Connect with Us

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Aktualitet

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Publikuar

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të tjera në këtë intervistë ai foli edhe për pritjet në  samitin e Parisit, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane dhe liberalizimin e vizave.

Lidhur me pyetjen nëse ekziston mundësia që ai të shkojë në Hagë, Thaçi u përgjigj se mund të shkojë atje vetëm si dëshmitar.

L’Express: Këtë javë ju do ta festoni 20 vjetorin të përfundimit të luftës me Serbinë. Sa ka përparuar Kosova që nga ajo kohë?

Thaçi: Na kanë njohur mbi gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, jemi pjesë e më shumë se 200 organizatave ndërkombëtare. Që nga pavarësia jonë në vitin 2008, ne kemi ruajtur një normë vjetore rritjeje prej 4%. Mbesin ende shumë sfida: ne duhet të sigurojmë vende pune dhe prosperitet. Në shkallë ndërkombëtare, marrëdhëniet tona me Serbinë, por edhe me Bashkimin Evropian, janë çështjet tona kryesore.

L’Express: Më 1 korrik ju do të takoheni me homologun tuaj serb Aleksander Vuçiq, në Paris, nën patronazhin e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Çfarë prisni nga ky takim?

Thaçi: Shpresoj që takimi do të hapë rrugën për një marrëveshje me Serbinë. Nëse nuk mund të krijojmë marrëdhënie të mira me Beogradin, atëherë ne kurrë nuk do të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian e as të NATO-s. Kjo është një mundësi e artë. Nëse e lëshojmë këtë mundësi, atëherë fëmijët tanë do të jenë ata që do të paguajnë për këtë humbje. Do të gjendeshim në një fazë të “konfliktit të ngrirë”, një situatë që do të kërcënonte të eskalonte në çdo moment. Kam besim në pragmatizmin dhe vizionin e Emmanuel Macron-it. Ai është i vetëdijshëm për çështjen dhe e di që është e rëndësishme për Evropën.

L’Express: Çfarë kompromisesh jeni i gatshëm të bëni?

Thaçi: Qëllimi im është të arrij një marrëveshje të favorshme reciproke. Por është e vështirë. Unë duhet t’i bind qytetarët e vendit tim që të normalizojnë marrëdhëniet me një shtet që vetëm njëzet vjet më parë po na vriste: 800 mijë njerëz u zhvendosën, 400 masakra, 20 mijë u përdhunuan, 1300 fëmijë u vranë … Pse ishin ata viktima të këtij gjenocidi? Vetëm sepse ishin kosovarë.

L’Express: A është shkëmbimi i territoreve me Serbinë ende temë e diskutimit?

Thaçi: Nuk është folur asnjëherë për shkëmbim territoresh, por kur bëhet fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të gjithë e dinë se një nga temat kryesore për diskutim do të jetë demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të jetë çështje e lehtë për t’u zgjidhur, pasi është një çështje shumë e ndjeshme në Ballkan. Unë nuk kam qëllim që të ndryshoj kufij, por më tepër t’i hap ato, si kudo tjetër në Evropë.

Nuk është folur asnjëherë për shkëmbim territoresh, por kur bëhet fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të gjithë e dinë se një nga temat kryesore për diskutim do të jetë demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të jetë çështje e lehtë për t’u zgjidhur, pasi është një çështje shumë e ndjeshme në Ballkan. Unë nuk kam qëllim që të ndryshoj kufij, por më tepër t’i hap ato, si kudo tjetër në Evropë.

L’Express: Kohëve të fundit ju keni deklaruar se evropianët janë tepër të ndarë për të arritur një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës dhe se një ndërhyrje amerikane do të ishte e nevojshme. A mendoni ende kështu?

Thaçi: Askush nuk mund ta zëvendësojë Evropën në këtë proces paqeje; megjithatë, marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë është aq e brishtë sa që nuk mund të ketë një marrëveshje nëse nuk kemi mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samiti i Ballkanit, i cili u mbajt në Berlin në fund të prillit, nuk solli asgjë konkrete. Ende nuk ishte bërë asnjë koordinim me Amerikën. Shpresoj që në samitin në Paris, në fillim të korrikut, gjërat do të jenë të ndryshme dhe se do të ketë koordinim të plotë midis Parisit dhe Uashingtonit.

L’Express: A mendoni se do të mund të hiqni regjimin e vizave?

Thaçi: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet. Kemi përmbushur 95 kritere. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian na kanë dhënë miratimin e tyre. Vendimi tani qëndron në duart e Shteteve Anëtare. Kosova është vendi më i izoluar në Evropë. Vetë kosovarët mendojnë se janë duke u trajtuar si qytetarë të klasit të dytë. Ne duhet të kemi durim. Ne nuk kemi ndonjë alternativë për BE-në. Por nëse nuk mund të arrijmë në një marrëveshje për vizat, atëherë ekziston një rrezik real për të pare ngritjen e nacionalizmit, popullizmit dhe ekstremizmit në Kosovë.

L’Express: Ka një nivel të lartë të korrupsionit në vend. A mendoni që kjo pengon liberalizimin e vizave?

Thaçi: Luftimi i krimit të organizuar është një nga kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian për të hequr regjimin e vizave. Disa vite më parë, ne zëvendësuam një të tretën e prokurorëve të Kosovës, me ndihmën e Brukselit. Sigurisht, mund të bëjmë më shumë. Por mos të harrojmë se, sa i përket sundimit të ligjit, ne kemi qenë nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe atë të BE-së për 20 vjet. Ne jemi duke ushtruar një shtet ligjor që nga viti i kaluar. Si mund të kishim qenë në gjendje që për një kohë kaq të shkurtër të arrinim atë që organizata të mëdha ndërkombëtare nuk ishin në gjendje të arrinin në dy dekada?

L’Express: A jeni i brengosur që mund të akuzoheni nga Institucioni i Specializuar Gjyqësor i Kosovës i vendosur në Hagë, një gjykatë e krijuar për të trajtuar krimet e kryera gjatë konfliktit?

Thaçi: Jam shumë krenar që kam qenë udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Unë isha një nga themeluesit. Marrja e armëve në dorë për të luftuar regjimin e Millosheviqit ishte mënyra e vetme për të mbijetuar dhe mbrojtur popullin tim. Kosovarët janë të tronditur që nuk është arrestuar asnjë serb për gjenocidin që ndodhi në Kosovë. As unë, as shokët e mi të UÇK-së nuk kemi shkelur asnjë ligj të vetëm ndërkombëtar. Disa individë bënë gabime, megjithatë ato nuk janë ekuivalente me gjenocidin. Nëse gjykata e specializuar kërkon që unë të jap një deklaratë dëshmitari në Hagë, atëherë unë do të përgjigjem pozitivisht. Unë mund të ndihmoj drejtësinë dhe të vërtetën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: