“Më shohin si babain e saj”/ Aktori rrëfen për njohjen me striptisten 40 vite më të vogël – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Më shohin si babain e saj”/ Aktori rrëfen për njohjen me striptisten 40 vite më të vogël

Publikuar

-

Aktori i njohur britanik Chris Quinten është përfolur shumë nga mediat e huaja për lidhjen me striptisten 40 vite më të re Robyn Delabarre.

Ata tashmë kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre dhe po i shijojnë shumë pushimet si dy të fejuar.

Në intervistën e tyre të parë në gazetë, çifti tregoi hapur se ishin thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin. Robyn tha:

“Mendova se ishte 45 vjeç kur e takova për herë të parë. Nuk e dija se kush ishte ai para se të vinte në klub.

Duke kujtuar takimin e tyre të parë, Chris tha: “Një natë ajo erdhi dhe kjo ishte një rrufe në qiell për mua aq shumë më ka pëlqyer. Mund të them se kishte diçka të veçantë tek ajo. Ishte një ndjenjë që nuk e kisha provuar më parë. Ishte atmosfera që ajo krijonte që më tërhoqi dhe sigurisht edhe pamja e saj. Ishte mirësia dhe sinqeriteti i saj që më mori pas vetes dhe jo vetëm bukuria e saj”.

LEXO EDHE:  Marrëveshje 70 milionë dollarëshe/ Aktori i famshëm tundohet nga oferta e gjigantit të filmave

Robyn vijoi më tej me rrëfimin: “Kur shkova tek ai dhe u prezantova, mendova, dp të ndodhë me siguri diçka midis nesh sepse kishte hsumë kimi që në takimin e parë”.

Pavarësisht hendekut të moshës katër-dekada, Robyn këmbëngul se ata kanë shumë gjëra të përbashkëta: “Ndër të përbashkëtat tona janë edhe shijet muzikore, kemi të njëjtat preferenca”.

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

LEXO EDHE:  Marrëveshje 70 milionë dollarëshe/ Aktori i famshëm tundohet nga oferta e gjigantit të filmave

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

LEXO EDHE:  Marrëveshje 70 milionë dollarëshe/ Aktori i famshëm tundohet nga oferta e gjigantit të filmave

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

LEXO EDHE:  Marrëveshje 70 milionë dollarëshe/ Aktori i famshëm tundohet nga oferta e gjigantit të filmave

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending