Denoncimi/ Policia fsheh ngjarjen kriminale në Bulqizë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Denoncimi/ Policia fsheh ngjarjen kriminale në Bulqizë

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi, ka denoncuar fshehjen e një ngjarje të rëndë kriminale nga policia në Bulqizë.

Gjunkshi shkruan se persona me rekorde kriminale dhe aktivistë të Rilindjes, kanë tentuar të vrasin një person në hyrje të qytetit, por policia e ka mbajtur të fshehur ngjarjen.

Ndërsa shton se këta persona lëzivin të aramatosur dhe me makinë me targa fallco në qytet por policia nuk bën asgjë për bllokimin e tyre.

Postimi i plotë

Tronditet Bulqiza.

Policia fsheh krimin.

Asnje reagim nga Qeveria e Krimit.

Siguria qytetare me e e pasigurte se kurre. Qytetaret ndjehen te pasigurte.

A e dini pse hesht Qeveria e Krimit?

Sepse Kryeministri kudo qe shkon neper Shqiperi, shoqerohet nga 500 police te forcave speciale dhe te nderhyrjes se shpejte, qe i merr nga Tirana.

LEXO EDHE:  E kishte kthyer lokalin në biznes kokaine/ Arrestohet 44-vjeçari

I bej thirje urgjente Policise se Shtetit dhe Prokurorise se Pergjitheshme te analizoje ngjarjen, te nxjerin para pergjegjesise autoret e ngjarjes.
Te mos punojne per ta fshehur ngjarjen.

Mos te presim qe te vriten dhe te meren jete njerezore.

Ja se cfare me shkruan qytetari nga Bulqiza.

Z.gjeneral nje ngjarje e rende tentative vrasje ne te hyre qytetit Bulqize,eshte qelluar ne drejtim te nje nje kamioni disa here nga Alban Tançi dhe Feruz Shehu ku ka mbetur i plagosur ne dore drejtusi kamionit.Personat e lartpermendur ja me rrekorde kriminale dhe aktiviste te Rilindjes,policia po ben te pamunduren ta fshehe ngjarjen atentatoret levizin me benz c klas me targa fallco italjane dhe me armatim ne çdo kohe dhe policia nuk i bllokon!/CNA.al

 

 

 

 

 

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

LEXO EDHE:  E kishte kthyer lokalin në biznes kokaine/ Arrestohet 44-vjeçari

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

LEXO EDHE:  E kishte kthyer lokalin në biznes kokaine/ Arrestohet 44-vjeçari

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lidhja e re e Dua Lipës/ Dy modelet “kërcënojnë” këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Dy modelet Gigi dhe Bella kanë “kërcënuar” këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Kjo e fundit pas ndarjes nga 31-vjeçari Isaac Carew, ka nisur një lidhje të re dashurie me 20-vjeçarin Anëar Hadid, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve.

Mediat rozë shkruajnë se dy motrat janë kundër kësaj lidhje. Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23 vjeçare Dua Lipa.

LEXO EDHE:  E kishte kthyer lokalin në biznes kokaine/ Arrestohet 44-vjeçari

“Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending