Connect with Us

Horoskopi javor, nga 17 qershor deri në 23 qershor 2019/ Si do të jetë puna dhe financat për shenjat e zodiakut

Aktualitet

Horoskopi javor, nga 17 qershor deri në 23 qershor 2019/ Si do të jetë puna dhe financat për shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Këto shenja horoskopi janë të destinuara për të notuar në para

Dashi

Financat do jenë më të favorizuara se asnjëherë më parë. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dite kur do vuani nga pagjumësia. Në punë do jeni të duruar dhe optimiste, prandaj gjërat do ju ecin më së miri. Jeta familjare do jetë e këndshme.

Demi

Buxheti do jetë i shkëlqyer dhe do arrini t’i përmbyllni të gjitha borxhet e marra prej kohësh. Gjëndja shëndetësore do jetë e shkëlqyer. Nuk do keni as shqetësimin më të vogël në këtë sektor. Në punë do jeni gati për çdo lloj sfide dhe do ja dilni mbanë me sukses. Vazhdoni në këtë rruge dhe nuk keni për të dalë të humbur. Familja do jetë e qetë.

Binjaket

Me shpenzimet do jeni impulsive dhe ka rrezik që nga mesi i javës të ketë ndonjë tronditje të vogël. Kujdes sepse po nuk menduat sot do keni probleme edhe më vonë. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Lodhja do sjellë mungesë energjie, dhimbje shpine, koke, etj. Në punë vërtet do mundoheni, por do i arrini të gjitha objektivat që iu janë kërkuar. Me familjarët duhet të kaloni pak më tepër kohe sepse do kenë mjaft nevojë.

Gaforrja

Dielli nuk do i favorizoje aspak financat, kështu qe kryejeni me kujdes çdo lloj shpenzimi ne mënyrë qe mos keni tronditje. Shëndeti ka për te qene i qëndrueshëm e pa shqetësime serioze. Ne pune do jeni gjithë kohës dinamike dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë. Ata qe punojnë ne kompani te mëdha do jene me te suksesshmit. Ne familje do i zgjidhni mosmarrëveshjet.

Luani

Për buxhet më të qëndrueshëm mundohuni të shpenzoni sa më pak që të mundeni. Duhet menduar edhe për të nesërmen. Gjëndja shëndetësore nuk do jetë as e shkëlqyer, por edhe as shumë problematike. Mos e teproni me ushqimin dhe as me aktivitetin fizik. Në punë do jeni energjike dhe luftarake. Askush nuk do ua kalojë dot kështu që do kënaqeni pafund. Me familjarët do diskutoni gjërë e gjatë dhe do gjeni zgjidhjet për problemet.

Virgjeresha

Në planin financiar do jeni më me fat se asnjëherë më parë. Do hiqni para mënjanë, do kryeni shpenzime dhe do i shlyeni edhe borxhet e marra. Shëndeti nuk do jetë plotësisht i qetë. Mund të keni shqetësime nga artikulacionet dhe shtylla kurrizore. Në punë do ju duhet të jeni të kujdesshëm me çdo detaj në mënyrë që t’ia dilni mbanë. Jeta familjare do jetë mjaft pozitive.

Peshorja

Me shpenzimet tregohuni vigjilentë sa të mundeni dhe për asnjë arsye mos jepni para hua. Shëndeti nuk do jetë i keq. Në përgjithësi do jeni energjike dhe nuk do keni shqetësime. Në punë do ju dalin goxha vështirësi dhe sfida, por me pak këmbëngulje dhe ndihmë do ja dilni mbanë. Familja pa probleme.

Akrepi

Buxheti do mbetet i mirë edhe pse do kryeni disa shpenzime më tepër nga zakonisht. E gjithë kjo sepse kohët e fundit keni ditur si ta menaxhoni situatën. Shëndeti ditët e para do ketë disa probleme të vogla. Mos i neglizhoni, por këshillohuni sa më parë me mjekët. Në punë do keni kurajozë, këmbëngulës dhe largpamës. Të gjithë do ju adhurojnë dhe do ju vlerësojnë. Familja do jetë disi e trazuar.

Shigjetari

Buxheti do fillojë të përmirësohet pas të martës, kështu që mund të bëni plane për disa investime afatgjata. Shëndeti nuk do jetë në gjëndjen më të mirë të mundshme. Mund të keni probleme me gjumin dhe me shpinën. Në punë mund të ngjiteni një shkallë më lart në profesionin tuaj dhe do ndiheni krenarë. Po vazhduat kështu shumë shpejt do arrini atë që keni ëndërruar. Me familjen çdo gjë do ecë si duhet.

Bricjapi

Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë, prandaj gjëndja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Në punë do ketë ndryshime rrënjësore, kështu që bëhuni gati. Edhe të papunët do marrin lajme pozitive. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.

Ujori

Buxheti nuk do jetë i keq, por ju duhet të mendoheni mirë para se të kryeni çdo shpenzim. Mblidhni ndonjë para edhe për të nesërmen. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është të mbroheni sa të mundeni nga virozat e stinës. Në punë, të gjitha projektet që keni filluar do finalizohen me shumë sukses. Në familje do mbizotërojë gjithë kohës alegria.

Peshqit

Buxhetin po e menaxhuat me kujdes si kohët e fundit nuk keni për të pasur probleme. Shëndeti në përgjithësi do jetë i kënaqshëm. Nuk do keni më asnjë lloj shqetësimi edhe ju që keni vuajtur kohët e fundit. Në punë do arrini shumë nëse ecni me plane, me perspektive dhe nëse nuk ndaleni para sfidave. Në familje nuk do keni aspak probleme.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: