ka dëshmi për të besuar se Rusia do të donte diçka tjetër në B-H”,- tha Palmer.

Diplomati amerikan theksoi se vazhdojnë të mbeten në fuqi sanksionet kundër krerëve të serbëve në këtë vend Milorad Dodik dhe Nikola Shpiriq, sepse SHBA nuk ka parë kurrfarë ndryshimi në politikën e tyre.

“Dodiku dhe Shpiriqi janë nën sanksione, e ato janë rezultat  i vendimeve dhe qëndrimeve të tyre publike. Nëse duan heqjen e sanksioneve, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”,- tha Palmer duke shtuar se “SHBA mbetet një partner i fuqishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa B-H është një partner i fuqishëm në luftën kundër terrorizmit”.

Gjatë vizitës së Matthew Palmer në Banjalukë është mbajtur kongresi i partisë serbe SNSD, në të cilin Milorad Dodik është rizgjedhur kryetar i partisë. Dodik tha se Matthew Palmer është i mirëseardhur edhe në Banjalukë.

“Shpresoj se e ka kuptuar që ky është një qytet normal, me njerëz dhe institucione normale dhe se këtu nuk ka faktorë që përpiqen të dëmtojnë proceset“,- tha Dodik. Duke shtuar:

“E kuptoj pse boshnjakët dhe kroatët duan të futen në NATO, sepse në këtë aleancë janë edhe Kroacia dhe Turqia. Por edhe ata duhet të kuptojnë pse ne nuk duam të futemi në NATO”.

Diplomati amerikan për Evropën Matthew Palmer, gjatë qëndrimit në Sarajevë, foli edhe për çështjen e Kosovës. Ai tha se përpjekjet për zgjidhjen e statusit të Kosovës nuk mund të ndërlidhen me Bosnje-Hercegovinën. “Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të përmirësonte gjendjen e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e kjo do të hapte edhe rrugën e Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në BE, që do të ishte shumë mirë edhe për B-H“,-komentoi Palmer./DW/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lidhja e re e Dua Lipës/ Dy modelet “kërcënojnë” këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Dy modelet Gigi dhe Bella kanë “kërcënuar” këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Kjo e fundit pas ndarjes nga 31-vjeçari Isaac Carew, ka nisur një lidhje të re dashurie me 20-vjeçarin Anëar Hadid, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve.

Mediat rozë shkruajnë se dy motrat janë kundër kësaj lidhje. Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23 vjeçare Dua Lipa.

“Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dortmundi i shokon të gjithë/ Fillon bisedimet me galaktikun e Realit

Publikuar

-

Borussia e Dortmundit ka bërë një merkato mjaft ambicioze këtë verë, teksa ka afruar emra si Hummels, Brandt, Hazard, etj., por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Verdhezinjtë kanë kërkuar informacion për të marrë në huazim fantazistin spanjoll të Realit të Madridit, Isco, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zidane dhe është në pritje për të mësuar fatin e tij.

Klubi gjerman ka kërkuar huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, për shifrën e 60 milionë eurove, por Florentino Perez do të preferonte një shitje të menjëhershme, ndaj ka marrë kohë për përgjigjen.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending