Connect with Us

Leonit Abazi plas “bombën”: Mbaroi kontrata me Skënderbeun, më ka kontaktuar Partizani

Aktualitet

Leonit Abazi plas “bombën”: Mbaroi kontrata me Skënderbeun, më ka kontaktuar Partizani

Publikuar

-

Sezoni i fundit ishte më i vështiri për Skënderbeun. E megjithatë, klubi, stafi dhe vetë lojtarët ndihen të lehtësuar, pasi të pakën siguruan objektivin minimal (u renditën të 4-it dhe matematikisht kapën zonën “Euro”, paçka se vendimi i takon KAS-it). I këtij mendimi është edhe Leonit Abazi.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ai “skanon” kampionatin e fundit, por nuk ka ngurruar që të flasë për të ardhmen. Me kontratë të skaduar, ai pranon se klubi e ka kontaktuar për rinovimin, por në të njëjtën kohë zbulon edhe ofertat që i kanë ardhur nga ekipe të tjera. Madje, del hapur dhe me emrat, ndërsa përmend edhe Partizanin.

Leonit, si ishte sezoni i fundit?

Më i vështiri. Përkundër të gjitha problemeve që kemi pasur në nisje të sezonit, ia dolëm të arrinim në objektivat që kishim në fillim. Objektivat që ishin përcaktuar nga klubi.

Çfarë ndodhi që Skënderbeu pësoi atë luhatje?

E nisëm shumë mirë, duke marrë edhe një trofe. Sollëm në Korçë Superkupën e fituar përballë Laçit. Edhe kampionati nisi ashtu siç deshëm, ku gjatë fazës së parë ishim kryesues. Por, pastaj çaluam në shumë ndeshje radhazi. Ishin ndeshje të rëndësishme, që nuk duhet të kishim gabuar.

Mos ndoshta ndikoi mungesa e eksperiencës te disa lojtarë apo vendimi i KAS-it?

Ndonjëherë eksperienca është më shumë e rëndësishme sesa kualiteti. Besoj se kjo ka ndikuar më shumë. Por, përtej kësaj, edhe presioni te disa lojtarë ishte më i madh sesa duhej. Unë personalisht gjykoj mirë dhe jam i kënaqur me lojtarët e rinj nga ajo që kanë treguar në fushë në pjesën më të madhe të sezonit. Janë e ardhmja dhe kanë dhënë maksimumin në këtë sezon aspak të lehtë.

Në aspektin personal, si ishte ky sezon për Abazin?

Ky ka qenë një sezon shumë i mirë për mua personalisht. Kam zhvilluar një edicion të plotë dhe besoj se në një nivel të kënaqshëm. Jam i kënaqur në tërësi.

Çfarë i mungoi Skënderbeut për të luftuar për titullin deri në fund?

Sikundër e thashë edhe më lart, bëmë disa gabime në ndeshje të caktuara. Jemi të bindur se kemi dhënë gjithçka. U munduam deri në fund të qëndrojmë lart, por në disa raste na penalizoi edhe fati. Nuk ishte me ne dhe nuk bëmë dot më shumë.

Pas kaq shumë vitesh në krye të kampionatit, sa e vështirë ishte për ju të pranonit vendin e katërt?

Sigurisht, nuk isha i lumtur që ishim në vendin e katërt në renditje, pasi jemi mësuar me titullin kampion. Por, nuk kemi pengje pasi ne dhamë gjithçka. Nuk mund të kesh pishman në momentin që një lojtar jep gjithçka nga vetja.

Kontrata juaj mbaroi në qershor, ndaj duam të dimë cili do të jetë destinacioni i ri i Abazit. Do të qëndroni në Korçë apo…?

Kontrata ime ka përfunduar në fund të këtij sezoni. Klubi më ka ofruar kontratën e re për bashkëpunim. Jam duke e vlerësuar me qetësi, pasi nuk e di si do të rrjedhin gjërat. Por, përveç Skënderbeut që është primari për mua, kam pasur kontakte nga shumë ekipe.

Bëhet fjalë për klube në Shqipëri apo jashtë, a mund të na zbuloni ndonjë prej tyre?

Po, mund të them ekipet me të cilat kam pasur kontakte. Behet fjalë për Prishtinën, Partizanin, Laçin dhe Gjilanin. Në fakt, janë edhe dy ekipe të tjera, por s’mund t’i them për momentin.

Mendoni se Skënderbeu do dalë i pafajshëm nga KAS që pritet të vendosë këto ditë?

Unë fillimisht dua t’u shpreh falënderimet tifozëve korçarë që na përkrahën edhe në momentet kur kishim më së shumti nevojë. Sigurisht, mendoj që Skënderbeu do të dalë i pafajshëm nga KAS-i.

LAJMI PARAARDHËS

Grida Duma përkthen sulmet e gjermanes "Bild" ndaj kryeministrit Edi Rama

LAJMI PASARDHËS

Kush i'a dha përgjimet “Bild”?/ Noka mohon përfshirjen e PD

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

Nga

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE