Izair Emini pranë rikthimit në Superligën shqiptare, ja ekipi që është pranë akordit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Izair Emini pranë rikthimit në Superligën shqiptare, ja ekipi që është pranë akordit

Publikuar

-

Goditja e madhe e Teutës në merkaton e verës pritet të jetë një sulmues, i cili do të bëjë diferencën nga pjesa tjetër e grupit. Të paktën ky ishte edhe premtimi që bëri për “Panorama Sport” vetë kreu i klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu.

Dje ka qarkulluar emri i sulmuesit që mbylli sezonin te Shkëndija e Tetovës, Izair Emini. Ky i fundit ka qenë më parë pjesë e Kukësit dhe duket një alternativë bindëse për të forcuar sulmin e Teutës.

Mirëpo, nga ana e drejtuesve durrsakë nuk ka asnjë konfirmim për afrimin e tij. Më parë është negociuar me Sebino Plakun, një dëshirë e trajnerit Shkëmbi, por sulmuesi tiranas preferoi një aventurë në Kosovë me Llapin.

“Synimi ynë madhor në këtë periudhë është që të afrojmë një sulmues, i cili do të bëjë diferencën. Ideja është që të jetë më i mirë se këta që kemi. Do të jetë shqiptar apo i huaj, këtë nuk di ta them tani”, ka thënë presidenti Hasanbelliu. Njëkohësisht Teuta po shikon edhe në tregun boshnjak për sulmues.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending