Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe – CNA
Connect with us

Aktualitet

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Publikuar

-

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i cili ka kërkuar shpjegime nga ambasadori britanik dhe ka protestuar ashpër.

Irani ka kërkuar nga ambasadori britanik që të paraqitet në Ministrinë e Jashtme në Teheran dhe të shpjegojë qëndrimet e fundit lidhur me sulmet ndaj dy anijeve. Rob Macaire është paraqitur të shtunën në Ministrinë e Jashtme për të shpjeguar akuzat, njofton agjencia shtetërore IRNA. Në këtë bisedë është thënë se pala iraniane ka dënuar ashpër si të paqëndrueshme, papranueshme dhe anti-iraniane pozicionet e qeverisë britanike. Kërkesa për shpjegime nga ambasadori është një prej protestave më të ashpra diplomatike që ndërmerret ndaj një vendi.

Pas SHBA edhe Britania e Madhe të premten e ka fajësuar Iranin për sulme ndaj dy anijeve në Gjirin e Omanit. Anijet e sulmuara janë të Norvegjisë dhe Japonisë, shpjegoi ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt. Presidenti amerikan Donald Trump ishte edhe më i drejtpërdrejtë: “Irani e ka kryer këtë sulm.” Por deri tani nuk ka dëshmi konkrete se këto sulme janë kryer nga Irani. Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që të mos jepen vlerësime të përshpejtuara, por të priten hetimet. Irani ka hedhur poshtë këto akuza.

Karte Tanker angeschossen Golf von Oman TR

Ekuipazhi i anijes norvegjeze “Front Altair” ka mbërritur ndërkohë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Një zëdhënës tha se të gjithë 23 anëtarët e ekuipazhit janë mirë dhe se janë trajtuar mirë nga autoritetet e Iranit.

Presionet dhe sinjalet

SHBA-ja po përpiqet që me mjete ekonomike të ushtrojë presion masiv ndaj Iranit. Trumpi po përpiqet që Irani në këtë mënyrë të  pranojë një marrëveshje të kontrollit më të ashpër të resurseve të tij bërthamore. SHBA ka hequr dorë nga marrëveshja e arritur më parë që Irani të përfitojë ekonomikisht, në qoftë se heq dorë nga armët bërthamore.

Iran Kriegsschiff | Konflikt Angriff auf Tankschiffe, Straße von Hormus (picture-alliance/Photoshot)

Presidenti i Iranit Hasan Rohani deklaroi në konferencën e sigurisë në Taxhikistan se vendi i tij po i përmbahet marrëveshjes për armët atomike, pavarësisht vendimit amerikan për dalje nga kjo marrëveshje. Ai tha se pret sinjale pozitive nga partnerët e tjerë që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje, ndër të cilët është edhe Gjermania. Në të kundërtën, Teherani do të heqë dorë nga disa obligime, të cilat parashikohen me këtë dokument, tha Rohani. Irani në këtë rast do të mund të vazhdonte programin e tij bërthamor./DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lidhja e re e Dua Lipës/ Dy modelet “kërcënojnë” këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Dy modelet Gigi dhe Bella kanë “kërcënuar” këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Kjo e fundit pas ndarjes nga 31-vjeçari Isaac Carew, ka nisur një lidhje të re dashurie me 20-vjeçarin Anëar Hadid, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve.

Mediat rozë shkruajnë se dy motrat janë kundër kësaj lidhje. Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23 vjeçare Dua Lipa.

“Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending