“Isha me fat që shpëtova”/ Aktori i njohur tregon se si hoqi dorë nga “fiksimi” i tij pas aksidentit – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Isha me fat që shpëtova”/ Aktori i njohur tregon se si hoqi dorë nga “fiksimi” i tij pas aksidentit

Publikuar

-

“Hoqa dorë nga motorët pas 40 vitesh.Isha shumë me fat që shpëtova nga ai aksident.”Kështu u shpreh aktori i njohur i Hollywood, George Clooney i cili në një intervistë për “The Sun” ka rrëfyer se gjatë xhirimeve verës që shkoi në Itali, pësoi një aksident me motor.

Aktori 58 vjeçar tregoi që ka vendosur të heqë dorë nga motorët dhe gjithashtu edhe gruaja e tij, Amal ka qenë kundër që pas aksidentit, ai të ngiste sërish një motor.

“Ishte një nga ato bisedat, po kthehehim nga spitali dhe ajo më tha: “Kaq ishte”. Dhe thuajse po mendoja: “Epo, ndoshta mund ta kaloj dhe këtë” dhe më pas miku im, që ishte në aksident me mua, Granti, që është producenti tjetër më tha “Po, për mua kaq ishte.” Dhe aty s’kisha çfarë të bëja, më zunë ngushtë.”- tregoi Clooney me shaka.

LEXO EDHE:  Marrëveshje 70 milionë dollarëshe/ Aktori i famshëm tundohet nga oferta e gjigantit të filmave

Ndërkohë Granti ka treguar se në momentin e aksidentit mendoi se Clooney kishte vdekur, por nëse do të jetonte, s’do ngiste më asnjëherë një motoçikletë.

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

LEXO EDHE:  Marrëveshje 70 milionë dollarëshe/ Aktori i famshëm tundohet nga oferta e gjigantit të filmave

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

LEXO EDHE:  Marrëveshje 70 milionë dollarëshe/ Aktori i famshëm tundohet nga oferta e gjigantit të filmave

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

LEXO EDHE:  Marrëveshje 70 milionë dollarëshe/ Aktori i famshëm tundohet nga oferta e gjigantit të filmave

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending