Mesazhi i Korçës për Bashën/ Me Monën dhe Metën në rrugë pa krye   – CNA
Connect with us

Aktualitet

Mesazhi i Korçës për Bashën/ Me Monën dhe Metën në rrugë pa krye  

Publikuar

-

a do te dorehiqen basha dhe kryemadhi

Lajmi politik i ditës së djeshme ishte sërish axhenda e kryeministrit në turin e tij elektoral si dhe aksioni i opozitës për të bllokuar rrugën Edi Ramës kur shkonte në Devoll.

Takimi i djeshëm në Korçë i Ramës, për nga pjesëmarrja duket qartë se ishte një refuzim i hapur dhe një mesazh i fortë për kreun e PD Lulzim Basha. Një sinjal politik që më shumë sesa mbështetje për kryeministrin duhet lexuar si braktisje e aksionit dhe koalicionit të Bashës me Kryemadhin e Metën.

Në rrugë 30 apo 50 vetë, përplaseshin me policinë, në krye të tyre dy çuna një nga mokra e Pogradecit dhe tjetri nga Lozhani i Maliqit, mungonin në fakt korçarët aty.

Kjo sepse misionarët e Korçës Luli i ka zgjedhur dy pafillo që nuk i qasin as në kafenetë e qytetit. Të dy bashkë me disa të tjerë nuk mundën të ndalnin mijëra korçarë të ishin të pranishëm në takim. Për më tepër korçarët kur kanë parë kronikat televizive se Balliu i ri, i Fahriut të Hekuran Isait, Gërdecit, skandaleve e gjobave, korrupsionit politik, protestonte u janë ngritur qimet përpjetë.

Le pastaj kur kërcënonte policinë “udhëheqësi legjendar” Salianji, i cili është përfshirë në video skandale erotikle, doli se vëllanë e kishte kontigjent krimi, pjesë e sektit të Henri Çilit të Soros, por edhe djali i një ish-kryetari komune që dosjet e korrupsionit në KLSH i mbyllte me një mijë e një marifete. Si mund të qëndronin në shtëpi?! Kur shikojnë si bërtet e kërcënon Monika dhe LSI.

Vallë korçarët nuk e njohin bandën e saj të hajdutëve dhe gjobaxhinjve të saj në Qeveri me PD si dhe me Rilindjen e Ramës. Deputetët e saj analfabetë apo sektin shkatërrimtar të LSI në Korçë.

Ndoshta ka pasur me dhjetra e qindra që nuk duan ta shohin me sy Ramën, Rilindjen dhe PS-në e Niko Peleshit e Sotiraq Filos sot, apo PS-në e Muharrem Mekos dhe Arben Dervishit dje. Asnjë prej tyre, se voton PS-në, asnjë prej tyre nuk voton e nuk do Ramën, përkundrazi mund të duan ta shporrin që nesër, por kur shohin Monën, me Balliun e Salianjin, vështirë se shkojnë të votojnë Lulin. Më mirë dalin shëtitje përpara bibliotekës të vjetër, dëgjojnë e disa barsaleta dhe Ramën që shfryn, të shohin hallet e tyre sesa të qëndrojnë në krah të disa kokë-boshëve që partia e çon për rrëmujë, e ku, në Korçë?

Korça të vret me pambuk dhe të jep mesazhe të qarta, ajo dje ishte një leksion për Ramën dhe sirenë alarmi për Bashën.

LEXO EDHE:  Netë të zjarrta dhe plot surpriza/ Korça iu mirëpret për “Festën e Birrës”  

I pari të kuptojë se qytetaria dhe Korça duan qetësi dhe zhvillim jo fasada e përplasje, i dyti që të mos shkojë 20% në Korçë duhe të ndahet nga banda e LSI, kalamajtë dilerantë e të papërgjegjshëm, të lërë përplasjen në rrugë e molotovët. por të shkojë në institucione e të fitojë me betejë politikë, alternativë, program dhe vizion europian.

Me Monën, Likën, Ballinjtë Salianjët & Co, Korça vështirë se të jep vota. Sinjalin e dha në 2017 kur në gjithë qarkun koalicioni opozitar ishte vetëm 42 mijë vota, 17 mijë më pak se në 2013 apo 25 mijë më pak se në 2009.

Berisha ka një shprehje historike dhe të papërsëritshme: “Po të deshi Korça të do gjithë Shqipëria”.

Lulzim mbaje shënim këtë shprehje, lexo takimin e djeshëm të Ramës në Korçë, mbaj shënime dhe reflekto. Po nuk të do Korça, stë bën kush derman, as Gjermani as Amerikani që po të nxjer skandale korrupsioni.

Ndaj ngarko mushkat e shko në Korçë, shko dëgjo qytetarët e hallet e tyre, por mos u shko me Aldon që merrte 2 mijë euro për një mësues, as me Papin e dënuar të kumarit në Kapshticë që shëtiste me Niko Peleshin kur PD humbte në 2013, as me ish-drejtorët hajdutë, që presin se mos po u vjen radha prapë, as me ish kryetarë komunash të korruptuar dhe gjobaxhinj, as me disa kllouna që u ke dorëzuar dhe po shkatërrojnë PD-në në Korçë, duke e çuar në minimum historik dhe deri në vështirësi ekzistence.

Shko dëgjo qytetarët dhe pyeti pse ishin aq shumë tek Rama? Çfarë nuk pëlqejnë tek ty, tek ekipi jot, çfarë duan nga PD? Shko dëgjoji sa nuk është vonë, sepse mesazhin ta dhanë të qartë, që je në rrugë pa krye me Liken, Monën, Ballinjtë e Salianjët.

Ndaj lëviz shpejt sa nuk është vonë, jo për marrëveshje me Ramën, se ai ta fut prapë ty, por për marrëveshje të vërtetë me qytetarët, hallet e problemet e tyre, koalicion me ata që kanë shpresë dhe duan ndryshimin e Shqipërisë, e jo me Monën, Mediun, Dulen apo partitë aleate që kanë vota më pak se gjysma e turistëve në pazarin e Korçës.

Zbrit tek njerëzit, ndryshe fati i PASOK fatkeqësisht e pret forcën politike me europiane të shqipëtarëve që Basha e përdori si plaçkë pazari me Ramën dhe tani po e përdor si armë kundër amerikanëve./CNA.al

 

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

LEXO EDHE:  Netë të zjarrta dhe plot surpriza/ Korça iu mirëpret për “Festën e Birrës”  

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

LEXO EDHE:  Netë të zjarrta dhe plot surpriza/ Korça iu mirëpret për “Festën e Birrës”  

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

LEXO EDHE:  Netë të zjarrta dhe plot surpriza/ Korça iu mirëpret për “Festën e Birrës”  

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending