Connect with Us

Tunden prangat për Arben Ristanin?/ Gati të sakrifikohet për Bashën

Aktualitet

Tunden prangat për Arben Ristanin?/ Gati të sakrifikohet për Bashën

Publikuar

-

Sot në mëngjes, Prokuroria e Tiranës kishte thirrur kreun e PD-së, Lulzim Basha, ish-sekretarin e Përgjithshëm, Arben Ristani dhe Shefin e Financave, Ilir Dervishi, në lidhje me rreth 1 milion dollarë të paguara për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lulzim Basha, ashtu siç pritej nga frika po kërkon të shpëtojë me proçedurë, duke tentuar që t’i shmanget dosjes dhe duke u përjekur që ta politizojë atë, por mesa duket do ta ketë shumë të vështirë atë.

Një dosje e kopsitur në SHBA nga FBI-ja, vërtetë i ka hapur probleme të mëdha kryetarit të PD-së, i cili po sulmohet nga amerikanët si pro rusë. Kjo pasi dosja e financimit kalon nëpërmjet kompanive off shore ruse.

Gjithësesi, më shumë se çdo gjë tjetër ajo që bie në sy sot është keqpërdorimi apo abuzimi deri në ekstrem që Lulzim Basha bën me Arben Ristanin apo thjeshtë dhe vetëm infantiliteti i këtij të fundit që e ka çuar drejt prangave si hero, për të bërë burgun që i takon Lulzim Bashës.

Në fakt Arben Ristani është instrument dhe vegël, të cilin Lulzim Basha sa herë e hedh në kosh të plehrave, del e përqafon dhee “lëpin” Lulin. Është një njeri që ka bërë gjithçka për Lulzim Bashën. Ka tradhëtuar shokët, ka gënjyer, ka luajtur politikisht. Por, në fund ka dështuar. Lulzim Basha nuk e vendosi as deputet në zgjedhjet e vitit 2017. Tani i hedhur menjëanë, i lënë në harresë, duke qënë askushi, shkon pas Bashës. Nuk paraqitet në Prokurori për të shmangur përgjegjësinë e tij, kur në fakt e vërteta është se Arben Ristani nuk ka qënë kurrë në SHBA dhe se ato kontrata janë firmosur nga Lulzim Basha dhe përgjegjësia e tij është personale.

Vendimin për të mos shkuar në prokurori dhe për t’u bërë “viktimë” për Lulin, nuk dihet nëse e ka marrë kur ka qënë esëll apo pasi i dha disa gota me fund, por, fakti është se Ristani i shmanget hetimit dhe nuk shkon të flasë e të përballet me të vërtetën, me një dosje të sjellë nga SHBA.

Por, ky nuk është rasti i parë, kur Ristani është një instrument i keqpërdorur i Bashës, të cilin e hedh përtej sa herë nuk i duhet.

Arben Ristani u zgjodh kundër vullnetit të Bashës, Sekretar i Përgjithshëm, dhe ky është fakt. Ishin të tjerë njerëz ata që e mbështetën dhe e zgjodhën. Dhe pasi u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm ai luftoi kryesisht ata të cilët e mbështetën dhe këtë e bëri për t’i thënë Lulzim Bashës se ishte i tij, por Lulzim Basha nuk e besoi. Shkoi e luftoi për Lulzim Bashën në shumë qytete, sulmoi njerëz që ishin kritikë të kreut të PD-së.

Bënte moral për Lulin, shpartalloi dhe degët, shkatërroi dhe strukturat në emër të Lulzim Bashës dhe në fund sërish nuk e besoi Lulzim Basha.

Më tej, pati një përplasje. Në zgjedhjet e 2017-ës, PD-ja pësoi humbje, Ristani ishte vendosur nga fundi i listës. Më i sigurtë ishte çuni i Fahriut, dhe Ervin Salianji sesa Ristani, i cili ishte Sekretari i Përgjithshëm i Lulzim Bashës.

Me atë listë, Basha tregoi se Basha nuk e besoi kurrë “vasalin” e tij Arben Ristanin.

Më tej pati përplasje të forta në PD, ndryshime statusore, deri te Këshilli Kombëtar. Pati kritika dhe përplasje të forta dhe Ristani sërish doli kundër.

Dhe kur Lulzim Basha humbi dhe të gjithë prisnin që Ristani e të tjerët të qëndronin ndaj tij dhe jo ta mbështesnin, Ristani mori “shpatën”, doli në krah të Lulzim Bashës dhe mbështeti ngrirjen e tij.

Administroi një proces të falsifikuar dhe u bë pjesë e manipulimit të zgjedhjeve brenda PD-së.

Këto janë pak për të treguar ato që ka bërë Ristani, ndërsa sot është viktima e Lulzim Bashës. Keqpërdoret prej tij, duke u bërë palë në një krim, të cilin fatmirësisht Arben Ristani nuk e ka kryer, por fatkeqësisht mesa duket është i gatshëm të bëjë dhe burg për Lulin, për një manipulim, për një vjedhje apo për një abuzim. Për një dosje të plotë, e hetuar në SHBA dhe nga FBI.

Nuk është një dosje e thjeshtë e prokurorisë shqiptare, por Lulzim Basha paska Ristanin e tij që sa herë ka hall ta përdorë, ta keqpërdorë, ta gënjejë dhe pastaj ta hedhë në kosh të plehrave, ashtu siç ka bërë këto pesë vite./ CNA.al

Dy viktimat e Lulzim Bashës, për dosjen 1 milion dollarë

Dosja 1 milion dollarë/ Basha refuzon thirrjen e prokurorisë

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: