Connect with Us

Çmenduria e merkatos/ 100 milionshi i Realit do të transferohet te Bayerni

Aktualitet

Çmenduria e merkatos/ 100 milionshi i Realit do të transferohet te Bayerni

Publikuar

-

E ardhmja e Gareth Bale mbetet një çështje për t’u zgjidhur te Reali i Madridit. Uellsiani ka një pagë të shumë të lartë prej 350 milionë paundë neto në javë, por e ka humbur vendin e titullarit dhe nuk preferohet nga trajneri Zinedine Zidane.

Sipas medieve britanike, më konkretisht “The Sun”, 29-vjeçari mund të bëjë jë lëvizje befasuese, duke iu bashkuar Bayernit në Mynihut në Bundesligë. Formula e transferimit pritet të jetë në formë huazimi për një vit. Kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm t’ia paguajnë pagën, duke parë boshllëqet që janë krijuar nga largimi i dy veteranëve, Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Të interesuara për shërbimet e Bale janë edhe disa klubi angleze, por që mbeten pas Bayernit në aspektin financiar. Edhe po të huazohet, sërish mbetet shumë i shtrenjtë (paga e lartë) për skuadra si Tottenahmi apo Manchester United.

Bale, i cili mbush 30 vjeç muajin e ardhshëm, e ka të qartë se shanset për luajtur te Reali I ka minimale, ndaj mund të jetë i interesuar për të veshur fanellën e Bayernit, skuadër që do t’i jepte stimuj të rinj.

Aktualitet

Qytetari mesazh Berishës/ “Pse nuk del nëpër Shqipëri të marrësh vesh bëmat”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili i bën thirrje që të dalë nëpër Shqipëri dhe të shohë bëmat e kësaj qeverie.

Sipas qytetarit, persona me pushtet të Partisë Socialiste kanë uzurpuar bregdetin.

Postimi i plotë i Berishës:

Kanabistet rrembejne toke e det ne Spille!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. ev

Zoti Sali Berisha pse nuk dilni neper Shqiperi te merrni vesh bemat e socialisteve, grabitjen e detit. Qe eshte uzurpuar deti ne valet e detit Grabitjen e kodrave ne Fshatin Spille, greth i mesem greth imadh e deri ne Vile Bashtove. Jane shitur me leke nga komuna dhe Bashkia Kavaje e Rrogozhine. Jane marre nga persona me pushtet te partise Socialiste.

Pse mos te na sherndaheshin neve bsnoreve te Spillese dhe bte fshaterave te tjera Pse ta vjedhin oligarket tokat sikure me qene Shqiperia te gjithe e vetja .Dhe krye grabitesi qe shpyllezon kodrat eshte Banush Biba nga fshati zeshtik i Kavajes Erozioni do te permbyti tokat tona te mjella se bllokohen perrenjte .Ju Lutem zoti Berisha publikojeni. Keto grabitje janë materiali i vertete nuk eshte bsbale. Munde ta vertetoni se kodrat nuk levizin nga vendi ./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lojtari më i pafat në botë/ Ja çfarë i ka ndodhur brenda 12 minutave (video)

Publikuar

-

Marian Sarr, mbrojtësi i klubit gjerman të Carl Zeiss Jena (Bundesliga 3) përjetoi një ndër ndeshjet më të hidhura të karrierës së tij. Futbollisti 24-vjeçar i dha praktikisht fitoren ekipit kundërshtar duke realizuar dy autogola në 12 minuta.

Dy autogolat përmbysën rezultatin duke i dhënë avantazhin 2 – 1 vizitorëve të Ingolstatd (ish-ekipi i Mërgim Mavraj), të cilët në fund ia dolën të mbanin rezultatin e paprekur duke u larguar me tre pikë nga kjo transfertë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Goditje e fortë për kombin shqiptar”/ Shehu bën paralajmërimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me thirrjen e Ramush Haradinajt, në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se procesi ndaj Ramush Haradinajt është luftë për kufijtë.

Sipas ish-deputetit demokrat, në rast se Haradinaj del i pafajshëm, kombi shqiptar do të jetë më i fortë, ndërsa nëse ndodh e kundërta, iu jepet goditje kufijve të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Postimi i Tritan Shehut:

Ne Hage fillon edhe “lufta per kufijte”.

Haradinaj per te treten here niset ne Hage si i pafajshem.

Shpresoj dhe uroj qe te kthehet edhe kesaj radhe prej andej si i tille; kjo vlen per ate, per qeverisjen e Kosoves, stabilitetin e saj, njohjet ndaj saj.

Ne fakt vlen shume me teper, vlen edhe per terresine teritoriale te Kosoves, per mareveshjen e Ahtisarit, per vendimin e gjykates se Hages mbi Kosoven, per aktet e rendesishme mbi te cilat qendron sovraniteti i saj.

Vlen edhe per stabilitetin rajonal, rrugen tone te perbashket te integrimit, vetem nepermjet se ciles ne pa ndryshuar kufijte tane, por duke i cvleresuar ata do te jemi neser te gjithe pa te tille, pjese e Familjes sone europiane.

Pa asnje dyshim procedimi, apo akoma me keq denimi i Haradinaj do te dobesonte qendresen ndaj atyre projekteve te vjetra te Serbise se Madhe nepermjet shkembimit te territoreve, rolit te saj te aspiruar si gardian ne Rajon, qe vecse fatkeqesi te reja do te sillte per te gjithe ne, perfshi dhe per serbet vete.

Haradinaj deri tashti ka qene ne Kosove zeri i pare ne kundervenie te atyre projekteve vuciciane, por qe fatkeqesisht te prezatuara ne shqip ne Prishtine e Tirane, te sheqerosura me nacionalizma arkaike dhe te inkurajuara nga ata Lindore, qe aspirojne ta kontrollojne Rajonin duke e mbajtur ate jashte BE, behen sot ekstremisht te rrezikeshme.

Pra ne Hage nuk zhvillohet vetem beteja e Haradinajt per pafajesi…./ CNA.al

LEXO TE PLOTE