Prezantohet trajneri i ri i Partizanit, Lerda: Kam drejtuar shqiptarë, kam shumë besim – CNA
Connect with us

Aktualitet

Prezantohet trajneri i ri i Partizanit, Lerda: Kam drejtuar shqiptarë, kam shumë besim

Publikuar

-

Nga konferenca për shtyp nga ambientet e Partizanit, Franko Lerda është shprehur se është kënaqësi për të jetë këtu, ndërsa shtoi se objektivi është të ndërtojnë mentalitet, stil dhe imazh për skuadrën.

“Për mua është kënaqësi të jem këtu në këtë vend të ri. Vend i cili është i afërt edhe nga ana kulturore me Italinë. Jam krenar që do të përfaqësoj këtë klub. E njihja si klub se ndjek kampionatet, por e njihja gjithsesi. Objektivi ynë primar është të përgatitim ndeshjet e Champions, i pari është të përgatitim sa më mirë ndeshjen.

Duke folur me Olsin dhe presidentin, objektivi ynë është të krijojmë mentalitet stil e imazh për skuadrën. Nëpërmjet punës, idesë së futbollit për rritjen e tij.

Fakti që është kampion është krenari për mua. Do të mundohemi të ruajmë statusin e kampionit pasi primare është të rijmë para. Por çdokush ka stilin e tij të lojës. E di që nuk është e lehtë por do të mundojmë të bëjmë më mirë. Komplimenta trajnerit të mëparshëm se ka bërë diçka të rëndësishme sepse klubi nuk fitonte prej shumë kohësh titullin dhe e ktheu.

Do të punojmë, nuk mund të flas për italianët para meje. Secili ka stilin e tij të interpretimit të gjërave, gjithçka bëhet nëpërmjet punës. Nuk ka gjë të lehtë në jetë. Projekti që më ka treguar Olsi e presidenti është ambicioz. Unë jam ambicioz. Vij në një realitet të panjohur por ekzistojnë mundësitë për të eliminuar ato që cilësohen si pengesa.

Unë kam drejtuar edhe shqiptarë në Itali si Memushaj e Çani, të cilin e bëra unë të debutonte. Tani kemi një avantazh. Por vetëm puna praktike në krahasim me klubet e tjera shqiptare do më japë përgjigje. Futbolli ne Shqipëri, Rusi, Kinë është në fushë, një raport klub shoqëri lojtarë. Gjithçka varet nga puna, fusha dhe strategjia që do të mundohemi të arrijmë.

Merkato? Nuk kam asnjë emër, ai qe i referohem është Rama. E di që do vijnë lojtarë, me kalimin e kohës do jem këshilltar. Por nuk ka lojtar që unë ia kam kërkuar klubit.

Frikën ua lë të tjerëve unë nuk kam frikë. Unë punoj, mendoj të punoj sa më mirë. Objektivi ynë i parë është që të luajmë ndeshjen e parë me një përgatitje teknike taktike fizike të një mënyrë të caktuar me ato qe janë mundësitë tona për momentin. Frika në këtë moment nuk e shoh, kam vetëm entuziazëm e besim për atë që mund të bëjmë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending