Connect with Us

“Përgjimet duhet të vijojnë”/ Ngjela: S’bëhen zgjedhje që nga koha e Ramiz Alisë

Aktualitet

“Përgjimet duhet të vijojnë”/ Ngjela: S’bëhen zgjedhje që nga koha e Ramiz Alisë

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të gjerë në lidhje me skandalin e përgjimeve të publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.

Ngjela shprehet se përgjimet duhet të vijojnë të botohen, ndërsa i cilësoi ato si një ndihmë që po i jepet shoqërisë shqiptare, pavarësisht nga emri i gazetës që po i boton.

Më tej Ngjela shprehet se Shqiptarët nuk kanë kanë votuar të lirë që nga viti 1992.

Analiza e plotë:

Përgjimet dhe çështja e demokracisë dhe votës së lirë në Shqipëri.

Përgjimet duhet të vijojnë të botohen. Kjo është ndihmë që po i jepet shoqërisë shqiptare, pavarësisht nga emri i gazetës që po i boton.

Pyetja që ngrihet këtu duhet të jetë kjo: që nga rrëzimi i komunizmit, a ka pasur ndonjë rast kur shqiptarët kanë votuar të lirë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre?

Shqiptarët, deri tani, që nga viti 1991, kanë votuar të lirë vetëm një herë: në mars të vitit 1992. Turp për të gjithë çkanë ardhur pas vitit 1992: komunistët e Ramiz Alisë kanë bërë të vetmin votim të lirë në Shqipërinë e pas vitit 1991.

A do të vijojnë të botohen përgjimet?
Nëse do t’i qëndrojmë precedentëve ndërkombëtarë dhe sidomos precedentit të Maqedonisë, ato do të vijojnë. Dhe nuk ka rëndësi fare se cili është emri i gazetës që po i boton: e rëndësishme është vetëm e vërteta. Ku pyet opinioni publik për sekretin shtetëror, kur një gazetë nxjerr prapaskenat kundër të ardhmes së saj! Shqiptarët kanë nevojë historike për to.

E gjithë klasa politike do të dalë e implikuar, nëse vërtet ka pasur seriozitet në këto përgjime… ose nëse prokurorët nuk kanë zhdukur një palë dhe kanë lënë vetëm një tjetër si subjekt të përgjimit. Mjafton të mos ketë ndërhyrje për të mos i botuar apo shpallur të gjitha, atëherë shoqërisë shqiptare do t’i jepet një ndihmë e madhe.

ll.
Unë për vete nuk shoh ndonjë gjë të re. Këto, dhe më tepër se kaq, i kam denoncuar vetë që në vitin 2001, në vitin 2003 e në vijim.
Manipulimi i zgjedhjeve ka qenë dhe është ende fenomen në Shqipëri. Një fenomen malinj që ka helmuar shpirtërisht të gjithë shqiptarët. Vijimi i këtyre përgjimeve do të na ndihmojë të shkallmojmë fenomenin, prandaj thashë më lart që shqiptarëve nuk iu intereson fare as emri i gazetës që po i boton, dhe as mënyra sesi gazeta i ka vënë në dorë këto përgjime: e vetmja masë vlerësuese në këtë rast është e vërteta dhe jo sekreti shtetëror.

Edhe ngritja e SPAK-ut është domosdoshmëri për likuidimin tërësor të këtij fenomeni që për 25 vjet po terrorizon jetën shoqërore në Shqipëri. Dhe jam i bindur që ai do të ngrihet.

E gjithë kriza shqiptare aktuale është pasojë e manipulimit të zgjedhjeve. Sepse kjo është arsyeja që kurrë nuk e pamë botën tonë akademike as në Parlament e as në politikë.
Antiintelektizmi i viteve 1992 e deri sot, është rrjedhojë direkte e mungesës së votës së lirë.

lll.
A e dini se kush ka qenë armiku më i urryer i Enver Hoxhës dhe i Josif Stalinit?
Vota e lirë.
A e kuptoni se ku jemi?
Të gjithë shqiptarët me pak mend e dinë se zgjedhjet kanë qenë në Shqipëri një farsë, dhe të dominuara nga forca fizike me anë hordhish të inkriminuara; apo me heqjen arbitrare nga listat e zgjedhësve; ose me votime fiktive të emigrantëve që nuk kanë qenë në Shqipëri me vite të tëra, dhe që e kanë emrin në listat e votimit; por edhe me blerje votash në një hapësirë të madhe vendesh shumë të varfëra në Shqipëri.

Kjo është historia jonë e vërtetë dhe ky është vetë shkaku i varfërisë shqiptare dhe është edhe pasoja direkte e sundimit të mediokritetit në politikën shqiptare.

Kush kërkon të fshehë këtë rrjedhë të shëmtuar historike kundër prosperitetit shqiptar, është i mbështjellë kryekrejt nga ligësia korruptive dhe urrejtja kundrejt demokracisë./CNA.al

 

 

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

Nga

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE