Tifozët e Juves kundër Sarrit/ Ja cila është arsyeja – CNA
Connect with us

Aktualitet

Tifozët e Juves kundër Sarrit/ Ja cila është arsyeja

Publikuar

-

Juventusi e ka zyrtarizuar më në fund pasuesin e Massimiliano Allegrit dhe ai është Maurizio Sarri, por zgjedhja e ish-trajnerit të Napolit nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e skuadrës bardhezi, për vetë polemikat që ky i fundit ka shkaktuar me tifozët e Juves kur ka qenë pjesë e Napolit.

Drejtuesit bardhezinj, Agnelli, Nedved dhe Paratici, ja besuan stolin Sarrit me idenë se është një nga trajnerët që i ngjan më shumë në stilin e lojës Pep Guardiolës, ëndrrës së tyre të madhe por tashmë duhet të vuajnë pasojat.

LEXO EDHE:  Takim mes United dhe Juventusit për yllin e madh/ Pogba? Jo, jo!

Sarri kur drejtonte Napolin, ka ngritur jo pak polemika ndaj Juventusit, nga gishti i mesit drejtuar nga autobuzi gjatë transfertës në Torino, në hyrje të “Allianz Stadium”, te konferenca kur deklaroi se “për të fituar Napoli penallti duhet t’i ketë fanellat me vija”!

Madje, Sarri mbi episodet në “Stadium” tha: “Ose të gjithë, Milan, Inter, Napoli jemi çmendur, ose aty vërtet ndodhin gjëra. Por, meqë arbitrat italianë janë më të mirët, i besoj”.

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

LEXO EDHE:  De Ligt prezantohet te Juventusi/ Flet për ftesën e Ronaldos, telefonatën e Sarrit dhe gjithçka tjetër

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

LEXO EDHE:  Takim mes United dhe Juventusit për yllin e madh/ Pogba? Jo, jo!

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

LEXO EDHE:  Takim mes United dhe Juventusit për yllin e madh/ Pogba? Jo, jo!

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending