Connect with Us

Elisabeta Imeraj, prokurorja e Bashës, që e sulmon Luli

Aktualitet

Elisabeta Imeraj, prokurorja e Bashës, që e sulmon Luli

Publikuar

-

Që prej gushtit të vitit 2018, Elisabeta Imeraj drejton Prokurorinë e kryeqytetit. Një prokurore, e cila njihet për një profil të saj tërësisht pro Partisë Demokratike. Ajo njohet për lidhjen e fortë deri tek ish-kryeministri Sali Berisha apo edhe më tej, tek lidhjet me Lulzim Bashën, Partinë Demokratike apo edhe eksponentë të tjerë të lartë të kësaj force politike.

Por, Elisabeta Imeraj po sulmohet sot në mënyrë të ashpër nga Lulzim Basha, i cili në fakt është i njëjti Lulzim i cili për gati një vit, nuk ka folur asnjë fjalë kundër Elisabeta Imerajt.

E megjithëse shpesh ne në CNA.al kemi thënë se Prokuroria e Tiranës është thembra e Akilit, pas Reformës në Drejtësi, për shkak të kompetencave që kanë prokurorët, Lulzim Basha në rreth 11 muaj nuk ka bërë një deklaratë kundër saj. Ai ka heshtur. Ka sulmuar prokurorë specifikë për çështje të ndryshme dhe për gjithçka ka drejtuar gishtin tek Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Sot shqiptarët e kanë lexuar më mirë se kurrë të vërtetën, ata e dinë se Arta Marku nuk ka kompetencat që kishte dje Prokurori i Përgjithshëm, por kompetentë dhe fuqiplotë janë prokurorët e çështjeve dhe prokurorët që drejtojnë prokuroritë e rretheve.

E sot Elisabeta Imeraj po sulmohet dhe po akuzohet se është e urdhëruar nga Edi Rama.

Por, në fakt Elisabeta Imeraj është njeriu që ndoshta merr urdhëra nga Lulzim Basha dhe njerëz të afërt të rrethit të tij.

Kush është Elisabeta Imeraj?

Kjo pyetje ka vetëm një përgjigje. Është prokurorja “brilante” e Lulzim Bashës, që kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit në parlament. Që kur Besim Hajdarmataj dhe Gentjan Osmani nuk dinin të përgjigjeshin, ishte Elisabeta Imeraj, në atë kohë prokurore në Krimet e Rënda, ajo që shpërtheu në Parlament dhe kërkontë prangat për Saimir Tahirin.

Është një prokurore që politikisht i përket Partisë Demokratike, i përket Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Asnjëherë dhe në asnjë rast nuk ka qënë dhe nuk mund të akuzohet se është prokurore e Edi Ramës.

Provat dhe dëshmia më e mira është heshtja që PD ka bërë për problematikat e kësaj prokurorie, për lëvizjet e Elisabeta Imerajt, për çështjet dhe dosjet e Elisabeta Imerajt. Për mbylljen e dhjetëra dosjeve apo hapjen e dhjetëra të tjerave, të cilat ndoshta nuk kanë qënë në interes të Lulzim Bashës, por janë në interes të opinionit publik.

Por, Basha atëherë heshte pikërisht për Elisabeta Imerajn, që sot po e akuzon si bashkëpunëtore të Edi Ramës, sepse Luli është i zhytur deri në fyt në korrupsion, në abuzim dhe në një skandal të hetuar në SHBA, nga FBI, për një milion dollarë lobime, të cilat nuk i justifikon dot. Është fshehur pas gishtit dhe si një frikacak akuzon kryeprokuroren e Tiranës se merr urdhëra nga Edi Rama.

Elisabeta Imeraj mund të marrë urdhëra nga Edi Rama, nga Lulzim Basha, nga kushdo, por, një e vërtetë është e madhe. Elisabeta Imeraj është një prokurore e pa sulmuar deri më sot nga PD-ja dhe një prokurore e cila ka kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit pak muaj më parë. Dhe askush sot, përfshirë dhe Lulzim Bashën, nuk mund ta akuzojë si bashkëpunëtore të Rilindjes socialiste.

Por, Basha duhet të heshtë dhe të pranojë drejtësinë. Duhet të pranojë hetimin e prokurorisë dhe vendimin e gjykatës.

Kur u emërua Elisabeta Imeraj në krye të Prokurorisë së Tiranës, nuk u sulmua nga Lulzim Basha, nuk u tha asnjë fjalë për emërimin e saj. Por, sot ai e sulmon sepse ka hallin e tij.

Lulzim Basha ka hall të shpëtojë veten dhe të çojë Arben Ristanin në burg për 1 milion dollarë lobime, dhe burimin e tyre nga off shore me pronarë rus.

E pra, Lulzim Basha edhe një herë sot bën një lëvizje tjetër për të na treguar se çfarë sharlatani politik është, ku nuk kursen njeri për lëkurën e tij. Edhe atë që e mbrojti për muaj të tërë, sot e sulmoi dhe e akuzoi, kur në fakt sot është dita kur duhet të heshte dhe duhet të shkonte në prokurori.

Por, ndoshta nuk mban mend se çfarë ka thënë herën e parë. Ndoshta ka shumë prova sepse ka folur tre herë në televizion për çështjen e financimeve ruse për lobim në SHBA, dhe tre herë ka dhënë versione të ndryshme.

Tashmë dosja nga FBI ka ardhur. Dokumentet janë të qarta dhe Lulzim Basha nuk ka ku shkon dhe për këtë do fillojnë të akuzojnë, së pari prokuroren e Tiranës dhe pastaj prokurorët e çështjes, duke i akuzuar si bashkëpunëtorë të Rilindjes, mbështetës të Edi Ramës e të tjera si këto. E nuk kursehet me kaq.

Nga ana tjetër publikon edhe gjoja skandale dhe thotë se është kërcënuar apo se i rrezikohet jeta.

Të grindesh me gruan në darkë nuk quhet kërcënim, as nuk të rrezikohet jeta. E ndoshta kjo i ka ndodhur tashmë Lulit tonë, që ka nxjerrë “mitrolozët” i tij politik, duke sulmuar këdo që i del përpara, për shkak se do të mbijetojë. Do të shpëtojë dhe nga ky skandal, të cilin për shumë e shumë muaj prokurorja e akuzuar sot, Elisabeta Imeraj duket se e ka mbajtur e qetë në sirtar.

Por, tashmë nuk e mban dot më, prandaj ajo është objekt i sulmit. Shumë të tjerë pas saj do sulmohen dhe shumë histori do dëgjojmë sikur Lulin po e kërcënojnë sepse është “zënë me gruan”, e të tjera si këto.

Por, në fakt e vërteta nuk mund të mbulohet këtë herë as me sulme dhe as me akuza. Sepse dosjen nuk e ka në dorë as Elisabeta Imeraj dhe as procedurat e para 10 viteve që shpëtuan Lulzim Bashën në drejtësinë shqiptare.

Sot është një dosje e kopsitur nga FBI dhe Lulzim Bashën nuk ka më kush ta shpëtojë, edhe pse akuzon prokurorët që njihen si njerëz afër PD-së./ CNA.al

Basha në panik/ Sulmon Elisabeta Imerajn

Aktualitet

FSHF bë njoftimin e rëndësishëm, kërkon të shesë emrin e stadiumit të ri

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar.

FSHF sqaron se e drejta për të qenë sponsor në impiantin modern që është duke u ndërtuar në kryeqytet përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.

Çmimi dysheme i vendosur nga FSHF është 600 mijë euro në vit, teksa çdo kompani duhet të përmbushë disa kritere bazë.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit
Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar
Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Jetë të gjatë gjoksit të madh”/ Enca iu përgjigjet kritikave për ekspozimin e linjave

Publikuar

-

Enca është një nga vajzat më të komentuara të shtypit rozë. Shpesh herë ajo poston foto e video teksa ekspozon format e saj.

Së fundi Enca ka publikuar klipin e saj më të ri “Jealous”, ku mbizotërojnë vajzat seksi dhe festa të çmendura.

Kënëgtarja ka publikuar një video, teks akëndon një nga fragmentet e kënëgs më të re.

Ndërkohë që fansat kanë nisur menjëherë me komentet.

Njëra prej tyre i shkruan: “O Enca, do të bëj një pyetje. Pse në çdo video tënden e nxjerr gjoksin? Mos ma merr për keq, ti më pëlqen shumë por atë pyetje dua ta di.”- i shkruan fansja të cilës Enca ja ka kthyer:

“Le te themi qe gjoksi nuk eshte si qenushi qe e nxjerrim nga shpia kur te duam .Ne vajzat me gjoks te madh e kemi aty gjithe kohen dhe duam sduam bie gjithmone ne sy! Gjithashtu kjo ishte pjese e nje klipi ku xhiruam NE PLAZH me bikini. Une kam veshur fustan. Edhe nese do vishja dicka te mbyllur gjoksi im serish do te binte ne sy. Jete te gjate gjoksit te madh !”- është përgjigjur këngëtarja, e cila e ka postuar këtë koment edhe në Instastoryn e saj.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kultivonte drogë rreth shtëpisë/ Arrestohet 59-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në fshatin Mallkeq të Vlorës, pasi akuzohet se kultivonte lëndë narkotike në pronën e tij.

Pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sativa ç’ka ka çuar edhe në arrestimin e 59-vjeçarit me inicialet P.M.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë për “Kultimin e bimëve narkotike” shtetasi:

M., 59 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Selenicë pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas kultivonte bimë narkotike në pronën e tij, menjëherë pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve Policia vuri në pranga 59 vjeçarin për veprën penale “Kultivimi i bimëve  narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE